Video/ Policia e Dibrës monitorim me dronë në të gjitha akset rrugore
Policia e Dibrës me anë të një njoftimi ka thënë se të gji...

Hetimet tregojnë se Hajdar Çopja, i njohur edhe me disa identitete të tjera, është pjesë e një grupi kriminal të drejtuar së bashku me vëllain e tij, Franc Çopja, i dënuar në Belgjikë për vrasje. Dy vëllezërit kanë ndërtuar aktivitetin e tyre në trafikun ndërkombëtar të kokainës, duke u përfshirë gjithashtu në vrasje me porosi në Evropë dhe Shqipëri.
Dokumentari ndalet edhe te përplasja e përgjakshme mes grupit të Çopjave dhe familjes Alibej, një konflikt që nisi për pazare droge dhe u përshkallëzua në një seri atentatesh dhe hakmarrjesh.
Sipas dëshmive dhe hetimeve, pasuritë e krijuara nga trafiku janë investuar në Dubai, ku vetëm një apartament mendohet të ketë kushtuar rreth 20 milionë euro. Ekspertët theksojnë se qyteti ka shërbyer si qendër për forcimin e lidhjeve mes grupeve kriminale dhe sofistikimin e metodave të trafikut dhe pastrimit të parave.
Pjesë nga dokumentari:
Me kullat spektakolare, jetën e luksit dhe plazhet me rërë të bardhë, Dubai është kthyer në zemrën financiare të Lindjes së Mesme për të pasurit nga e gjithë bota.
Por qyteti i shndritshëm i Emirateve të Bashkuara ka gjithashtu një anë të errët, ai njihet si ‘parajsa’ e krimit të organizuar global, përfshirë edhe e shqiptarëve.
Një prej tyre është edhe Hajdar Çopja, një 42 vjeçar nga Elbasani, i shpallur në kërkim nga drejtësia shqiptare si pjesw e njërës prej organizatave më të dhunshme dhe më të fuqishme në trafikun ndërkombëtar të kokainës.
Prej vitesh, Çopja duket se shijon i patrazuar jetën e luksit në Dubai.
Kjo është një nga videot e ekspozuara prej tij në rrjetet sociale, ku vihet re qartë luksi i shfrenuar.Hajdar Çopja që lëviz në rrugët e Dubait me makinat më të shtrenjta të kohës.
Dhe që në dorë po kështu mban orët më të kushtueshme që vlejnë dhjetra mijëra euro.
Luks që e shoqëron edhe në vendstrehimin e tij. Një apartament në zonat më chik të Dubait, i larë i gjithi në ar.Luks që vihet re kudo dhe që ekspozohet pa u shpenguar nga personazhi shqiptar i krimit. I cili nuk është i vetmi që ka gjetur parajsën në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Aty ku në fakt bashkëjetojnë në paqe me njëri-tjetrin edhe shumë personazhe të ngjashëm, qofshin këta me famë të madhe apo edhe më të vogël në botën e nëndheshme të krimit.
Ashtu siç bashkëjetojnë në harmoni edhe armiq të përbetuar, që kanë gjetur këtu oazin e duhur për të ulur armët dhe për të shijuar paratë e krimit.
Fatjona Mejdini: “Deri në vitin 2024, mendohet që në Dubai, ka pasur 25 shtetas shqiptarë që autoritetet shqiptare i kërkonin për kryerjen e veprave penale. Në Dubai qëndrojnë edhe shumë individë që janë mbi 100, të cilët janë individë problematikë. Individë të cilët ushtronin aktivitet kriminal. Pavarësisht faktit që ata mund të kishin një urdhër arresti ose të mos kishin një proces hetimor në ato momente, ata ishin sërish të përfshirë në çështje të krimit të organizuar. Ndaj edhe për t’i paraprirë një kërkese për ekstradim, ata kishin zgjedhur të qëndronin në Dubai”
Hajdar Çopja mban disa gjeneralitete, të njohura si Hajdar Bako, Hysa, apo edhe Dari i Elbasanit.
