Atentati me 3 të vdekur në Fushë-Krujë/ Artan Hoxha zbërthen mesazhin e autorëve
Gazetari Artan Hoxha ka folur për ngjarjen e djeshme ku Dikl...

Gazetari Artan Hoxha ka folur sot në lidhje me atentatin e djeshëm me tri viktima në Fushë-Krujë.
Hoxha tha në studion e "Abcnews" se tashmë organizatat kriminale janë duke bashkëpunuar me njëra-tjetrën duke bashkuar burimet financiare, ato njerëzore dhe logjistikën, gjë që i bën mjaft të rrezikshme për shoqërinë.
Gazetari investigativ theksoi se ai kishte paralajmëruar edhe më herët në lidhje me ngarkesën kriminale të aksit Lezhë-Laç-Fushë Krujë, e cila ishte në pikën e vlimit dhe do të vinte një ditë që do të shpërthente.
“Kjo ngjarje në fakt është vijim i disa ngjarjeve të mëparshme. Kemi bërë shpesh apel në këtë studio, sidomos për qarkun e Lezhës dhe zonën e Fushë-Krujës duke thënë se situata atje është në pikën e vlimit dhe pritet të shpërthejë. Gjatë këtyre viteve ka pasur ngjarje ku herë është goditur njëra palë dhe herë pala tjetër.
Unë më parë i quaja banda këto grupe, por tashmë janë kthyer në grupe kriminale të mirëstrukturuara. Grupet kriminale janë futur në aleanca me njëri-tjetrin duke bashkuar financat, burimet njerëzore dhe logjistikën duke u fuqizuar ndjeshëm. Kjo i bën ata një rrezik përmanent për banorët e zonës. Për fat të mirë, deri më tani kanë goditur njeri-tjetrin dhe jo qytetarët”, tha Hoxha.
Gazetari i "ABC" kujtoi edhe vrasjen e Endrit Alibejt në fund të dhjetorit 2018 duke theksuar se edhe ajo ishte një ngjarje ku u ekzekutuan tre persona dhe më pas u pasua nga një numër i madh krimesh, deri në plagosjen e Nuredin Dumanit së fundmi.
“Ajo që ndodhi dje në Fushë-Krujë është tepër e rëndë. Për të kujtuar një ngjarje të ngjashme duhet të kthehemi katër vite pas, në dhjetor 2018 ku u vranë tre veta në Bradashesh. Ajo ngjarje pastaj u pasua me shumë vrasje të tjera, deri në plagosjen e Nuredin Dumanit”, tha Hoxha, ndërsa shtoi se ekzekutorët e Fushë-Krujës ishin tepër profesionistë.
“Është një ekzekutim tipik mafioz, me njerëz profesionistë, të mirorganizuar dhe mirëfinalizuar ku autorët nuk tërhiqen nga vendi i ngjarjes pa u siguruar se kanë realizuar objektivin”, tha Hoxha.
Gazetari Artan Hoxha ka folur për ngjarjen e djeshme ku Dikl...
Pas mesazheve që publikoi një ditë më parë, ku tregoi miqë...
Të tjera detaje vijojnë të dalin në dritë në lidhje me...
Një atentat i mirorganizuar pasditen e djeshme në mbikalim...
Policia e Gjirokastrës ka arrestuar një prej autorëve të p...
Një aksident me pasojë një viktimë është regjistruar mëngj...
Tre të rinj janë ekzekutuar mesditën e djeshme pranë mbika...
Katër persona janë arrestuar nga policia italiane me a...
Policia Kufitare e Durrësit u ka ardhur në ndihmë 3 pu...
Atentati që ndodhi mesditën e sotme në mbikalimin e Fu...
Dalin pamje nga vendi ku ndodhi atentati me armë në mb...
Dalin pamjet e makinës së djegur në Larushkë, pak minu...
Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga atentati që tro...
Identifikohen dy viktimat e tjera të atentatit që u re...
Diklen Vata, është një nga viktimat e atentatit që u r...
Policia ka zbardhur detajet e para të atentatit që ndo...
Një makinë është gjetur e djegur në Larushk pak minuta...
Zbulohet identiteti i një prej të vrarëve në Fushë-Kru...
Janë zbardhur detajet e para nga atentati që ndodhi pasditen...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Fushë-Krujën, rreth m...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
David Sanchez, vëllai i kryeministrit të Spanjës, Pedro Sa...
Disa persona raportohet se kanë humbur jetën si pasojë e n...
Ministrja e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokal...
Mes tensioneve të përtërira, presidenti amerikan, Donald T...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...