
Gazetari Artan Hoxha ka folur rreth vrasjes së Martin Bardhit në Rrëshen, i cili u ekzekutua me breshëri plumbash teksa ndodhej i ulur në një lokal.
Sipas Hoxhës, pas kësaj vrasjeje, Rrësheni do të kthehet në zonën më të nxehtë të Shqipërisë pasi viktima ka reputacion dhe njihet nga të gjithë.
Viktima ka 7 vëllezër, sqaron Artan Hoxha, ndërsa thekson se këta kanë një vrasje në 1995 ku është vrarë Ilir Reçi dhe krimi është kryer nga vëllai i viktimës Martin Bardhi.
“Fisi Bardhi është po ashtu me shumë reputacion, viktima ka nja 7 vëllezër të tjerë. Nuk ka qenë i përfshirë në këtë historik. Këta kanë një vrasje, e ka bërë vëllai i viktimës në 1 maj 1995, është vrarë Ilir Reçi në atë kohë, nuk është pjesë e asaj historie. Konflikti ka ndodhur më 26 mars prej djalit Enrik Bardhi dhe Saimir Reçit, dhe ai lëvizte me mjet të blinduar dhe mjeti i blinduar e ka shpëtuar.
Kjo vrasje e kryer sot në mes të Rrëshenit, reputacioni që ka pasur viktima dhe potenciali që ka fisi i tij dhe nëse rezulton që mund të jenë të përfshirë pjesëtarë të fisit Reçi, kjo do të bëjë që në Rrëshen të kemi zonën më të nxehtë të Shqipërisë. Pra kemi fisin Reçi, kemi fisin Gjini, kemi fisin Jaku dhe tani është futur dhe fisi Bardhi”, ka deklaruar Artan Hoxha.
Gazetari Artan Hoxha u ka bërë thirrje autoriteteve që të kërkojnë zgjidhje për këtë histori.
“U bëj thirrje autoriteteve që të kërkojnë zgjidhje në këtë histori. Aty ngjarjet ndodhin ditën që të merret vesh kush e ka bërë dhe pse e bëri. Konflitet e viteve të fundit në Rrëshen, kemi pasur të vrarë në Bruksel, Romë, minë në mes të Tiranës dhe kemi pasur atentate spektakolare me snajper. Rrësheni për mua është zona më e nxehtë që ka Shqipëria”, është shprehur Artan Hoxha./ CNA
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Katund, Sukth, te shinat...
Policia ka vënë në pranga 38-vjeçarin me iniciale A. C., m...
Një makinë u dogj ditën e sotme në fshatin Gëziq...
Autoritet spanjolle kanë kapur një sasi prej 1700 kg kokai...
Autoritetet spanjolle kanë goditur organizatën krimina...
CNA ka siguruar foton e viktimës së atentatit të sotëm...
Kreu i Drejtorisë Vendore të Policisë së Lezhës, Alfre...
Mesditën e sotme ka ndodhur një plagosje me thikë në Vlorë...
Policia bën me dije se në ngjarjen e Rrëshenit, ku u vra p...
Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur mëngjesin e sotëm në ...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Rrëshen, ku mësohet ...
Një aksident ka ndodhur në orët e para të mëngesit të ...
Një i burgosur ka humbur jetën këtë të hënë. Raportohet s...
17 fshatra të Kolonjës dhe të Korçës si Panariti, Trebicka...
Të tjera detaje janë zbardhur nga dosja hetimore e SPAK pë...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në ...
Policia e Fierit ka raportuar rastet e dhunës së paraq...
Policia e kryeqyetit ka zbardhur 2 raste të vjedhjes së dy...
Gjatë 48 orëve të fundit, në të gjithë vendin u evidentuan...
Policia e Kosovës ka dalë më një njoftim zyrtar në lidhje ...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Andy Burnham po planifikon të zhvendosë pjesë të operacion...
Me temperaturat që po rriten ndjeshëm, Franca po detyrohet...
Përfaqësues nga organet e ndryshme të Bordit të Paqes do t...
Franca ka konfirmuar rastin e parë të Ebolës - një mjek që...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...