Makina del nga rruga/ Shoferi humb njërin krah
Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në fsh...

Lulzim Berisha nuk është njohur ende me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila ka hedhur poshtë kërkesën e tij për të rrëzuar vendimin e Gjykatës së Lartë që e rikthente në burg, nga prej ku u lirua 5 vite para afatit.
Në një prononcim për gazetaren e "Express" për Shqipërinë, Beklie Koltraka, motra e Lul Berishës, Luljeta Berisha tha se do të shkonte të tërhiqte vendimin. “Unë ende nuk jam njohur me vendimin. Sot do të shkoj me avokatin te Gjykata Kushtetuese të tërheq vendimin sepse në kushtetuese jam përfaqësuar nga avokati”, tha ajo për "Express".
Luljeta Berisha shprehet se çështja në Gjykatën e Lartë sipas saj rezulton se është dërguar nga vetë Lulzim Berisha, ndërsa akuzon se kërkesa është bërë nga dikush tjetër.
“Pse s’më morën në pyetje gazetarët në Gjykatën e Lartë se përse u zhvillua gjyqi kundër Lul Berishës? Pse s’ma bënë këtë pyetje kur Lul Berisha ishte i lirë? Kur Lul Berisha ishte me shërbim prove.
Në Gjykatën e Lartë u zhvillua me avokat, i cili ka marrë pjesë ditën e fundit kur një portal shkruante po gjykohet Lul Berisha. Po të hysh te Gjykata e Lartë kërkuesi për t’u zhvilluar gjyqi qenka Lul Berisha. Ke parë ndonjë budalla në botë që ka dalë nga burgu dhe kërkon që t’i zhvillohet gjyqi të më fusësh në burg?
Është bërë një kërkesë me emër të vëllait tim pa firmën e vëllait tim, firmë false. Unë e kam gjetur se kush është, por s’do e them emrin. Unë ia kam lënë zotit dhe zoti po ia merr hakun. Në Gjykatën e Lartë po të hysh duhet ta shohësh dhe thotë kërkuesi Lul Berisha. Në botë s’ka mundësi. Prandaj e çuam në Gjykatë Kushtetuese. Kush është ai person në botë që thotë hajde më fut në burg? E kanë bërë se nuk e donin të lirë”, u shpreh më tej Luljeta Berisha për gazetën "Express".
Luljeta Berisha thotë se e vetmja gjë që e mban Lulzim Berishën dhe vetë atë në Shqipëri është beteja ligjore.
“Vetëm se ishte vëllai me shërbim prove po ne nuk rrimë një minutë këtej. Vëllai e ka familjen në Suedi, unë e kam familjen time në Gjermani. Unë kam ardhur vetëm për këto halle”, deklaroi ajo.
Rihapja e çështjes sipas saj është bërë me qëllim përpara se Lul Berisha të mbaronte shërbimin e provës.
“Vëllai im s’do të jetonte këtu. Vendimi i Gjykatës së Lartë është dhënë përpara se vëllai të mbaronte shërbimin e provës. Të gjitha këto janë bërë me keqdashje për vëllanë tim. Po ta harrojnë se sa të jem unë gjallë vëllait tim s’kanë çfarë t’i bëjnë. Sepse vëllai im s’ka shkelur ligjin”.
Në 8 dhjetor të 2020-ës SPAK-u njoftoi zbardhjen e 2 ngjarjeve kriminale të ndodhura 15 vite më parë ku fillimisht do të ekzekutohej Klodian Saliu dhe më pas me eksploziv Vajdin Lamaj dhe miku i tij Artan Arsi. Sipas dosjes hetimore zbulimi i personave të përfshirë në këto dy ngjarje u bë përmes një prej të akuzuarve, Luftar Reçit, i cili tha disa emra që sipas tij ishin të përfshirë. Ndër to ai përmendi dhe Lulzim Berishën.
Në dosje thuhet: “Në fillim të shkurtit kam takuar në Tiranë Lul Berishën. Takimi u realizua në vendin e quajtur stacioni i trenit në Tiranë, vend ku unë kisha një kazino timen. Gjatë takimit Luli më ofroi një marrëveshje sipas së cilës unë duhej të vrisja shtetasin Klodian Saliu dhe ai në këmbim do të vriste hasmin tim. Ata më thanë se Klodian Saliu e kishte kundërshtuar dhe kishin frikë se mos i vriste. Kam pasur lidhje shoqërore me Lul Berishën, Indrit Taulla, Lenti (Plarent Dervishi)”.
