Drogë në kontejnerët me banane?/ Këta janë 20 të shoqëruarit në Portin e Durrësit
20 persona janë shoqëruar në Portin e Durrësit, pasi u kon...

Angazhim, përkushtim, vendosmëri dhe profesionalizëm nga të gjitha strukturat e Policisë së Shtetit, në çdo skaj të vendit, për të parandaluar dhe luftuar krimin.
10 operacione për goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike, 6 operacione për goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje/lëndëve eksplozive dhe 19 të tjera për goditjen e veprimtarive kriminale në fusha të ndryshme.
•Gjatë kësaj jave janë arrestuar, proceduar dhe shpallur në kërkim 430 shtetas, nga këta: 108 janë arrestuar, 308 janë proceduar penalisht dhe 14 janë shpallur në kërkim.
•Janë kapur në total 31 persona në kërkim, nga të cilët: 24 në kërkim kombëtar dhe 7 në kërkim ndërkombëtar.
•Janë zhvilluar 35 operacione policore të koduara: "Fuel", "Ruger”, "Driving", "Explode", "House", "Bongu", "Receiver", “Premtuesi”, “Pickpockets”, “Vapori”, "2nd Necklace", "Fati i lojërave", "Krasta", "July", “Bruz-Mali”, "Harta", "On time", "Last night", "Road Guard 31", "Road Guard 32", "Road Guard 33", "Procesi", "Palçi", "Cancel", "Tenderi", "Perimetri 181", "Perimetri 182”, "Bypass", "Brothers", "Finish", "Interaction", "Levani", “Harresa”, “Pulti” dhe "Continues".
Si rezultat i kontrollit të pandërprerë të territorit, në të gjithë vendin, për goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, janë finalizuar:
•Operacioni “Pulti”/Shkodër - 250 forca policore kontrolluan territorin dhe asgjësuan 4200 bimë narkotike të kultivuara në zona të pyllëzuara, pas gjetjes së koordinatave të regjistruara nga monitorimi ajror i GDF-së dhe nga dronët e Policisë vendore;
•Operacioni “House”/Tiranë - U arrestuan babë e bir që kultivonin bimë narkotike në ambientet e banesës së tyre dhe e përgatitnin lëndën narkotike në doza, gati për shitje;
• Operacioni “Palçi”/Tropojë – U arrestuan babë e bir që kultivonin bimë narkotike, në afërsi të banesës së tyre;
•Operacioni “Continues”/Mirditë – U arrestuan babë e bir që kultivonin bimë narkotike, në ambient të hapur;
•Operacioni “Krasta”/Krujë – U vu në pranga një shtetas që kishte kultivuar bimë narkotike në Krastë dhe një shtetas tjetër që qarkullonte me armë zjarri, në automjet.
Për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje janë zhvilluar edhe 6 operacione të tjera:
•Operacioni “Ruger”/Tiranë - U sekuestruan 7 armë zjarri, 4 silenciatorë, municion luftarak, lëndë narkotike, 2 radio si ato të Policisë dhe sende të tjera të paligjshme dhe u vunë në pranga 2 shtetasit që i mbanin në banesat e tyre;
•Operacioni “On time”/Sarandë - U arrestua në flagrancë një shtetas që theu masën “Arrest në shtëpi” dhe kërcënoi ish-bashkëshorten e tij dhe bashkëjetuesin e saj, me një armë zjarri që e mbante pa leje;
• Operacionet “Driving”, “Last night” dhe “Levani” - U arrestuan në flagrancë 3 shtetas që qarkullonin me armë zjarri, në automjete.
• Gjithashtu është finalizuar operacioni “Explode”, gjatë të cilit u arrestua një shtetas që transportonte 20 kallëpe me lëndë të dyshuar plasëse tritol dhe 2 kapsolla detonatore me përcjellës elektrik.
Për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e krimit ekonomik dhe korrupsionit janë zhvilluar 4 operacione, ndërsa për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve janë zhvilluar 5 operacione.
•Si rezultat i kontrolleve masive, operacioneve dhe goditjeve nga DVP-të në qarqe, janë sekuestruar lëndë narkotike kanabis, kokainë dhe heroinë, fidanë dhe bimë kanabis, 17 radio si ato të Policisë, dorashka, 7 maska, dokumente të dyshuara të falsifikuara, targa të huaja, mallra kontrabandë, shuma të konsiderueshme parash, të përfituara nga veprimtaria kriminale, dylbi, 7 automjete dhe 12 aparate celulare.
•Në fushën e armëmbajtjes pa leje, janë evidentuar dhe goditur 13 raste dhe janë sekuestruar 11 armë zjarri, 4 silenciatorë, 20 kallëpe triloli, 1 elektroshok, dy kapsolla detonatore me përcjellës elektrik, armë të ftohta dhe municion luftarak.
•Janë goditur 7 raste të kundërshtimit të punonjësve të Policisë, si dhe janë ndjekur ligjërisht 42 raste të dhunës në familje.
•Janë evidentuar dhe goditur 30 raste të krimeve mjedisore, 2 raste të organizimit të lojërave të fatit dhe 10 raste të vjedhjes së energjisë elektrike.
