web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Morën peng dhe dhunuan fizikisht një 32-vjeçar/ Arrestohen dy persona, një tjetër në kërkim

13 Prill 2026, 13:38, Kronika CNA

Morën peng dhe dhunuan fizikisht një 32-vjeçar/ Arrestohen dy

Dy persona janë arrestuar në Tiranë dhe një tjetër është shpallur në kërkim pasi morën peng një 32-vjeçar dhe e dhunuan fizikisht.

Sipas informacioneve policore, në pranga janë vënë shtetasit H. N., 33 vjeç dhe K. N., 25 vjeç, ndërsa në kërkim është shpallur J. N., 28 vjeç.

Në bashkëpunim me njëri-tjetrin kishin marrë me forcë dhe e kishin mbajtur 32-vjeçarin për disa orë në një ambient privat, ku e kishin kanosur dhe ushtruar dhunë fizike ndaj tij, me qëllim përfitimin e një vlere monetare.

Në kuadër të operacionit policia ka sekuestruar 5 automjete, 5 celularë, një shumë parash dhe sende të kundërligjshme.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Hijet”.

Morën me forcë një 32-vjeçar, e mbajtën në një ambient në Xhafzotaj, duke e kanosur dhe ushtruar dhunë fizike ndaj tij, për përfitimin e një vlere monetare, identifikohen 3 autorët e dyshuar.

Vihen në pranga 2 prej tyre, shpallet në kërkim një tjetër.

Sekuestrohen 5 automjete, 5 celularë, një shumë parash dhe sende të kundërligjshme.

Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda, nën drejtimin e Prokurorisë, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës Operacionale dhe Forcën e Posaçme “Shqiponja” të DVP Tiranë, në vijim të kallëzimit të bërë nga një 32-vjeçar, i cili deklaroi se më datë 31.03.2026, tre shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, e kishin marrë me forcë dhe e kishin mbajtur për disa orë në një ambient privat, ku e kishin kanosur dhe ushtruar dhunë fizike ndaj tij, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Hijet”.

Në kuadër të operacionit:

-u ndaluan shtetasit H. N., 33 vjeç dhe K. N., 25 vjeç;

-u shpall në kërkim shtetasi J. N., 28 vjeç, banues në Xhafzotaj.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, kanë marrë me forcë në automjet 32-vjeçarin, e kanë kanosur dhe ushtruar dhunë ndaj tij, me qëllim përfitimin e një vlerë monetare.

Vijon puna për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim, si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të rastit.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. /CNA





Lajmet e fundit nga