Makina përplaset me motorin në Kukës/ Plagoset 18-vjeçari
Një aksident ka ndodhur rreth orës 17:30, në aksin rru...

Lançimi në publik nga gazeta “El Universal” në Meksikë, i 4 vëllezërve shqiptarë, solli një përhapje të gjerë të lajmit në mediat online në Shqipëri.
Shumë u përpoqën të lokalizojnë vëllezërit H., se janë nga Vlora dhe zotërojnë biznese në Vlorë, por ka diçka të kundërt.
Për hir të së vërtetës vëllezërit, R., L., A. dhe F. H. nuk janë nga Vlora, por janë nga Belshi i Elbasanit.
Të dhëna për ta, kam pasur vetëm në kuadër të versionit jo zyrtar.
Kryesisht si individë që kërkonin të hynin në Shqipëri për të bërë biznes dhe që përfaqësonin diçka të dyshimte. Deri këtu nuk ka asgjë të keqe. Se kur po vjen lloj e sorollop i huaj, për të bërë biznes në këtë kasabanë tonë, pse të mos vijnë dhe këta tanët të investojnë, qoftë në bregdet, qoftë në mal apo qoftë në fushë?.
Katër vëllezërit, janë pikërisht vëllezërit e Belshit, që në disa qarqe jo zyrtare, konsiderohen si të dyshuar në aktivitet kriminal në Meksikë, kryesisht në trafik kokaine dhe pastrim parash.
Por deri në këtë fazë ku jemi, asnjë hetim s’ka të rregjistruar apo të jenë faktuar akuzat jo zyrtare, ndaj vëllezërve H., nga organet inteligjente në Shqipëri apo qoftë dhe në Meksikë.
Pra jemi vetëm në kaudër të llogjeve të Kavajës që bëhen nëpër tavolina. Por nga ana tjetër populli thotë: “…Ku ka zë, nuk është pa gjë…”.
Shpërthimi i lajmit në gazetën “El Universal” në Meksikë solli ekspozimin e tyre publik, si vëllazëri që janë të lidhur direkt me kartelin “Sinaloa”.
Një prej karteleve, sot për sot më të fuqishme në botë, për sa i përket potencialit ekonomik, aftësive të trafikut të kokainës dhe fitimit, dhunës potenciale, por dhe shtrirjes në territor gjeografik.
Për shkak se 4 vëllezërit e Belshit, kanë jetuar për një kohë të gjatë në Meksisë dhe Amerikë, sigurisht që të dhënat për ta janë të vakëta.
Vëllezërit pa dyshim që kanë kontakte domethënese dhe të besuara me njerëz të biznesit dhe qeverisë në Tiranë dhe Vlorë, por jo vetëm. Lidhja e tyre me Vlorën është pikërisht kontaktet e vëllezërve me disa vlonjatë, për të bërë biznes.
Vlonjatë si Besnik Lulaj, i “Marina Bey”, “Valona Konstruksion” dhe jo vetëm, apo Besnik dhe Gramoz Murataj, dy vëllezërit e llotove “Ecco Bet” dhe kazinove në Shqipëri, janë personat kryesorë që 4 vëllezërit nga Belshi, bashkëpunojnë për biznes në Shqipëri.
Besnik dhe Gramoz Murataj, janë dy persona të dënuar për “Trafikim të lëndëve narkotike”, ku pjesë e dosjes penale të tyre ka qënë dhe Geron alias Agron Xhafaj, vëllai i ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.
Ka dyshime të arsyeshme se vëllezërit Murataj, besohet të jenë projektuar nga qeveria Rama, për të marë një nga liçensat e basteve sportive online, që qeveria Rama kërkon të legalizojë.
Në vitin 2017, dhe pikërisht në 12 qershor, rezulton se Gramoz Murataj, djali i Besnikut, Rudi Lulaj dhe F. H., njëri nga 4 vëllezërit nga Belshi, kanë hapur në Vlorë, kompaninë “GamingMtech”.
Gramozi, zotëronte 50 për qind të aksioneve, ndërsa Redi Lulaj dhe F. H., 25 përqind secili. Shoqëria funksionoi vetëm 1 vit e gjysëm dhe më pas në 14 janar 2019, shpalli likujdimin. Ndërsa në 18 shtator 2019, kjo kompani u ç’rregjistrua si biznes në Shqipëri./CNA.al
Një aksident ka ndodhur rreth orës 17:30, në aksin rru...
Gazetari investigativ Artan Hoxha, vijon të përcjellë ...
Finalizohet operacioni policor i koduar "Midnight", në...
Një tjetër rast i tentativës për vetëvrasje është shën...
Policia e Tiranës ka shkatërruar grupin e shqiptarëve ...
Gazetari Xhevahir Zhabina thotë se katër vëllezërit sh...
Është shtyrë për herë të dytë brenda javës seanca gjyq...
Policia ka dalë me një reagim zyrtar lidhur me tragjed...
Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja e Elbasanit, ...
Një 34-vjeçar është asfiksuar në ujërat termale të lli...
Gazetari Artan Hoxha ka publikuar disa foto nga qyteti...
82-vjeçarja, Lefkothea Karasa, është proceduar penalis...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në Nar...
Një plagosje është regjistruar rreth orës 15:40, në la...
Një sherr ka ndodhur ditën e sotme rreth orës 16:10, n...
Një media spanjolle ka raportuar për lidhjet e karteli...
Policia e Tiranës ka ndaluar ditën e sotme një 50-vjeç...
Vijojnë operacionet për goditjen e veprimtarisë krimin...
Pak minuta më parë, CNA.al raportoi në lidhje me një aksid...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në Sovjan të Korçës. S...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...