Në kuadër të operacionit të SPAK, një ndër më të mëdhenjtë të zhvilluar ndonjëherë ndaj krimit të organizuar, është bërë i mundur arrestimi i Leonard Dukës në Belgjikë.
Duka, i cili njihet si kreu i “Klanit Duka” ka bërë kërkesë azil në Belgjikë, por pritet që ajo të refuzohet dhe të ekstradohet në vendin tonë. Për shkak të jetës së luksit, miqtë e thërrasin “Princi Damian”.
Grupi i tij kriminal që ka pasur një konflikt të vazhdueshëm me grupin e Ervis Martinajt, bossin e lojërave të fatit. Ata kishin një rivalitet në tregun e lojërave të fatit, pasi Leonard dhe Erlis Duka e kishin shtrirë aktivitetin e tyre të paligjshëm në zonën veri-lindore të Tiranës.
E gjitha nisi nga Ervis Martinaj. Ky i fundit mori peng dhe dhunoi fizikisht babanë e vëllezërve Duka për shkak të rivalitetit në lojërat e fatit. Dy vëllezërit u betuan për hakmarrje deri në eliminimin e ushtarit të fundit të Martinajt.
Fillimisht, ata ekzekutuan ish-policin Santiago Malko në rrugën “Xhanfize Keko” në gusht të vitit 2019 në Tiranë, duke qenë se ai ishte një nga personat më të afërt të bossit të lojërave të fatit. Sipas SPAK-ut, Malko u ekzekutua nga vlonjati Fatmir Hyseni, i njohur si “Doqja” dhe për këtë arsye Martinaj planifikoi më vonë eliminimin e tij.
Vrasja e dytë ndodhi më 30 maj 2020 brenda një hoteli, në aksin Mamurras-Lezhë. Viktima mbetën biznesmeni Bujar Lika dhe Paulin Gjergji, dy miqtë të Martinajt.
Atentati i tretë ndodhi në 13 nëntor 2021, në zonën e Unazës së Re në Tiranë, ku u qëlluan me breshëri brenda makinës Erigers Mihasi dhe Armand Dumani.
Rreth një muaj më vonë, më 23 dhjetor 2021 u ekzekutua brenda makinës një tjetër ushtar i Martinajt. Bëhet fjalë për Can Karriqin, i cili u vra në Kamëz.
Një tjetër atentat ishte ai te mbikalimi i Fushë-Krujës në 17 korrik të vitit 2022. Në këtë raste u vranë Diklen Vata, Besmir Hoxha dhe Brilant Martinaj
Rasti më i fundit ka qenë atentati ndaj financierit të Martinajt, Ylli Brahimit. Mbrëmjen e 22 korrikut 2022, pikërisht në hyrjen kryesore të banesës së Ylli Brahimit apo Brahjas siç njihet ndryshe, pati breshëri armësh, por ai shpëtoi dhe viktimë mbeti Klisman Preçi.
Pak javë më vonë u denoncua edhe zhdukja e Ervis Martinajt. Që prej 9 gushtit të vitit 2022 nuk dihet asgjë për fatin e tij.
Dyshimet për këto krime ranë mbi Klanin Duka, por Martinaj kishte hasmëri edhe me grupe të tjera kriminale./ CNA
Ish-deputeti i PS-së, Arben Ndoka është vënë në kërkim...
7 grupe kriminale u goditën nga SPAK-u, i cili lëshoi 50 u...
Një megaoperacion i SPAK-ut ka zbuluar rrjetin kriminal në...
Vijon operacioni i SPAK në disa qytete të vendit pas l...
Në kuadër të operacionit të sotëm SPAK ka lëshuar urdhër a...
Vijon operacioni i SPAK-ut në disa qytete të vendit, ku ja...
Kontrolle blic po zhvillojnë forcat RENEA dhe ato të N...
Që prej orëve të para të mëngjesit të sotëm, me urdhër...
SPAK-u po godet fuqishëm krimin e organizuar në vend. ...
Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe krimit të orga...
Policia e Tiranës ka arrestuar V. J., 66 vjeç, T. T., ...
Zbardhet dëshmia e Azgan Mërnicës, i cili vrau efektivin e...
Policia ka arrestuar në Krujë H. K., 62 vjeç, dhe A. K., 3...
Një 40-vjeçare me origjinë nga Shqipëria është vrarë me th...
Autori i vrasjes së policit në Fier është ende në arrati n...
Klodiana Lala në emisionin e saj "Në shënjestër" ka trajtu...
Një ngjarje ka shkaktuar panik këtë të mërkurë në një ...
Një 24-vjeçar me iniciale E.B. akuzohet se vuri tritol në ...
Policia ka marrë nën hetim 12 protestues, të cilët një dit...
Një plagosje është regjistruar rreth orës 03:20 të mën...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Me temperaturat që po rriten ndjeshëm, Franca po detyrohet...
Përfaqësues nga organet e ndryshme të Bordit të Paqes do t...
Franca ka konfirmuar rastin e parë të Ebolës - një mjek që...
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mund të unifikohet dhe ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...