web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Terrori ndaj familjes në Vlorë/ Zbardhet dëshmia e kryefamiljarit: Grabitësi abuzoi seksualisht me vajzën

17 Korrik 2022, 14:26, Kronika CNA
Terrori ndaj familjes në Vlorë/ Zbardhet dëshmia e
Foto ilustruese

Detaje të rënda mësohen nga grabitja e ndodhur në fshatin Brataj të Vlorës në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Familjarët kanë ngritur pretendimet se grabitësi Vitrin Çobaj ka pasur të vendosur një maskë të kuqe dhe i ka kërcënuar me një armë gjahu çifte.

Ata shprehen se ai ka abuzuar seksualisht vajzën 17-vjeçare, e cila vuan nga probleme me shikimin, dhe ka tentuar të abuzojë edhe me nënën e saj.

Kryefamiljari ka thënë se grabitësi është bashkëfshatari i tyre dhe një ditë më parë ka shkuar në banesë duke u hequr si kasap që donte të blinte një viç.

Kryefamiljari tregon se pasi ka futur vajzat në kasolle ai ka abuzuar me njërën prej tyre.

Ndërsa vajza e madhe e familjes ka dalë me vrap duke kërkuar ndihmë nga fqinjët në lagjen e tyre./CNA.al

 





Lajmet e fundit nga