Vranësira dhe reshje shiu afatshkurtra/ Moti për ditën e sotme
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...

Klodiana Lala në emisionin e saj "Në shënjestër" ka trajtuar vrasjen e Roan Brahimit, i cili u ekzekutua në Athinë në sy të fëmijës.
Gazetarja ka zbardhur dëshminë e një personi që ka parë ngjarjen, ku thotë se djali po shkonte drejt prindërve të tij ndërkohë që dy persona të maskuar qëlluan me breshëri drejt automjetit.
Pjesë nga dokumentari:
Ai kishte vetëm pak ditë që kishte zbritur në Athinë. Me siguri ndoshta nga Dubai i largët, ku qëndronte prej kohësh. Aty ku kanë gjetur strehë shumë kriminelë shqiptarë, që nga viti 2021. Kur mbi ta filloi të bjerë drapri i drejtësisë dhe të vinin re me shqetësim se koha kur ata ishin të paprekshëm kishte përfunduar.
Por Roan Brahimi, që emrin e tij të vërtetë e kishte Sidorel Prendi, nuk kishte nga ta dinte se për të ky ishte fluturimi i fundit. Edhe pse ndoshta ai ka menduar se i kishte krijuar vetes kushtet e duhura të sigurisë, për t’iu shmangur armiqve të tij. Një mendim mesa duket i rremë, ku nuk përjashtohet edhe tradhtia që mund ta ketë ndjekur, te personat e tij të afërt me të cilët shoqërohej gjatë qëndrimit në Emiratet e Bashkuara Arabe, të cilët mund të kenë qenë furnizuesit me informacione për kundërshtarët e tij e që duket se i kishin marrë masat mirë për ta futur në një kuti, nga e cila ai do ta kishte të vështirë të dilte i gjallë. Kjo kuti do të ishte familja e tij e ngushtë, të cilën prej kohësh, që nga përfshirja e tij në ngjarje të rënda kriminale në Shqipëri, ai kishte vendosur ta zhvendoste prej kohësh në Greqi.
Këtë informacion e dispononin edhe rivalët e tij, të cilët mesa duket ishin gjithë sy dhe veshë, në të dyja krahët, për të vëzhguar si duhet lëvizjet. Si në Dubai ku qëndronte ashtu edhe në Athinë ku jetonte bashkëshortja dhe djali i tij. Dhe momenti i duhur mesa duket nuk vonoi. Kjo pasi malli për familjen e detyroi Roan Brahimin të linte strehën e tij të sigurt në Dubai, dhe të merrte në fillimin e muajit maj, në vigjilje të Pashkëve Ortodokse avionin dhe të udhëtonte drejt Greqisë.
Një surprizë edhe për vetë bashkëshorten e cila tha për hetuesit se ajo nuk kishte asnjë dijeni për mbërritjen e tij në Greqi. “Unë nuk kisha asnjë dijeni që bashkëshorti im, do të vinte. Kjo ishte një surprizë që ai na kishte përgatitur. Vetëm kur erdhi ditën e shtunë, për Pashkë dhe e pashë në kishë”, thotë Katerina Beqo. Pra sipas bashkëshortes së tij, Roan Brahimi mendohet që ka mbërritur në Greqi, ditën e shtunë, më datë 4 maj. Pesë ditë para se ai të qëllohej për vdekje në rrugën ‘Bajron’ në zonën e Vyronas në Athinë, nga dy persona të cilët iu afruan me motor makinës me të cilën ai lëvizte. Ku në brendësi të makinës në këtë moment, ndodhej edhe bashkëshortja e tij, e identifikuar si Katerina Beqo, me të cilën kishte edhe një djalë. E cila e lemeritur pa se si dy persona me skafandër në kokë, të hipur mbi motor, u afrua pranë xhamit të shoferit dhe qëlluan mbi drejtuesin e mjetit, që ishte bashkëshorti i saj. “Unë isha në makinë me të, por nuk mbaj mend se çfarë ndodhi. Pashë vetëm dy persona me skafandër që u afruan me motor dhe qëlluan. Më pas unë dola nga makina”, thotë Beqo.
Kjo skenë u pa edhe nga fëmija i tyre. I cili në këtë çast ndodhej në parkun e lojërave pranë vendit ku u krye ekzekutimi. Dhe sapo pa makinën e babait të tij, të parkuar në kryqëzimin e rrugëve Mesolongji dhe Tsaldari, pranë sheshit Lazarou vrapoi t’i hidhej në krah. Vrapim i cili u ndal nga dy personat me kokore, mbi motor, që qëlluan mbi babain e tij. Një moment rrëqethës, për një fëmijë që shikon atë skenë të babait të tij, të dergjur në timonin e makinës. Djali i cili më pas u mor nga gjyshja e tij, për t’u larguar nga vendngjarja. Një traumë që mesa duket do ta shoqërojë gjithë jetën. “Atë mbrëmje ne kishim shkuar për të marrë djalin në një kënd lojërash. Pasi e kishim lënë në shoqërinë e gjyshes së tij, mamasë time. Fëmija pa gjithçka. Djali po vraponte drejt nesh kur dy personat me kokore që po lëviznin me motor, qëlluan me dy plumba ndaj bashkëshortit. Dhe djali në këtë moment bërtiti: ‘babi, babi’. Tani djalin po e mban mamaja ime, ndërsa unë po rri në shtëpi pasi nuk jam aspak mirë”, thotë Katerina Beqo./ CNA
Një ngjarje ka shkaktuar panik këtë të mërkurë në një ...
Një 24-vjeçar me iniciale E.B. akuzohet se vuri tritol në ...
Policia ka marrë nën hetim 12 protestues, të cilët një dit...
Një plagosje është regjistruar rreth orës 03:20 të mën...
Policia e Tiranës ka arrestuar 3 persona, F. D. (B.)., 30 ...
40-vjeçari me iniciale A.M., i cili u arrestua nga For...
Policia ka nxjerrë pamjet e momentit të arrestimit të 4...
Disa të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në orët...
Gazetarja Glidona Daci ka zbuluar detaje të tjera në l...
Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e ish ministri...
Policia në një aksion në bashkëpunim me autoritetet italia...
Tentoi të dilte nga Shqipëria, me lëndë narkotike me vete,...
Policia ka arrestuar në Shkodër 4 persona për trafik të lë...
Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e policit Novruz C...
GJKKO ka lënë në fuqi vendimin arrest me burg për Rexh...
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në Bulqizë. Sip...
Gazetari Artan Hoxha ka folur për vrajsen e Roan Brahimit ...
Gazetari Artan Hoxha ka folur për ngjarjen e rëndë që ...
Në lidhje me ngjarjen e ndodhur në fshatin Baltëz, ku u vr...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshati Baltëz të ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...