web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

U përplas me jet ski në Llaman/ 16-vjeçari ndërron jetë në spitalin e Traumës

16 Gusht 2023, 07:49, Kronika CNA

U përplas me jet ski në Llaman/ 16-vjeçari ndërron

I mituri me inicialet K.Xh. ka ndërruar jetë pas përplasjes me jet ski në Llaman.

16-vjeçari nuk ka mundur t'u mbijetojë plagëve të marra dhe ka humbur jetën në spitalin e Traumës.

Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë në plazhin e Llamanit, ku 16-vjeçari së bashku me dy shokët e tij janë futur në det me dy mjete lundruese dhe janë përplasur.

Për këtë ngjarje drejtori i Kufirit të Vlorës, “Peshkaqeni” Eduart Sulejmani, mashtroi publikisht.

Policia raportonte se dy shtetasit me iniciale D. K. dhe K. Xh., të moshave 17 dhe 16 vjeç, zbritën nga mjeti lundrues jet ski dhe u hodhën nga shkëmbinjtë në det, por morën dëmtime për shkak se ranë afër shkëmbit.

Por e vërteta qëndronte ndryshe pasi dëshmitarët treguan për mediat se të rinjtë u plagosën nga përplasja e dy jet skive dhe për këtë ngjarje u shoqërua edhe pronari i mjeteve lundruese.

 “Peshkaqeni” Sulejmani pranoi mashtrimin duke nxjerrë një version të dytë ku konfirmonte plagosjen e të rinjve nga përplasja e mjeteve lundruese.

Njoftimi i plotë:

Në vijim të veprimeve hetimore të kryera në drejtimin e Prokurorisë, për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur sot, në Llaman, ku aksidentalisht u dëmtua rëndë shtetasi K. Xh., 16 vjeç, nga Tirana dhe u dëmtua lehtë shoku i tij shtetasi D. K., 17 vjeç, po nga Tirana, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Himarë kanë referuar materialet në Prokurori ku ka nisur procedimi penal për shtetasin U. K., 17 vjeç, për veprën penale “Plagosja e rëndë nga pakujdesia”.

Procedimi penal ka nisur edhe për shtetasin R. P., 56 vjeç, pronari i mjeteve lundruese Jet Ski, për veprën penale “Shkelja e rregullave teknike në punë”.

Gjithashtu, operatorit turistik me administrator shtetasin R. P., nga ana e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Vlorë i janë bllokuar menjëherë të gjitha mjetet lundruese Jet Ski.

Për arsye sigurie i është bërë pezullimi i aktivitetit me mjetet lundruese. Nga hetimet ka rezultuar se:

Në Llaman, shtetasit K. Xh. dhe D. K., së bashku me shtetasit U. K. dhe R. P., 17 vjeç, nga Tirana (të katërt shokë me njëri-tjetrin) janë futur në det, me 2 mjete lundruese Jet Ski.

Gjatë manovrave në det, dyshohet se aksidentalisht dy mjetet lundruese janë përplasur me njëra - tjetrën dhe për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i njërit mjet Jet Ski, shtetasi K. Xh. dhe pasagjeri, shtetasi D. K.

Shtetasi K. Xh., u transportua në Tiranë, për ndihmë mjekësore më të specializuar.

Fillimisht, shtetasit U. K. dhe R. P., si pasojë e tronditjes, kanë dhënë dëshmi të rreme duke thënë se dy shokët e tyre u dëmtuan pasi u hodhën nga shkëmbi në det, por më pas, gjatë hetimeve, kanë deklaruar të vërtetën.

Të gjitha veprimet hetimore në lidhje me këtë ngjarje janë drejtuar nga prokurori dhe po në drejtimin e tij vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje./ CNA

U përplas me jet ski në Llaman/ 16-vjeçari ndërron

 





Lajmet e fundit nga