Nesër mbahen zgjedhjet në Këshillin Kombëtar të PD-së/ Ja çfarë pritet nga gara
Këtë të mërkurë, Partia Demokratike do të mbledhë Këshilli...
Këtë të mërkurë, Partia Demokratike do të mbledhë Këshilli...

Edmond Papa është nja nga personazhet, i dyshuar se është i përfshirë në botën e krimit, por që askush nuk e njihte deri sa u ekzekutua me 9 plumba në Tiranë, nga një vrasës (i dyshuar me pagesë), ende i paidentifikuar.
Në dokumentarin e paraqitur në programin “Shënjestër” nga Klodiana Lala, zbardhen detaje të reja lidhur me jetën e Papës.
Çfarë jete bënte ai në Greqi dhe si lidhej ai me dy ngjarjet kriminale që paraprinë dhe pasuan vrasjen e tij.
Ndonëse duket sikur ngjarjet janë të shkëputura në kohë, duket se kanë një emërues të përbashkët, pazaret e drogës.E me sa duket këto pazare janë prishur dhe aty kanë nisur mosdakortësitë, që janë përkthyer në një luftë mes grupesh a personash, mes Shqipërisë dhe Greqisë.
Me sa duket Edmond Papa kishte zhvilluar prej vitesh biznesin e tij kriminal, në fushën e lëndëve narkotike.
Ditën kur ndodhi ngjarja, policia gjatë kontrollit në vendngjarje, ka sekuatesruar rrobat e viktimës si edhe u përpiluan veprimet përkatëse teknike, biologjike dhe kimike për faktorët plotësues të qitjes.
Po ashtu u ushtrua edhe një kontroll në mjetin me targa AB 001 GG të viktimës, ku u gjetën dhe u sekuestruan dy aparatë celularë, një kuti syzesh boshe, dy receta mjekësore, një sasi vlerash monetare, një portofol me mbishkrimin ‘Dior’, tre karta me mbishkrimin CE, një mbishkrim ‘Blue Sky’, një kartë me mbishkrimin ‘Grand Casino Prestige Member’, një kartëvizitë me mbishkrimin e një spitali privat, leje drejtimi në emër të Edmond Papa, dy karta banke, si edhe një çantë e markës ‘Louis Vuitton’.
Nisur nga këto sende që iu gjetën viktimës, duket se ai bënte një jetë goxha të mirë, por asgjë nuk dihet me siguri për jetën e tij.
Sipas vëllait të viktimës, person i cili nuk mbante të njëjtin mbiemër s ii vëllai, tha se Edmond Papa nuk ruhej, ose të paktën është shprehur ashtu për të mos lënë të kuptohet asgjë nga e kaluara e Edmondit.
“Edmondi nuk ruhej. Madje te ai nuk kam parë asnjë shqetësim. Por po kështu dua të deklaroj, se ai nuk ka pasur konflikte me askënd, që mund të çonin në dyshimet tona, lidhur mbi autorët e mundshëm të vrasjes së tij.”, tha vëllai i viktimës.
Të njëjtën gjë deklaroi edhe kunata e Edmondit, e cila ishte e para që mësoi për vrasjen.
Sipas saj lajmin e kishin mësuar nga pronari i lokalit.
“Më datë 16 Dhjetor 2022 rreth orës 10.00 në shtëpinë time ka ardhur vjehrra e cila quhet F. H së bashku me kunatin tim, i cili quhet Edmond Papa. Vjehrra jeton në Kurjan/ Fier, ndërsa kunati në Kurjan dhe në Sarandë. Ata kanë ardhur në Tiranë me automjetin e kunatit tim me targë AB 001 GG, pasi do të kryenin disa vizita mjekësore të vjehrrës.
Rreth orës 16.15, kunati më kërkoi që t’i jepja diçka për të ngrënë mamasë së tij, para se ta çonte për vizitë mjekësore. Unë isha duke i dhënë për të ngrënë vjehrrës, kur dëgjova të shtëna. Fillimisht mendova se mos ishin fishekzjarre. Më pas ra zilja e portës së jashtme. Ishte pronari i lokalit, i cili më tha të lajmëroja ambulancën pasi ishte plagosur Edmondi. Pasi mora ambulancën, mora automjetin e kunatit tim me targa AA 001 GG për ta dërguar në spital. Më pas erdhi policia dhe ambulanca. .”, tha shetasja me inicialet A. B., kunata e viktimës.
Të njëjtën gjë kanë deklaruar edhe të afërmit e tjerë, të cilët thanë se Edmondi nuk kishte ndonjë problem apo konflikt.
“Nuk kam dijeni se cilët janë autorët. Edmondi lëvizte lirisht dhe nuk na kishte shprehur ndonjë shqetësim. Ai ishte i divorcuar dhe nuk kishte fëmijë. Ishte pronari i një biznesi në Sarandë. As Edmondi dhe as bashkëshorti im Kristo nuk kishin konflikte me ndonjë person.”, shtoi kunata e Papës.
Pavarësisht deklaratave të vëllait dhe kunatës së viktimës, policia ka dyshime se ky atentat ka ndodhur për shkak të pazareve të drogës.
Kjo është një nga pistat e mundeshme, duke marrë parasysh aktivitetin e Papës në Greqi, ku prej kohësh ishte skeduar si eksponent aktiv në fushën e lëndëve narkotike.
Tashmë policia shqiptare po bashkëpunon me policinë greke, pëer të zbardhur më tej çështjen.
Gjithsesi, siç raportoi edhe emisioni “Shënjestër”, bëhet fjalë për prishje pazaresh, ku kishte humbur një sasi prej 700 kilogramë kanabis dhe ky dyshohet të jetë dhe shkaku i prishjes së marrëveshjes mes grupeve./CNA.al
Edmond Papa ishte një prsonazh i panjohur publikisht, ...
Eksperti i kriminalistës Ervin Karamuço ka folur lidhur me...
Një 23-vjeçar shqiptar ka përfunduar në prangat e poli...
Një 23 vjeçar me origjinë shqiptare, cili në nëntor të...
Stjuardesa 24-vjeçare, e cila ndërroi jetë tragjikisht...
Detaje të reja kanë dalë në dritë pas arrestimit të Vi...
Është shtyrë seanca në GJKKO për Ardian Çapjan, person...
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të...
Në orët e vona të një nate më parë, një lokal në Tiran...
Gazetarja Klodiana Lala teksa ka komentuar krimet më t...
Klodian Lekocaj, i cili paraqitet si një person i cili nuk...
Gazetari Ferdinand Dervishi ka folur lidhur me bastisjen e...
Një 52-vjeçar ka kundërshtuar forcat policore në Librazhd....
Pamje të tjera kanë dalë nga vrasja e dy shqiptarëve në At...
Një sherr është regjistruar pak ditë më parë në Tiranë...
Një grua është denoncuar në Tiranë nga familja se kanë...
Një sherr ka ndodhur mes disa personave ditën e sotme ...
10 persona kanë përfunduar në prangat e policisë, pasi tra...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Lushnjë...
Eksperti i sigurisë, Fatjon Softa, ka folur mbi çështj...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ministrja e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokal...
Mes tensioneve të përtërira, presidenti amerikan, Donald T...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...