Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...

Policia ka goditur një rrjet që prodhonte dhe shpërndante lëndë narkotike sintetike pranë shkollave të mesme, në kuadër të operacionit të koduar “Shije e hidhur”, i zhvilluar nga Drejtoria Vendore e Policisë Durrës.
Gjatë operacionit u arrestuan në flagrancë dy vëllezër, L. L., 20 vjeç, dhe R. L., 25 vjeç, të lindur në Kavajë dhe banues në Tiranë. Ndërkohë, u shpall në kërkim edhe Xh. L., 20 vjeç.
Sipas hetimeve, këta shtetas kishin ngritur një bazë për përpunimin e drogave sintetike, duke prodhuar lëndë narkotike në formë karamelesh dhe xhelatine, të cilat shpërndaheshin kryesisht tek adoleshentët pranë shkollave.
Gjatë kontrollit pranë zonës së shkollave, policia sekuestroi 50 paketime me lëndë narkotike në formë karameleje me peshë rreth 650 gramë. Ndërsa në banesën e tyre në Tiranë u gjetën sasi të tjera lëndësh narkotike, përfshirë kanabis, materiale sintetike për prodhimin e karameleve me drogë, pajisje për përpunim si peshore elektronike dhe kallëpe plastike.
Autoritetet bëjnë me dije se secili prej të përfshirëve kishte rol të caktuar në prodhim, transport dhe shpërndarje të lëndës narkotike.
Hetimet vijojnë në bashkëpunim me Prokurorinë e Durrësit për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal, ndërsa materialet procedurale do të referohen për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.
"Sekuestrohen dhjetëra paketime me lëndë narkotike të përpunuar në formë karameleje, xhelatine në formë karameleje, përbërës të ndryshëm që shërbejnë për prodhimin e karameleve me lëndë narkotike sintetike dhe lëndë narkotike kanabis.
Në përmbushje të një prej prioriteteve e kryesore , atë të sigurisë së jetës dhe shëndetit të nxënësve në shkolla, duke parandaluar dhe goditur fenomenet negative me fokus lëndët narkotike, bazuar dhe në informacionet siguruara në rrugë operative, nga ana e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Seksionin për Mbështetjen Operacionale të Hetimit pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, u bë i mundur finalizimi i operacionit policor të koduar “Shije e hidhur”.
Gjatë operacionit është zbuluar një bazë e përpunimit të drogave sintetike si dhe është goditur grupi që prodhonte dhe shpërndante drogën sintetike pranë shkollave të mesme.
Në vijim të operacionit u arrestuan në flagrancë dy vëllezër , konkretisht shtetasit L. L., 20 vjeç dhe R. L, 25 vjeç, të dy lindur në Kavajë dhe banues në Tiranë.
Si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit Xh. L, 20 vjeç, banues në Tiranë, ku vijon puna intensive për kapjen e tij.
Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kishin përgatitur kushtet për përpunimin e lëndëve narkotike, duke arritur të prodhonin lëndë narkotike sintetike në formë xhelatine (“karamele”). Secili nga shtetasit kujdesej për krijimin e kushteve për ushtrimin e aktivitetit të jashtëligjshëm, konkretisht për prodhimin, transportimin dhe shitjen e lëndës narkotike, kryesisht te moshat adoleshente.
Gjatë kontrollit të ushtruar ndaj shtetasit L. L., pranë bllokut të shkollave, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 50 paketime me lëndë narkotike të përpunuar në formë karameleje, me peshë 650 gramë.
Nga kontrolli i ushtruar në banesën e këtyre shtetasve në Tiranë, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, xhelatine në formë karameleje; lëndë narkotike kanabis; 550 gramë material sintetik i gatshëm për prodhimin e karameleve sintetike me lëndë narkotike; një peshore elektronike; kallëpe plastike si ato që përdoren për dhënien e formës së karameleve; si dhe përbërës të ndryshëm që shërbejnë për prodhimin e karameleve me lëndë narkotike sintetike.
Nga ana e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për identifikimin dhe dokumentimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Materialet hetimore procedurale do të referohen pranë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, në bashkëpunim", njofton policia./ CNA
Policia e Shtetit ka finalizuar fazën e 90-të të operacion...
Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimta...
Aksident në aksin Korçë - Bilisht, në afërsi të fshatit Ku...
Gazetarja Klodiana Lala në një dalje televizive ka zbuluar...
Është arrestuar autori i vrasjes së 48-vjeçarit në Nikël t...
Një 62-vjeçar është arrestuar në Tiranë për zjarrëvënie. N...
Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin Bera...
Një bazë armatimi që shërbente për furnizimin e grupeve kr...
Tre persona janë arrestuar në Shkodër pasi kanosën për mot...
Janë zbuluar detaje nga vrasja 41-vjeçarit, A.Ç., pasditen...
Të shtëna me armë janë regjistruar në Tropojë, ku shtetasi...
Një 26-vjeçar është arrestuar në Durrës, pasi akuzohet për...
Të tjera detaje janë zbardhur nga vrasja e ndodhur në Nikë...
Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur pasditen e sotme në N...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Nikël. Sipas informacion...
Një ambient i përshtatur si laborator për falsifikimin e d...
Një aksident me pasojë humbjen e jetës ka ndodhur paradite...
Policia e Durrësit ka goditur një rast të kontrabandimit t...
Policia ka goditur një rast të kontrabandimit të mallrave ...
Një 42-vjeçar u vu në pranga gjatë operacionit policor të ...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...