web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

E dogjën pak pas breshërisë së plumbave/ Dalin pamjet e makinës së autorëve

17 Korrik 2022, 17:30, Kronika CNA
E dogjën pak pas breshërisë së plumbave/ Dalin pamjet e
Makina e djegur

Dalin pamjet e makinës së djegur në Larushkë, pak minuta pas breshërisë së plumbavë në mbikalimin e Fushë-Krujës.

Blutë raportuan se automjeti tip "Volswagen Passat" dyshohet se është i autorëve.

Në brendësi të tij është konstatuar një armë zjarri automatike që mendohet të jetë përdorur nga autorët për të kryer krimin.

Kujtojmë se nga atentati mbetën viktimë shtetasit Brilant Martinaj, Besmir Hoxha dhe Diklen Vata.

Martinaj dhe Hoxha nuk mundën të dilnin nga makina që u përfshi nga flakët dhe u dogjën brenda saj.

Nga ana tjetër, Vata doli nga makina dhe tentoi të largohej me vrap, por u qëllua për vdekje nga autorët.

Policia ka ngritur disa pika kontrolli dhe po punon për sqarimin  e rrethanave të ngjarjes, sekuestrimin e çdo prove të vlefshme që do t’i shërbejë zbardhjes së ngjarjes dhe identifikimit të përgjegjësve të masakrës./ B.A. – CNA.al

E dogjën pak pas breshërisë së plumbave/ Dalin pamjet e

E dogjën pak pas breshërisë së plumbave/ Dalin pamjet e





Lajmet e fundit nga