Murrizi paralajmëron Berishën: Koha e këllirave duhet të marrë fund ose do fundoseni
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Myslim Murrizi, ka rea...
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Myslim Murrizi, ka rea...

Drejtoria e policisë Tiranë ka zbuluar detaje nga operacioni antidrogë ku kanë rënë në pranga disa shtetas.
Tonin Vocaj, drejtor i policisë, bën me dije se janë sekuestruar rreth 11 mijë e 300 tableta ekstazi që kapin vlerën e 400 mijë eurove.
Sipas Vocajt, këta shtetas duke shfrytëzuar fluksin turistik e kalonin drogën nëpërmjet linjës së autobusëve Prishtinë-Tiranë.
Ata i transferonin me vetura në bregdet, në vende publike, në vende me fluks njerëzish.
Trafikantët në këmbim kërkonin paradhënie ose lënien e makinave si peng.
Detajet e dhëna nga Vocaj në deklaratë për mediat:
Jam sot këtu së bashku me Zëvendësdrejtorin për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, Zëvendësdrejtorin për Sigurinë Publike dhe shefin e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve, për të bërë prezente rezultatet e operacionit të koduar “PUNISHER 2”, në kuadër të të cilit u godit një grup që trafikonte nga Kosova në Shqipëri dhe shpërndante lëndë narkotike ekstazi MDMA.
Në janar të këtij viti, është finalizuar operacioni policor i koduar "PUNISHER", në kuadër të cilit u godit një grup shpërndarësish të drogave sintetike, u arrestuan 3 shtetas dhe u shpall në kërkim një tjetër, si dhe u sekuestruan 1007 tableta ekstazi MDMA.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, në vijim të veprimeve të thelluara në drejtim të hetimit të furnitorëve për grupin e arrestuar në janar, kanë rënë në gjurmët e një rrjeti që trafikonte sasi të mëdha droge sintetike, nga Kosova në Shqipëri.
Pas një hetimi disamujor me metoda speciale të hetimit, nga Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, u siguruan prova ligjore për dokumentinin e veprimtarisë kriminale të këtij grupi që përbëhej nga 5 persona.
Mbi bazën e provave të siguruara gjatë hetimit, u organizua dhe finalizua operacioni policor i koduar “PUNISHER 2”, në kuadër të të cilit u vunë në pranga shtetasit:
Mithat Ramadani 30 vjeç, Besnik Mujeci, 40 vjeç, të dy banues në Prishtinë, si dhe
Kalem Picari, 24 vjeç, Ambra Myftari 28 vjeçe, dhe Daniel Avdija 26 vjeç, të tre banues në Tiranë.
Shtetasit e arrestuar janë lokalizuar në kryqëzimin e rrugës "Myslym Shyri" dhe "Sami Frashëri", së bashku me dërgesën me lëndë të dyshuar narkotike, prej 11300 tabletash ekstazi MDMA, me peshë 5.093 kg dhe vlerë tregu rreth 400 mijë euro.
Nga hetimet ka rezuluar se këta shtetas, duke shfrytëzuar fluksin e sezonit turistik i kalonin dërgesat nëpërmjet linjave të autobusave Prishtinë-Tiranë.
Pasi dërgesat arrinin në Tiranë, transportoheshin me autovetura të marra me qira në Tiranë dhe në qytete të tjera, kryesisht bregdetare, dhe vendet e shkëmbimit caktoheshin në vende publike me shumë lëvizje dhe fluks njerëzish. Për arritjen e marrëveshjeve me shpërndarësit e drogave sintetike në Shqipëri, trafikantët kërkonin pagesa paradhënie, ose edhe lënien e automjeteve si garanci.
Tabletat e ekstazisë MDMA, së bashku me një sasi lënde narkotike kanabis, një automjet, si dhe 5 aparate celulare, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë mbetet e angazhuar maksimalisht për të parandaluar dhe luftuar veprimtarinë kriminale në fushën e kultivimit, prodhimit dhe shpërndarjes së drogave të lehta dhe të forta.
Dëshiroj të falenderoj publikisht drejtuesin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë z. Arenc Çela dhe prokurorin e çështjes z. Ndini Tavani, për drejtimin me profesionalizëm dhe vendosmëri të këtij hetimi.
Sigurojmë qytetarët se strukturat e Policisë që operojnë në qarkun e Tiranës së fundmi edhe në territorin e Bashkisë Krujës po vijojnë me përkushtim luftën e pandërprerë kundër çdo paligjshmërie dhe në këtë kuadër ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë akoma më shumë me strukturat policore me qëllim, krijimin e një ambienti akoma edhe më të sigurtë për qytetarët, vizitorët dhe turistët, e mbi të gjitha për të ardhmen e fëmijëve tanë.
Policia ka kryer një operacion antidrogë nga ku janë sekue...
Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në aksin rrugo...
Bulqizë - U konfliktuan për motive të dobëta dhe gjatë...
Një ngjarja e rëndë ka ndodhur në Dibër, në Shupenzë, ku k...
Në një subjekt minerar, në Bulqizë, gjatë punës në niv...
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në vijim të pu...
Shërbimet e Policisë Kufitare Shëngjin dhe të Policisë Kuf...
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, pas marrjes së...
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të pu...
Një aksdident është regjistruar pasditen e kësaj të diele ...
Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligj...
Një person ka vjedhur disa ditë më parë në një object kult...
4 persona kanë rënë në prangat e policisë, në sajë të oper...
Njësia Policore Detare dhe Policia Kufitare kanë bllokuar ...
Një i dënuar ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme në burgun...
Telashet për reperin shqiptar Rigels Rajku, i njohur si No...
Dy vëllezër kanë kërcënuar një 34-vjeçar, duke kërkuar...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka kallëzuar penalisht...
Mediat greke kanë nxjerrë detaje nga vrasja e shqiptarit n...
Policia ka reaguar në lidhje me një video të postuar n...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...