I cili në vitin 2024 u ndalua në Dubai, si pjesë e operacionit policor ‘Surnames’.
Me kërkesë të autoriteteve shqiptare, për qëllime ekstradimi.
42 vjeçari nga Elbasani për të cilin në Shqipëri, ka gati një mandat arresti, pasi është dënuar me 4 vite burg për veprën penale ‘Plagosja e rëndë me dashje’.Akuzë për të cilën ishte shpallur edhe në kërkim ndërkombëtar dhe që lidhej me një ngjarje të ndodhur në fshatin Katund i Ri, ku mbetën të plagosur 3 persona.Por që aktiviteti i tij i vërtetë në fushën e krimit ishte drejtimi i një grupi kriminal, ku në përbërje ishte edhe vëllai i tij, Franc Çopja, i njohur edhe si Franc Gergely.
Edhe ky deri pak kohë banor i rehatshëm i Dubait. Por që u ekstradua drejt Belgjikës në dhjetorin e vitit 2023, si porositës i vrasjes së Ardit Spahiut. Kunatit të motrës së Erion Alibej që u qëllua për vdekje në vitin 2020, në lagjen Molenbek në Bruksel.
Franc Çopja që u dënua për këtë vrasje nga Gjykata e Krimeve të Rënda në Bruksel, në janarin e vitit 2026 me 25 vite burgim.
Ndërsa Mikael Qosja dhe Flobenc Meçja, u dënuan me burgime të përjetshme.
Por që siç theksuam vëllezërit Hajdar dhe Franc Çopja kishin si aktivitet të tyrin kryesor trafikun ndërkombëtar të kokainës. Por që me kalimin e viteve ishin përfshirë edhe në shumë krime kundër njeriut, duke porositur vrasje.
Vrasje të cilat siç thamë u shpërndanë sa në Evropë, ashtu edhe në qytetin e tyre të lindjes në Elbasan.
Ku tashmë është e njohur armiqësia e tyre e përbetuar me vëllezërit Alibej.
E cila nisi me ekzekutimin e Endrit Alibej dhe përfundoi në hakmarrjen e përgjakshme midis atyre që kishin qenë ortakë në trafikun e drogës.
Por që tashmë ishin kthyer në armiq të njëri-tjetrit.
Rrëfime nga qelia të Erion Alibej, për llogari të autoriteve belge, që nxorrën në pah jo vetëm mëritë e tyre të vjetra që pasuan me plumba dhe viktima të shumta, të cilat mesa duket zanafillën e kishin shumë vite më parë në Britaninë e Madhe, aty ku sebep mendohet se ishte bërë humbja e një sasi kokaine prej 50 kg.
Këtu ku në rrëfimet e tij Alibej foli edhe për informacionet që kishte marrë se si vëllezërit Çopja kishin investuar në një rast të vetëm në Dubai, rreth 20 milion euro, për të blerë një apartament në zonën më in të qytetit që gëlon nga shkëlqimi i luksit të tepruar.
Dëshmi të cilat Alibej i dha përpara se Franc Çopja, të arrestohej në Dubai dhe të ekstradohej në Belgjikë.