“Berishën e kam njohur në 1994, ndërsa Plarent Dervishin dhe Indrit Taullain i kam njohur vonë sepse ishte njohje dhe miqësi e ngushtë e Lulëzim Berishës. Kujtoj se ka qenë muaji shkurt i vitit 2005, besoj nga mesi i muajit, më ka telefonuar nga numri i tij celular te numri im celular shtetasi Lulzim Berisha. Luli më tha më gjej mua nga ato të 'nëntat' (që ishin kallëpe tritoli) ku bëhej fjalë për një atentat të përgatitur nga unë për hasmit e mi në Dibër, atentat i parealizuar nga unë për arsye se hasmi im mbante me vete fëmijët e tij dhe unë nuk lejova shpërthimin sepse nuk doja të vrisja fëmijët. Luli ishte në dijeni të kësaj ngjarjeje se më kishte treguar vetë dhe kishte mësuar nga unë se J… më kishte përgatitur minat për ngjarjen e Dibrës dhe për këtë arsye më kërkoi një minë për veten e tij. Për të përgatitur minat me telekomandë më ka ndihmuar nipi im që quhet… i cili është vrarë në vitin 2002”, shprehet Reçi.
Sipas avokatëve mbrojtës, dëshmitari Luftar Rreçi është i pabesueshëm. Luljeta rrëfen për "Express"-Shqipëri se edhe Lulzim Berisha i ka thënë se nuk e njeh Luftar Reçin.
“Vëllai im që ka qenë në burg 11 vite del ky personi dhe thotë është shoku im Lul Berishës, a e ka taku naj herë Berisha në burg këtë shokun e 'ngushtë' në thonjëza, a ka ngrënë ndonjëherë drekë me të Berisha siç ka ngrënë me të burgosurit e tjerë, se plot të burgosur të tjerë kanë ngrënë drekë me vëllanë tim. Se i çoja unë ushqime ditë për ditë. Problemi qëndron se del ky, nga një fshat i Dibrës edhe thotë jam shoku Lul Berishës dhe pa pikë turpi thotë në 23 shkurt të 2005 kam takuar Lul Berishën në shtëpi.
Me 21 Lul Berisha ka udhëtuar për në Turqi. Po s’ka qenë. Vëllai im kur është kthyer nga Turqia e ka marrë në pyetje një prokuror i krimeve të rënda, ia ka marrë dhe celularin dhe ia ka kontrolluar të gjitha.
Vëllai im më thotë më vdektë çuni motër s’e njoh. Këto i bëjnë sepse nuk e duan të lirë vëllanë tim. E shohin për të mençur. Kush të sulmon? Budallai, i padituri”. /Gazeta "Express"
Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në fsh...
Të tjera detaje kanë dalë në dritë për ngjarjen e rënd...
Policia ka publikuar informacion paraprak për ngjarjen...
Janë zbardhur detajet e para të vrasjes që tronditi Lu...
Një ngjarje tronditëse raportohet se ka ndodhur pasdit...
Policia ka zbardhur detajet e operacionit të koduar “Tufin...
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik...
Parandalohet një ngjarje e mundshme kriminale në famil...
Janë zbardhur detaje të reja nga aksioni i madh që po ...
Zbardhen detaje të reja nga aksioni i madh që po zhvil...
Zbardhen detaje të reja nga zjarri në spitalin e Fieri...
Spitali Rajonal Fier është përfshirë nga flakët paradi...
Një 37-vjeçar me inicialet D. H., banues në Belsh, ësh...
Kati i parë i spitalit të Fierit është përfshirë nga f...
Një pushuese rrezikoi të mbytej, teksa po lahej në det...
Kapet shtëpi bari në Fier, heroinë, kanabis në proces ...
Në Institutin e Policisë Shkencore, pajisjet më të sof...
Policia e Shkodrës ka arrestuar në flagrancë një perso...
Trafiku i shpërndarjes së drogës po bëhet në mënyrat m...
Një shqiptar është arrestuar në Itali pasi është kapur...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...