
Policia ka zbardhur detajet e operacionit të koduar “Tufina”, në kuadër të të cilit janë vënë në pranga tetë persona, si dhe janë shpallur në kërkim dy të tjerë.
“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Korrupsionit në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, pas një pune të mirëfilltë hetimore disamujore, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar 'Tufina', në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
- E. N., 32 vjeç, me detyrë Drejtor i Agjencisë së Shërbimeve Funerale të Bashkisë Tiranë, për veprat penale 'Korrupsioni pasiv i punonjësve që ushtrojnë funksione publike', 'Ushtrimi i ndikimit i paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike' dhe 'Shpërdorimi i detyrës';
- Xh. M., 61 vjeç, me detyrë punonjës i Sektorit të Varrezave Tufinë, në Agjencinë e Shërbimeve Funerale të Bashkisë Tiranë, për veprën penale 'Shpërdorimi i detyrës';
- L. Sh., 63 vjeç, me detyrë punonjës i Sektorit të Varrezave Tufinë, në Agjencinë e Shërbimeve Funerale të Bashkisë Tiranë, për veprën penale 'Shpërdorimi i detyrës';
- G. D., 49 vjeç, me detyrë punonjës i Sektorit të Varrezave Tufinë, në Agjencinë e Shërbimeve Funerale të Bashkisë Tiranë, për veprën penale 'Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike';
- B. L., 66 vjeç, për veprën penale 'Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike';
- A. A., 28 vjeç, për veprat penale 'Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike dhe “Korrupsioni pasiv i punonjësve që ushtrojnë funksione publike';
- E. M., 37 vjeç, për 'Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike' dhe 'Korrupsion aktiv i punonjësve që ushtrojnë funksione publike';
- F. Gj., 24 vjeç, për veprën penale 'Ndërtimi i paligjshëm'.
Gjithashtu, u proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit R. N., 44 vjeçe dhe J. Ç., 31 vjeç, për veprën penale 'Shpërdorimi i detyrës'.
Në vijim të veprimeve u shpallën në kërkim shtetasit Sh. N. dhe F. Gj.
Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kundrejt shpërblimit nga 30.000 deri 50.000 lekë të rinj, duke shpërdoruar detyrën, kanë siguruar vendvarrime për shtetas të ndryshëm, në varrezat e Tufinës.
Gjithashtu, nga këqyrja e aparateve celulare të këtyre shtetasve dyshohet se nëpërmjet ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj funksionarëve të sektorëve të tjerë, mundësonin nxjerrjen e lejeve të ndërtimit dhe rindërtimit, nga institucionet përgjegjëse, për banesat e dëmtuara nga tërmeti, kundrejt pagesës 200.000 lekë të rinj; nxjerrjen e certifikatave të pronësisë pranë ASHK-së; përfitimin e certifikatave të vaksinimit kundër COVID-19, kundrejt pagesës 30.000 lekë të rinj, si dhe përfitimin e kredisë të butë pranë bashkisë Tiranë.”-njofton policia./CNA.al
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik...
Parandalohet një ngjarje e mundshme kriminale në famil...
Janë zbardhur detaje të reja nga aksioni i madh që po ...
Zbardhen detaje të reja nga aksioni i madh që po zhvil...
Zbardhen detaje të reja nga zjarri në spitalin e Fieri...
Spitali Rajonal Fier është përfshirë nga flakët paradi...
Një 37-vjeçar me inicialet D. H., banues në Belsh, ësh...
Kati i parë i spitalit të Fierit është përfshirë nga f...
Një pushuese rrezikoi të mbytej, teksa po lahej në det...
Kapet shtëpi bari në Fier, heroinë, kanabis në proces ...
Në Institutin e Policisë Shkencore, pajisjet më të sof...
Policia e Shkodrës ka arrestuar në flagrancë një perso...
Trafiku i shpërndarjes së drogës po bëhet në mënyrat m...
Një shqiptar është arrestuar në Itali pasi është kapur...
Levzat Veseli, ish-inspektor policie, është dënuar me ...
Një sipërfaqe e madhe me pyje e shkurre në Krastën e Krujë...
Mbi 21 mijë persona kanë pasur problem me drejtësinë p...
Policia e Tiranë ka arrestuar në flagrancë tre shoferë...
Dy persona në Fier, janë vënë në prangat e policisë pa...
Zbardhet detaje të reja nga ngjarja që tronditi Fierin...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona, të dyshuar si autorë të një vrasjeje dhe një p...
Një i arrestuar dhe një i proceduar në gjendje të lirë për...
Dy persona janë arrestuar në Kurbin pasi u kapën në flagra...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Njësitë e Forcave të Armatosura të Ukrainës kanë kryer një...
Këshilli i Bashkimit Europian dha sot miratimin përfundimt...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kinë, Kili dhe vende të t...
Numri i viktimave nga tërmetet shkatërruese në Venezuelë k...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Turistët nga Kosova vijojnë të mbajnë peshën kryesore të h...
Turizmi shënoi një përshpejtim të rritjes gjatë muajit maj...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...