web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Iu gjetën 4 mijë bimë narkotike në banesë/ Dorëzohet drejtori i burgut të Rrogozhinës

19 Mars 2026, 19:14, Kronika CNA

Iu gjetën 4 mijë bimë narkotike në banesë/

Drejtori i burgut të Rrogozhinës, Bilal Hasa është dorëzuar në polici pasi u shpall në kërkim më herët ditën e sotme.

Hasa u shpall në kërkim pasi në banesën e tij në fshatin Kurtaj të Peqinit u gjet një shtëpi bari me 4 mijë bimë narkotike.

Mësohet se në dëshminë e tij në polici, Hasa ka mohuar të ketë pasur dijeni për "shtëpinë e barit" në banesën e tij.

Më herët ditën e sotme, Drejtoria e Burgjeve e pezulloi Hasën nga detyra, pas raportimeve në medie për shtëpinë e barit.





Lajmet e fundit nga