
Ani Begaj, personi i arrestuar sot nga policia, ishte shpallur në kërkim prej kohësh, pasi rezulton i dënuar me 35 vite burgim për një vrasje të dyfishtë.
27-vjeçari është dënuar si autor i përplasjes së përgjakshme me armë, që njihet ndryshe si “masakra e Çoles”.
Gjykata e Apelit Vlorë, e ka dënuar në 2016-ën me 35 vite burgim, për veprat penale "Vrasja në rrethana cilësuese", kryer në bashkëpunim dhe "Armëmbajtja pa leje".
Ngjarja u regjistrua më datë 7 prill të 2015-ës, në lagjen "24 Maji", të Vlorës. Gjithçka nisi me një zënkë mes disa të rinjve pas një feste ditëlindjeje dhe përfundoi në një masakër me tri viktima.
Konkretisht nga përplasja me armë humbën jetën Haki Rakipi, Alfred Velaj dhe Albi Limaj. Policia arrestoi si autorë të masakrës Aleksandër Llanajn, Ani Begajn dhe Bertil Aliajn, njëri i dënuar me burgim të përjetshëm dhe dy të tjerë me nga 35 vite burg.

Kjo masakër u pasua nga një tjetër përplasje. Në tetor 2017, tre anëtarë të familjes Llanaj u plagosën në zonën e Transballkanikes, pranë qendrës së Vlorës. Shënjestra ishte Ferdinand Llanaj, vëllai i të dënuarit përjetë asokohe, Aleksandër Llanaj. Bashkë me Ferdinandin, në këtë atentat u plagos edhe djali i tij 8-vjeçar, si edhe miku i familjes, Dritan Begaj.
Ndërkohë, sot Ani Begaj u vu në pranga së bashku me kushëririn që e shoqëronte dhe ruante, Elton Begajn.
Pasi u lokalizuan nga policia, ata kanë injoruar sinjalin e ndalimit dhe kanë vazhduar lëvizjen me shpejtësi, duke rrezikuar jetën e punonjësve të Policisë dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës.
Gjatë kontrollit fizik, kushëririt 26-vjeçar iu gjet një armë zjarri pistoletë dhe 1 krehër me municion luftarak, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin./ B.A. – CNA.al
Specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Polic...
Kapet pas disa minutash ndjekjeje nga Policia, i shumë...
Analisti Kastriot Myftaraj i dha fund jetës ditën e sotme ...
Një sipërfaqe toke me ullishte dhe pisha disavjeçare j...
Gjykata e Posaçme ka kërkuar nga SPAK-u të zhvillojë hetim...
Policia e Vlorës ka vënë në pranga një nga autorët e d...
Një valixhe e dyshimtë, e lënë në afërsi të një komple...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Tiranë. Gazetari Ka...
Në orën 12:20, në Rrugën e Kavajës, në afërsi të një k...
Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur mesditën ...
Një 25-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë në S...
Policia e Tiranës ka publikuar pamjet me dron që kanë ...
Një 55-vjeçar me inicialet N.G., ka humbur jetën, pasi...
Një shtetas 72-vjeçar është mbytur në “Plazhin e ri” n...
Vendi ynë vijon të përballet me zjarret. Mësohet se va...
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Elbasan ...
Lulzim Berisha nuk është njohur ende me vendimin e Gjy...
Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në fsh...
Të tjera detaje kanë dalë në dritë për ngjarjen e rënd...
Policia ka publikuar informacion paraprak për ngjarjen...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...