
Matteo Messina Denaro, i njohur gjithashtu si Diabolik, është bosi i mafies siciliane që u arrestua dje në Palermo, duke marrë kështu fund arratia 30-vjeçare.
BBC ka zbuluar se gjithçka nisi nga disa përgjime. Në përgjimet e të afërmve të Messina Denaros flitej për një person të sëmurë me tumor, duke ngritur dyshimet se bossi i mafies ishte sëmurë.
Kjo bëri që operacioni i karabinierëve të përqendrohej në klinika deri në gjetjen e Diabolikut si pacient të regjistruar për seancë kimioterapie për tumorin në mëlçi.
Messina Denaro ishte duke ecur drejt një kafeneje jashtë një klinike private, kur vuri re praninë e madhe të policisë. Ai tentoi të kthehej prapa, por pa që ishte i rrethuar dhe nuk u largua.
Një polic iu afrua dhe e pyeti për emrin e tij dhe Diabolik nuk e gënjeu, por ngriti sytë dhe tha: "Ti e di kush jam. Unë jam Matteo Messina Denaro".
Ai ishte regjistruar për takim në klinikë me emrin Andrea Bonafede.
Deri në momentin e vënies në pranga karabinierët nuk ishin të sigurt se personi që kishin përpara ishte me të vërtetë bosi i mafies siciliane, të cilin po e ndiqnin për tre dekada.
Por pas vitesh kërkimesh të mundimshme dhe vetëm një imazh të transformuar me anë të programeve kompjuterike, karabinierët kishin besim se ai mund të ishte Matteo Messina Denaro.
Gjatë kohës së tij në krye të sindikatës së krimit të organizuar “Cosa Nostra”, Messina Denaro mbikëqyri hedhjen e paligjshme të mbeturinave, pastrimin e parave dhe trafikun e drogës. Ai u dënua me burgim të përjetshëm në mungesë në vitin 2002 për një sërë vrasjesh.
Ai thuhet se ishte zëvendësuesi i Totò Riina, kreut të klanit Corleone, i cili u arrestua në vitin 1993 pas 23 vitesh në arrati.
“U desh kaq shumë kohë për ta arrestuar atë, sepse, siç ndodhi me bosët e tjerë të mafias, ai mbrohej nga një rrjet shumë i fortë, i rrënjosur thellë dhe jashtëzakonisht i fuqishëm në Siçili dhe më gjerë”, tha gazetari italian, Andrea Purgatori për BBC.
Shumë kishin supozuar se arrestimi i së hënës ishte rezultat i një informacioni të marrë nga bashkëpunëtorët e Messina Denaro, të cilët mendonin se shefi i tyre i sëmurë nuk ishte më i dobishëm për ta.
Në një konferencë shtypi, policia hodhi poshtë teorinë e një informate. Në vend të kësaj, ata thanë se kishin kombinuar metodat e hetimit të vjetër me teknologjinë moderne.
Karabinierët zbuluan se bossi i mafies jetonte në një shtëpi të thjeshtë në Campobello di Mazara, 116 km nga Palermo dhe vetëm 8 km nga vendlindja e tij, Castelvetrano.
Gjatë kontrollit në banesën e tij, nuk u gjetën armë, por parfume luksoze, mobilje të shtrenjta dhe rroba të stilistëve më në zë./ B.A. – CNA.al
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth orës 14:35, në la...
Gazetarja Klodiana Lala, ka zbuluar detajet nga raporti i ...
Një 23-vjeçare është raportuar e zhdukur nga policia. Ngj...
Një mësues është dhunuar mbrëmjen e sotme në Tepelenë....
Sot, rreth orës 18:20, në lagjen “24 Maji”, në afërsi të i...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka dhënë detaje nga pezull...
Rreth orës 15:00 në fshatin Orizaj, Berat, në ujërat e lum...
Ka marrë fund arratia 30-vjeçare e bosit të mafias italian...
Një ditë më parë për më shumë se 4 orë polumbarët e forcav...
Ardian Koçi, drejtor i Administratës së Zonave të Mbrojtur...
43-vjeçari me iniciale A.D. mbeti gati 24 orë i bllokuar n...
Një person është vënë në pranga në Sarandë, pasi hyri ...
Detaje të reja janë zbuluar nga aksidenti në Fier ku ka pë...
Dy banorët që u ngjitën në shtyllën e tensionit dhe kë...
Zjarrëfikësit dhe forcat RENEA kanë bërë të mundur nxj...
Vasil Shabani është ndaluar nga policia, pasi GJKKO e ...
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve dhe Narko...
Një aksident është regjistruar në Rrugën e Arbrit. Si...
Parmakët e urës së Mbrostarit në Fier janë thyer, duke për...
Më datë 14.01.2023, rreth orës 18:35, në vendin e quajtur ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Në Francë, përdorimi i drogës në restorante, qofshin ato r...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...