Kallëzohet në SPAK Edi Rama
Grupi Parlamentar i PD-së kallëzon në SPAK Edi Ramën për v...
Grupi Parlamentar i PD-së kallëzon në SPAK Edi Ramën për v...

Policia e Shkodrës është përfshirë në një skandal. Një ditë më parë ka dhënë njoftimin zyrtar mbi vdekjen e një shtetasi 70-vjeçar, i cili sipas informacioneve të para të uniformave blu u gjet në një kanal dhe nga këqyrja e trupit nuk ishin konstatuar shenja dhune dhe se kishte humbur jetën për shkaqe natyrale.
“Rreth orës 14:25, në kanalin e fshatit Boks, është gjetur trupi i pajetë i shtetasit M. B., 70 vjeç, banues në fshatin Kullaj. Nga këqyrja e trupit të 70-vjeçarit, nuk janë konstatuar shenja dhune. Paraprakisht dyshohet se ky shtetas e ka humbur jetën prej shkaqeve natyrale”, njoftonte policia.
Por pas kësaj ngjarje fshihej një krim për të cilin policia ka dhënë sot njoftimin zyrtar.
Sipas asaj që raportohet 70-vjeçari është goditur me sëpatë nga fqinji i tij dhe autori është vënë në pranga.
Konflikti ka ndodhur për motive të dobëta, ndërsa po vijojnë hetimet për ngjarjen.
"Zbardhet ngjarja e ndodhur mesditën e djeshme, në fshatin Boks, ku në një kanal u gjet trupi i pajetë i shtetasit M. B., 70 vjeç.
Vihet në pranga fqinji i 70-vjeçarit, i cili nga hetimet e thelluara rezultoi se vrau këtë shtetas, me mjet prerës, pas një konflikti për motive të dobëta.
Sekuestrohet mjeti prerës (sakicë), me të cilin u krye vrasja.
Si rezultat i hetimeve të thelluara, të kryera menjëherë pas ngjarjes së ndodhur më datë 19.10.2023, në fshatin Boks, Shkodër, ku në një kanal u gjet trupi i pajetë i shtetasit M. B., 70 vjeç, banues në fshatin Kullaj, Shkodër, për të cilin paraprakisht u dyshua se e kishte humbur jetën, prej shkaqeve natyrale, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër dhe ata të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Prokurorinë e qarkut, bënë të mundur zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes, për të cilën u vu në pranga shtetasi:
-Xh. Z., 60 vjeç, banues në fshatin Kullaj, Shkodër, për veprën penale “Vrasja me dashje”.
Nga provat e siguruara dyshohet se 60-vjeçari, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (sakicë), në kokë, shtetasin M. B., i cili për shkak të goditjes, ka rënë në kanalin e fshatit Boks, ku u gjet i pajetë më pas.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti prerës (sakicë).
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme", thuhet në njoftimin e sotëm./ CNA
Policia e Elbasanit ka pezulluar nga detyra dy punonjësit ...
Një megaoperacion antidrogë është zhvilluar në Peru, ku ës...
Dy ngjarje të rënda janë shënuar këtë të enjte në Shkodër....
Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e djeshme në Shko...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e Kombinatit në kr...
Pak minuta pasi CNA raportoi ngjarjen e ndodhur te Paz...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Pazari...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Golem. Një 69-vjeçar i k...
Një sherr banal në rrugën "OSBE", në Kamëz, degjeneroi...
Sebastiano Gjoni, 23 vjeç dhe Skelidano Koliqi, 26 vjeç, j...
Disa të shtëna me armë zjarri janë regjistruar rreth o...
Alketa Hazizi ka zbuluar detaje nga tragjedia e Gërdec...
Gjykata e Shkallës së Dytë, Apeli i Janinës, ka marrë vend...
Një sherr mes dy adoleshentëve ka ndodhur ditën e sotm...
Mëngjesin e së mërkurës një person ka tentuar të vetëdigje...
Identifikohet trupi i pajetë i gjetur në fshatin Ponçarë t...
Mëngjesin e së mërkurës është gjendur i pajetë një person ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e së mërkurës...
Polica e Shkodrës ka kryer një operacion antidrogë ku ka z...
Policia ka zhvilluar një operacion antidrogë në Lezhë. Në...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Evropian të Sig...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...