web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Aksidentohet autoblindi në veri të Kosovës/ Plagosen 8 policë

14 Dhjetor 2024, 08:45, Kronika CNA

Aksidentohet autoblindi në veri të Kosovës/ Plagosen 8

Një makinë e blinduar e policisë së Kosovës është aksidentuar në Fshatin Grabovc, në veri të vendit.

Nga infodmacionet paraprake, raportohet se makina ka rrëshqitur dhe ka dalë jashtë rrugës.

Si pasojë e aksidentit kanë pësuar lëndime 8 zyrtarë policorë.

Të plagosurit janë dërguar në qendrën spitalore për trajtim të mëtejmë mjekësor.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se 5 policë kanë dalë nga spitali, ndërsa 3 të tjerë po vijojnë të marrin shërbim mjekësor.

Ai ka njoftuar se gjendja e tyre është stabël dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

“Nga tetë policët e lënduar në aksident, pesë janë liruar në shtëpi kurse tre gjenden në Klinikën Emergjente në QKUK. I vizitova dhe mjekët më njoftuan se gjendja e tyre është stabile dhe për momentin jashtë rrezikut për jetën. Njëri do të transferohet në Klinikën e Ortopedisë, njëri në Klinikën e Kirurgjisë Torakale dhe njëri pas observimit në Klinikën Emergjente pritet të tranferohet në Klinikën e Neurokirurgjisë. I gjithë stafi në spitalin e pergjithshëm në Mitrovicë dhe Klinikën Emergjente në QKUK janë mobilizuar duke reaguar shpejt dhe në menyrë profesionale. I uroj shërim dhe kthim të shpejtë në detyrë secilit”, ka dfeklaruar ministri i Shëndetësisë./ CNA





Lajmet e fundit nga