
Byroja Kombëtare e Hetimit dhe forcat RENEA kanë bastisur vilën e deputetit socialist Rrahman Rraja. Kontrolli i befasishëm është zhvilluar në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Zezë të zonës së Niklës.
Sipas "Xhungël", objektiv i këtij aksioni ka qenë gjetja dhe ndalimi i shtetasit Ramazan Rraja, 30 vjeç, banor i njësisë administrative Nikël në zonën e Fushë-Krujës. Po ashtu është ushtruar kontroll i banesës së tij në fshatin Zezë, së bashku me automjetin, të cilin ai ka në përdorim.
Hetuesit e BKH-së, të mbështetur nga grupet e depërtimit të repartit special RENEA, kanë mbyllur në rrethim në orët e para të së enjtes, vilën 3-katëshe në fshatin Nikël. Në zbatim të vendimit të Gjykatës Speciale, kanë hyrë në ambientet e brendshme duke ushtruar kontroll të hollësishëm ndaj çdo personi që gjendej aty.
Agjentët e BKH-së, kanë bastisur në mënyrë të imtësishme çdo ambient të vilës, për të gjetur materiale apo prova në lidhje me hetimin.
Në vendimin e gjykatës speciale, vila 3-katëshe së bashku me hapësirën përreth saj, e rrethuar nga një mur i lartë mbrojtës dhe e pajisur me sistem sigurie me kamera, është përcaktuar si objekt në pronësi dhe në përdorim të shtetasit Ramazan Rraja.
Hetuesit e BKH-së, kanë mbetur të befasuar, kur në banesë në vend të personit që kërkonin, kanë gjetur xhaxhain e tij, Rrahman Rraja, deputet i Partisë Socialiste dhe familjen e tij.
Deputeti i PS-së u ka komunikuar agjentëve të BKH-së se në banesë gjendet vetëm familja e tij. Ndërsa nipi i tij, Ramazan Rrahja, ka kohë që jeton në kryeqytet. Por ky fakt nuk i ka penguar agjentët e BKH-së të ushtrojnë kontroll në çdo cep të godinës pavarësisht faktit se aty gjendej vetëm deputeti i PS-së dhe familja e tij.
Pas më shumë se dy orësh, agjentët e BKH-së dhe trupat speciale RENEA, kanë përfunduar kontrollin duke u larguar pa gjetur as personin që kërkonin dhe as mjete të kundërligjshme.
Mesditën e sotme, për shkak të erës së fortë, në lagje...
Zamira Gjongecaj e Besnik Braka janë çifti të cilëve u...
4 apartamente me vlerë 300 mijë euro janë konfiskuar. Pron...
Në lidhje me rastin e transmetuar në emisionin investigati...
29-vjeçari që rrahu mësuesin pedofil është lënë i lirë nga...
Policia e Durrësit ka arrestuar me qëllim ekstradimin ...
Gazetari Lavdrim Lita ka zbuluar numrin e shqiptarëve ...
Anduena Llabani ka ngritur dyshime të forta, teksa ka ...
Një familje prej 5 anëtarësh i ka shpëtuar një tragjedie...
Kontrolle të befasishme për kapjen e personave të shpallur...
Iniciohet operacioni policor intensiv, në të gjithë te...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Elbasan. Sipas asaj që r...
Drejtoria Rajonale e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore Dur...
Kleanthi Laçi, mësuesi i fizkulturës nga Tepelena, i c...
Të dhënat e shtrira në kohë që dëshmojnë vrasjet që ka kry...
I morën 5000 m² tokë një shtetasi, duke e përvetësuar dhe...
18-vjeçarja shqiptare, Gerta Allushi, ka humbur betejë...
Matteo Messina Denaro, i njohur gjithashtu si Diabolik...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth orës 14:35, në la...
Gazetarja Klodiana Lala, ka zbuluar detajet nga raporti i ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...