•Në fushën e narkotikëve janë evidentuar dhe goditur 43 raste, ndërsa në fushën e krimit ekonomik janë evidentuar dhe goditur 16 raste.
•Janë evidentuar dhe goditur 5 raste të veprimtarisë kriminale me objekt zjarrvënien e qëllimshme dhe janë proceduar penalisht autorët e dyshuar.
?Shërbimet e Policisë në të gjithë vendin janë të angazhuara për mbarëvajtjen e sezonit turistik dhe për t’iu ardhur në ndihmë turistëve, në rast nevoje. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë u kanë ardhur në ndihmë 3 turistëve çek që kishin mbetur të bllokuar në një zonë me terren të thepisur dhe me mjegull. Pas disa orësh kërkime, turistët janë nxjerrë nga terreni i rrezikshëm dhe më pas janë transportuar në spital, në gjendje të mirë shëndetësore.
Policia Rrugore/Monitorim intensiv në të gjitha akset rrugore të vendit, duke përdorur flotën e re të automjeteve të pajisura me teknologjinë bashkëkohore, makinat inteligjente, Poliscan-in, dronin “edukues”, lexuesin automatik të targave, radarët automatikë të vendosur në flotën e automjeteve të reja, kamerat dhe mjetet e tjera të pauniformuara, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.
•Gjatë kësaj jave janë pezulluar 435 leje drejtimi, nga të cilat: 251 për qarkullim me shpejtësi mbi normat e lejuara, 79 për drejtim mjeti, nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur dhe 105 për qarkullim në sens të kundërt e shkelje të tjera të Kodit Rrugor.
•Janë arrestuar 61 drejtues mjetesh, nga këta: 32 për drejtim mjeti, në gjendje të dehur dhe 29 për drejtim mjeti, pa leje drejtimi.
•Janë goditur nga Policia Rrugore e Tiranës, 4 raste të tentativës për të korruptuar punonjësit e Policisë Rrugore.
•Janë vendosur 14.952 masa administrative, për shkeljet që janë rrezik për përfshirje në ngjarje rrugore.
Policia Kufitare/Angazhim e përkushtim për përballimin me sukses të fluksit shumë të lartë në pikat e kalimit kufitar, në kuadër të sezonit turistik. Gjithashtu, vijojnë kontrollet me teknologjinë bashkëkohore europiane, për mjetet lundruese dhe argëtuese që përdoren gjatë sezonit turistik. Kontrolle të shtuara edhe në kufirin e gjelbër dhe në atë blu, me qëllim parandalimin dhe goditjen e trafikimit të lëndëve narkotike dhe krimeve të tjera ndërkufitare.
•Gjatë kësaj jave janë kapur 8 shtetas në kërkim, nga të cilët 4 në kërkim kombëtar dhe 4 në kërkim ndërkombëtar.
•Janë goditur 14 raste të tentativës për kalim të paligjshëm të kufirit dhe të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit.
•Janë proceduar penalisht 2 shtetas, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”, dhe 3 të tjerë, për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve” dhe “Trafikimi i mjeteve motorike”.
•Gjithashtu, janë goditur 2 raste të mitëdhënies dhe 1 rast i kontrabandës me mallra për të cilat paguhet akcizë.
Policia e Shtetit po vijon operacionet policore dhe bashkëpunimin me qytetarët, partnerët dhe agjencitë ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit, me qëllim goditjen e krimit të organizuar dhe krimit në përgjithësi, për të krijuar një ambient sa më të sigurtë për jetën dhe pronën e qytetarëve.
Ftojmë qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin pa pagesë 112, çdo rast të paligjshmërisë, duke u garantuar anonimat të plotë, reagim të menjëhershëm dhe të paanshëm.
20 persona janë shoqëruar në Portin e Durrësit, pasi u kon...
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të...
Kontrolle intensive për parandalimin dhe goditjen e pa...
Një 19-vjeçar ka mbetur i plagosur në një sherr me thi...
6 të rinj kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës p...
Policia ka vënë në pranga 37-vjeçarin që humbi kontrollin ...
Një kontejner me banane është gjetur i hapur në portin e D...
Policia e Kukësit ka njoftuar se po bëhet transportimi...
Një anije është ndaluar dhe bllokuar në Qerret, pasi d...
Tre shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë greke, d...
Dy 45-vjeçarë janë arrestuar nga policia e Tiranës, pa...
Disa turistë serbë kanë mbetur të bllokuar në “Majën e...
Një person ka humbur kontaktet me familjen në Tiranë. ...
Policia e Tiranës ka arrestuar një person për veprën p...
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në vijim t...
Një shtetas ka hyrë me dhunë në banesën e një çifti, d...
Policia ka dhënë detaje rreth ngjarjes së rëndë që ka ndod...
Paraditen e sotme në plazhin e Jalës ka ndodhur një ng...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në plazhin e Jalës p...
Shërbimet e PKK Muriqan, si rezultat i kontrolleve të ...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita shprehu pak ...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Një ngjarje e rëndë u shënua këtë të enjte në Lozhan të Ma...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...