Erion Alibej – Dëshmia përpara hetuesve belgë
“Ardit Spahiu ishte vëllai i burrit të motrës time. Endriti, vëllai im, e kishte më të afërt Arditin. Ndërsa unë kisha marrëdhënie normale me të. Mesa më pati thënë Arditi, flitej për miliona euro për vrasjet me pagesë. Për ne kundërshtarët tanë janë familja Çopja. Franc Çopja është më i vogli, nga 3 vëllezërit por më i rëndësishmi pasi ka lidhje me biznesin e lëndëve narkotike. Ai jeton në Dubai me familjen, nusen dhe një vajzë. Franci ka miq marokenë dhe shkon shpesh në Marok, aty ku thonë se ka investuar në atë vend. Marokenin e thërrasin ‘Baloti’. Ai është një person shumë i njohur në të gjithë botën dhe ky e ka ndihmuar shumë duke i hapur rrugët në trafikimin e kokainës. Të gjitha këto para Çopja i kanë investuar në Dubai. Nga sa unë di ata kanë blerë një apartament rreth 20 milionë euro në një vend të quajtur ‘Palma’. Si dhe një tjetër e kanë përballë një rrote të madhe tip karoseli, po në Dubai. Këta nuk janë njerëz që arsyetojnë normal, pasi nuk mund të bësh masakër para familjes dhe fëmijëve”.
Por dëshmia e Erion Alibej për luksin dhe investimet e vëllezërve Çopja nuk do të ishte e besueshme nëse ajo do të mbetej vetëm në kuadër të thashethemeve.
Nëse këto nuk do të vërtetoheshin edhe më pas nga hetimet e transaksioneve që ata bënë kohë pas kohe.
‘Çopjat’ që e nisën karrierën kriminale në Itali me shpërndarjen e dozave të vogla.
Për t’u ngjiur më tej në llozhën e krimit ndërkombëtar duke kaluar tonelata me kokainë nga Amerika Latine në drejtim të Evropës, çka i bëri ata kriminelët më të pasur shqiptar.
Një pasuri dhe jetë përrallore të cilën me siguri ata as nuk e kishin ëndërruar në fillimet e tyre. Por që nuk do të ishte e tillë nëse në këtë aktivitet nuk do t’u vinin në ndihmë edhe njerëzit e duhur.
Fabian Zhilla- “Mendoj që tashmë grupet shqiptare kanë arritur të ulen, të krijojnë, ose të mësojnë të shkëmbejnë eksperienca me grupet më të forta në tregun e kokainës. Dhe Dubai sigurisht ka dhënë ndihmesë në këtë aspekt. Qoftë nga pikëpamja logjistike. Dhe kjo u ka lehtësuar shqiptarëve qoftë për të mësuar çmimet, mënyrën e transferimit të parave, të kokainës, qoftë edhe të kalimit të fondeve, qoftë edhe të fshehjes. Pra Dubai mbi të gjitha ka shërbyer për të rritur format sofistikuese të mbulimit, të fshehjes dhe të largimit dhe mbrojtjes së tyre nga goditjet e agjencive ligjzbatuese.”/ Në Shënjestër
Policia e Dibrës me anë të një njoftimi ka thënë se të gji...
Një vatër zjarri është evidentuar pasditen e kësaj të mart...
Vrasja e inxhinierit elektrik, Rigels Kaso në Tiranë, për ...
Autoritetet policore në Lezhë dhe Kurbin kanë ndarë sot nj...
Rreth orës 09:45 të datës 17.03.2026, Policia është njoftu...
Një 63-vjeçar ka humbur jetën në një aksident me një mjet ...
Një 46-vjeçar është arrestuar në flagrancë në rrugën e fsh...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur ditën e sotme në kr...
Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur dy ditë më parë në...
Policia Kufitare në Muriqan ka goditur dy raste të paligjs...
Një shtëpi banimi është përfshirë nga flakët në fshatin Za...
Një 40-vjeçar është arrestuar në Maliq pasi qëllonte me ar...
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, menjëherë pas ...
Një banesë në lagjen Barikadë në Berat është përfshirë nga...
Rreth orës 14:00, shtetasi R. K., rreth 26 vjeç, është par...
Një shpërthim me tritol ka ndodhur në orët e para të mëngj...
Ka ndërruar jetë në pediatrinë e QSUT-së, foshnja 2 muajsh...
Policia e Sarandës ka dalë më reagim zyrtar lidhur me të s...
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në hyrje të qyteti...
Një 34-vjeçar shqiptar është arrestuar në Monteriggioni të...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...