web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rekrutonin shpërndarës droge/ 4 ukrainas të arrestuar, një polak në kërkim

13 Dhjetor 2024, 11:54, Kronika CNA

Rekrutonin shpërndarës droge/ 4 ukrainas të arrestuar, një

Katër ukrainas kanë përfunduar në prangat e policisë së Vlorës dhe një polak është shpallur në kërkim, pasi trafikonin qenie njerëzore, me qëllim që këta të fundit të trafikonin lëndë narkotike.

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, Elidon Çela, njofton se organizatorët janë shtetas të huaj dhe rekrutimi i personave të tjerë kryhej në vendet e Europës.

Çela dha detaje edhe nga sekuestrimet e kryera, ndërsa njoftoi se vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë rast.

Ndërkaq blutë informuan edhe për arrestimin e një të mituri për posedim arme.

Çela tha se fokusi i policisë ngelet goditja e aktiviteteve kriminale me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë së jetës dhe pronës së qytetarëve./ CNA





Lajmet e fundit nga