“Albanian Files”/ Klodjan Braho: Askush nuk është imun për SPAK, nëse dikush ka prova t’i depozitojë
Nga opozita në Komisionin për Nismat Qytetare, kreu i SPAK...
Nga opozita në Komisionin për Nismat Qytetare, kreu i SPAK...

Një 21-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia në Lushnjë, pasi lëvizte i armatosur në qytet. Në pranga për moskallëzim krimi janë vënë edhe pesë të rinj, shokë të 21-vjeçarit.
Bëhet me dije se policia fillimisht ka lokalizuar vendodhjen e të riut, pas informacioneve se ai lëvizte me armë.
Në momentin që kanë arritur në lokalin ku ishte i riu policia ka gjetur xhupin e tij në një nga karriget e tavolinës ku ndodheshin 5 shokët e 21 vjeçarit, M.S., i cili vetë nuk ishte aty.
Gjatë kontrolleve në banesën e këtij të fundit u gjetën fishekë për armë.
Njoftimi i policisë:
Lushnjë/ Lëvizte i armatosur në qytet, shpallet në kërkim një 21-vjeçar.
Arrestohen 5 të rinj, shokë të 21 vjeçarit, për moskallëzim krimi.
Sekuestrohen një armë zjarri tip pistoletë, municion luftarak, 1 automjet dhe 5 celularë.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje dhe bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative se një shtetas lëvizte me armë zjarri në qytet, dhe se ndodhej në një lokal bashkë me disa shokë të tij, organizuan punën për identifikimin dhe kapjen e tij.
Shërbimet e Policisë kanë lokalizuar lokalin, një bar-kafeje në lagjen “Xhevdet Nepravishta”, ku dyshohej se ndodhej shtetasi i armatosur dhe kanë ndërhyrë për arrestimin tij.
Gjatë ndërhyrjes shërbimet e Policisë kanë gjetur në xhepin e një xhupi, që ishte lënë në nga karriget e tavolinës ku ndodheshin 5 të rinjtë, një armë zjarri pistoletë me municion luftarak.
Në vijim të veprimeve u bë e mundur identifikimi i personit që posedonte xhupin dhe armën e zjarrit , konkretisht shtetasi M. S., 21 vjeç, banues në Lushnjë, i cili ishte larguar pak minuta më parë për në një berberhane dhe do kthehej përsëri.
Po në vijim të veprimeve u arrestuan shtetasit E. K., 20 vjeç, S. Sh., 24 vjeç, G. M., 21 vjeç, H. T., 20 vjeç dhe L. S., 22 vjeç, të gjithë banues në Lushnjë, të cilit ishin në një tavolinë me shtetasin M. S, dhe nuk treguan se kujt i përkiste xhupi dhe arma duke penguar Policinë në veprimet e saj.
Po në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit M. S , u gjet municion luftarak (fishekë).
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan arma e zjarrit tip pistoletë, municioni luftarak, 1 automjet dhe 5 aparate celularë.
Vijon puna për kapjen e 21 vjeçarit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit për veprën penale “Moskallëzim i krimit”, në ngarkim të 5 shtetasve të arrestuar, si dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, në ngarkim të shtetasit M. S., të shpallur në kërkim. /CNA
Një 35-vjeçar është arrestuar në Vlorë për mbajtje pa leje...
Një 35-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali, pasi nuk ...
Një konflikt i çastit është parandaluar nga ndërhyrja e Po...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë natës në qytetin e Ar...
Dy shtetas shqiptar, kushërinjtë N.S dhe A. S. janë ekstra...
Më 8 gusht 2020, ndërsa Shqipëria ndodhej ende në karantin...
Vijojnë hetimet në kuadër të operacionit policor të koduar...
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligj...
Në vijim të kontrolleve të kryera bazuar në informacionet ...
Ekzekutohet nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda një...
Një tjetër fazë e operacionit ndërkombëtar të koduar “The ...
Drejtori i burgut të Rrogozhinës, Bilal Hasa është liruar ...
Në orët e para të mëngjesit të sotëm është tentuar që të v...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në aksin Lib...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka ndaluar punonjësin e po...
Drejtori i burgut të Rrogozhinës, Bilal Hasa është dorëzua...
Një shtëpi ku kultivohej kanabis është zbuluar në një fsha...
Policia ka zbardhur vjedhjen e ndodhur katër ditë më parë ...
Një 47-vjeçar është arrestuar nga policia kufitare në Korç...
Gjykata e Lezhës ka vendosur masën e sigurimit “arrest në ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...