“Ehu, muhabet l*shi”/ Manja dhe Gjiknuri, përplasje në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve
Mbledhja e zhvilluar këtë të martë në Komisionin për Çësht...
Mbledhja e zhvilluar këtë të martë në Komisionin për Çësht...

Tridhjetë e tetë vite pas fatkeqsësisë bërthamore të Çernobilit, qindra punonjës angazhohen për mbikëqyrjen e termocentralit që është jashtë përdorimit prej kohësh dhe një zone prej 30 kilometrash që është braktisur për shkak të ndotjes.
Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Lesia Bakalets ishte atje dhe sjell rrëfimin e një inxinieri që përjetoi tragjedinë e vitit 1986 dhe që sot vazhdon të punojë në Çernobil.
Heshtja mbizotëron në atë që njihet si zona e braktisur e Çernobilit.
Aktiviteti njerëz këtu ndaloi pothuajse plotësisht 38 vite më parë, duke e lënë natyrën të paprekur.
“Të punosh në zonën e braktisur të Çernobilit është kënaqësi dhe pasiguri, siç thonë vizitorët. Por ne punonjësve na pëlqen. Është qetë këtu”, thotë inxhinieri Volodymyr Verbytskyi.
Ai e sheh këtë zonë si shtëpinë e tij, sepse në qytetin që sot është braktisur, Prypiat, kaloi vitet e fëmijërisë dhe rinisë.
“Ky ishte apartamenti im. Në katin e parë. Këto janë dritaret e dhomës së gjumit. Dhoma e ndënjes ishte në anën tjetër”, thotë zoti Verbytskyi.
Qyteti Prypiat ndodhet 2 kilometra larg termocentralit bërthamor të Çernobilit.
Pas shpërthimit të Reaktorit Numër 4 më 26 prill 1986, qyteti u evakuua. Në atë kohë zoti Verbytskyi ishte inxhinier i ri në termocentral.
“Ishte fundjavë. Isha zgjuar duke lexuar. Rreth orës 4 të mëngjesit erdhi postierja dhe më tha se diçka kishte ndodhur në stacion dhe se duhej të shkoja në punë”, thotë ai.
Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Bërthamore tha më vonë se Çernobili ishte një fatkeqësi e madhe e shkallës 7, që është niveli më i rëndë.
Për pasojë, 31 njerëz vdiqën ndërsa 600 mijë të tjerë që morën pjesë në përpjekjet për shuarjen e zjarrit u ekspozuan ndaj niveleve shumë të larta të rrezatimit.
“Reaktori kishte marrë fund. Si specialist, e kuptova se kjo ishte fatkeqësi e madhe”, thotë zoti Verbytskyi.
Më pas, ai u largua dhe u evakuua nga qyteti së bashku me gruan dhe djalin e tij.
“Na thanë se duhet të largohemi nga qyteti vetëm për dy ose tre ditë. Më vonë, mjekët kontrolluan djalin tim dhe thanë se shkalla e rrezatimit të tij ishte dy herë mbi normën e të rriturve”, thotë zoti Verbytskyi.
Brenda muajit zotin Verbytskyi e thirrën në punë. Ai punoi në termocentral për një vit dhe më pas u transferua në zonën e braktisur, që shtrihet 30 kilometra pranë uzinës së Çernobilit, me shkallën më të lartë të ndotjes nga rrezatimi.
“Në Ukrainë, gjatë periudhës fillestare, 96 qytete dhe fshatra janë zhvendosur. Afërisht 130 deri 150 mijë njerëz u evakuuan”, thotë zoti Verbytskyi.
Ai shton se zona vazhdon të ketë shkallë të lartë ndotjeje.
“E shihni? Niveli i ndotjes po rritet. Kjo shifër është pesë herë më e lartë krahasur me normën e lejuar në Ukrainë”, shpjegon zoti Verbytskyi.
Inxhinieri nuk e mban mend sa herë e ka vizituar zonën që vazhdon të jetë vendi i tij i punës.
Ai mbijetoi një evakuim të dytë nga këtu më 2022, kur rusët morën kontrollin e Çernobilit në fillim të sulmit kundër Ukrainës./ VOA
Një aksident është regjistruar rreth orës 16:40, në rr...
Policia ka arrestuar 29-vjeçarin Alfons Taraj alias Afons ...
Në vijim të aksioneve intensive të policisë, të kryera në ...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Org...
Policia Kufitare në Shkodër ka goditur një rast të falsifi...
Shtetasi me iniciale A.I. përfitoi nga amnistia penale...
Një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Polonia,...
Punonjësit e Task Forcës, të cilët kishin shkuar në fs...
Një aksion masiv antidrogë me urdhër të SPAK-ut është ...
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në b...
Sokol Sinomati, i njohur si “Buzëderri”, dhe i dënuar për ...
Mëngjesin e së enjtes, Gj. N., 39 vjeç, banues në Koma...
Ekstradohen 6 shtetas të shpallur në kërkim ndërkombët...
Rreth orës 01:00 të mëngjesit të sotëm, shtetasi Y. M. ka ...
Zhvillohet një operacion antidrogë në Korçë. Burimet b...
Policia e Korçës ka arrestuar ditën e stome në pikën k...
Për plagosjen me thikë në Shkodër, ngjarje që ndodhi m...
Dy persona janë plagosur me thikë mbrëmjen e sotme rreth o...
Policia ka shpallur në kërkim kryeinspektorin e IMT-së...
Apeli i Gjykatës së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimi...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...