Vrasja e Artan Santos/ Eksperti i kriminalistikës: Nuk ka gëzhoja, është vetëm një copë predhe…
Në Institutin e Policisë Shkencore, pajisjet më të sof...

Kapet shtëpi bari në Fier, heroinë, kanabis në proces tharjeje e armë zjarri.
Finalizohet një tjetër operacion për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje.
Operacioni policor i koduar "Grizë", i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Fier.
Sekuestrohen 208 gramë heroinë, 17.5 kg kanabis në proces tharjeje dhe 1448 fara kanabis. Asgjësohen fidanë dhe bimë të dyshuara narkotike, që ishin kultivuar në afërsi të dy banesave të ndryshme.
Gjithashtu sekuestrohen 3 granata difensive dhe ofensive, 2 armë gjahu pa leje, 391 fishekë luftarakë, 3 peshore elektronike dhe 2 pajisje që shërbenin për përpunimin e lëndës narkotike.
Vihet në pranga pronari i njërës nga banesat, shpallen në kërkim 2 djemtë e tij.
Gjatë operacionit u vu në pranga edhe 1 shtetase tjetër që kishte kultivuar bimë narkotike në një sipërfaqe toke në pronësi të saj.
Në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë policore se në një banesë në lagjen "29 Marsi", Patos, kultivohej dhe prodhohej lëndë narkotike, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Fier, ka organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar "Grizë", në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit S. G., 66 vjeç, banues në Patos.
Po në kuadër të operacionit u bë shpallja në kërkim dhe po punohet për kapjen e dy djemve të 66-vjeçarit, shtetasve E. G., 39 vjeç dhe G. G., 26 vjeç, të cilët dyshohet se kryenin në bashkëpunim aktivitetin kriminal.
Gjatë kontrollit në lagjen "29 Marsi", në banesën e këtyre shtetasve u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 208 gramë lëndë e dyshuar narkotike heroinë, 17.5 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis në proces tharjeje, 1448 fara kanabisi, 3 granata difensive dhe ofensive, 2 armë gjahu pa leje, 391 fishekë luftarakë, 3 peshore elektronike dhe 2 pajisje që shërbenin për përpunimin e lëndës narkotike. Gjithashtu, u asgjësuan bimë të dyshuara narkotike kanabis, që ishin kultivuar në një sipërfaqe toke në afërsi të kësaj banese dhe fidanë të dyshuar kanabis, të kultivuar në kubikë.
Në vijim të kontrollit të territorit, në zonën ku po zhvillohej operacioni, në një sipërfaqe toke në pronësi të shtetases V. G., u gjetën të kultivuara bimë narkotike të dyshuara kanabis. Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi i shtetases V. G., 54 vjeçe, për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike".
Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprat penale "Kultivimi i bimëve narkotike", "Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike", "Mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë" dhe "Mbajtja pa leje e municionit luftarak".
Në Institutin e Policisë Shkencore, pajisjet më të sof...
Policia e Shkodrës ka arrestuar në flagrancë një perso...
Trafiku i shpërndarjes së drogës po bëhet në mënyrat m...
Një shqiptar është arrestuar në Itali pasi është kapur...
Levzat Veseli, ish-inspektor policie, është dënuar me ...
Një sipërfaqe e madhe me pyje e shkurre në Krastën e Krujë...
Mbi 21 mijë persona kanë pasur problem me drejtësinë p...
Policia e Tiranë ka arrestuar në flagrancë tre shoferë...
Dy persona në Fier, janë vënë në prangat e policisë pa...
Zbardhet detaje të reja nga ngjarja që tronditi Fierin...
Policia ka vënë në pranga 30-vjeçarin që plagosi nënë ...
Vetëdorëzohet në polici 49-vjeçari Agron Mehmeti, i ci...
Janë zbardhur detaje tronditëse nga ngjarje e rëndë u ...
Erliton Ymeri, 37 vjeç, ish-specialist në sektorin e h...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Patos, ku djali ka p...
Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja e Shkodrës ku...
Të tjera dëshmi e të vërteta dalin në dritë nga vrasja mak...
Një shofer kamioni me origjinë shqiptare, që udhëtonte...
Një ngjarje e rëndë raoportohet se ka ndodhur në Prish...
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mëngjesin e ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...