Mbahet protesta e 25-të kundër qeverisë, qytetarët ‘sfidojnë’ shiun
Këtë të mërkurë ka nisur grumbullimi i qytetarëve për prot...
Këtë të mërkurë ka nisur grumbullimi i qytetarëve për prot...

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimi Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, vlerësoi se Rusia nuk është më një superfuqi, pasi ka arritur me vështirësi përparim në vijat e frontit krahasuar me vitin 2014. Ajo tha se zgjerimi i BE-së është antidot ndaj "imperializmit rus".
“Sot Rusia është e dobësuar, ekonomia e saj është në gjendje të rëndë, është e ndarë nga tregu energjetik evropian, dhe qytetarët po largohen. Kërcënimi më i madh është se mund të përfitojë më shumë në tryezën e negociatave sesa në fushëbetejë”, tha Kallas. Ajo paralajmëroi se “kushtet maksimaliste të Rusisë nuk mund të përmbushen me një përgjigje minimale”.
Ajo gjithashtu paraqiti parimet e BE për arritjen e paqes në Ukraina: nëse kufizohet ushtria ukrainase, duhet të kufizohet edhe ajo ruse, Rusia duhet të paguajë dëmet e luftës, nuk ka amnisti për krimet e luftës dhe duhet të mundësohet kthimi i fëmijëve ukrainas të rrëmbyer.
“Ky është minimumi nëse paqja është vërtet qëllimi i Rusisë. Duke qenë se dyshojmë se nuk është, Evropa po armatoset së bashku me partnerët”, tha ajo.
Kallas paralajmëroi se okupimi i Donbas, nuk është qëllimi përfundimtar i Rusisë. Ajo theksoi se Moska synon të dobësojë ekonomitë përmes sulmeve kibernetike, pengimit të satelitët, sabotimit të kabllot nënujore, shkatërrimin e aleanca me dezinformata, duke përdorur sektorin e energjisë si mjet presioni dhe duke kërcënuar me armë bërthamore.
Shefja e diplomacisë së BE-së, Kaja Kallas, tha se blloku evropian duhet të sigurojë stabilitetin në fqinjësinë e saj, në lindje dhe jug, duke shtuar se zgjerimi është “antidot ndaj imperializmit rus”. Sipas saj, zgjerimi është një zgjedhje gjeopolitike që BE-ja duhet ta mbështesë.
Kallas theksoi se Bashkimi Evropian mbetet një forum tërheqës dhe se “lista e pritjes” për anëtarësim po zgjerohet.
“Qytetarët ende duan të bashkohen me bllokun tonë, dhe jo vetëm evropianët. Kur vitin e kaluar isha në Kanada, më thanë se më shumë se 40 për qind e kanadezëve kanë interes për t’u bashkuar me BE-në. Shpresoj vetëm që ata që presin prej kohësh të mos duhet të presin edhe më gjatë”, tha Kallas gjatë një fjalimi në Konferencën e Sigurisë së Munihut, duke refuzuar pretendimet se Evropa po përballet me zhdukje civilizimi.
E pyetur rreth mundësisë së pranimit të shpejtë të Ukrainës në BE, dhe çfarë diskutohet në qarqet e Brukselit, ajo pranoi se ende nuk ka një përgjigje të qartë pozitive për këtë çështje.
Ideja për anëtarësim të përshpejtuar nënkupton hyrjen e Ukrainës në bllokun evropian më herët, me disa kufizime, përfshirë të drejtat e votës, ndërsa anëtarësimi i plotë do të kërkonte përmbushjen e të gjitha standardeve dhe një vendim unanim të shteteve anëtare.
Kaja Kallas konsideron se kjo nuk do të shkurajonte vendet që presin prej kohësh, veçanërisht në Ballkanin Perëndimor.
“Edhe ne [në Estoni] duhet të realizonim reforma të shumta për t’u bashkuar me BE, por situata gjeopolitike ishte vendimtare. Ndoshta nuk është realiste të thuash që të gjithë duhet të hyjnë njëkohësisht, sepse ka vende të vogla si Mali i Zi dhe Shqipëria që presin prej kohësh dhe punojnë aktivisht në reforma. Nëse duam ndryshime, duhet të marrim vendime më shpejt. Nuk mund të jetë që kandidatët të kryejnë detyrat e tyre, e ne më pas t’u themi se nuk jemi gati t’i pranojmë”, tha Kallas në Munih.
Konferenca e Sigurisë së Munihut përfundon më 15 shkurt pas një sesioni treditor. Ky është një nga takimet më të rëndësishme gjeopolitike në botë, që mblodhi udhëheqës dhe zyrtarë të lartë. Organizatorët thanë se edicioni i këtij viti ishte më i madhi deri tani, me më shumë se 1.000 delegatë, përfshirë rreth 50 kryeministra dhe ministra të Jashtëm. Konferenca u zhvillua në një moment të tensioneve globale, përfshirë luftën në Ukrainë, tensionet rreth Iranit dhe diskutimet mbi të ardhmen e NATO-s dhe aleancës transatlantike. /REL
Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni ka bërë me dije se...
Në një tubim fushate, kryeministri i Hungarisë, Viktor Orb...
Në ditën e tij të dytë në Konferencën e Sigurisë në Munih,...
Albin Kurti e fitoi besimin e votuesve me një diskurs të f...
Irani është i hapur për kompromis mbi programin e tij bërt...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka shfuq...
Kremlini i është përgjigjur akuzave nga Britania dhe vende...
Zvicra ka njoftuar këtë të shtunë rifillimin e negociatave...
Shtëpia e Bardhë ka publikuar në rrjetet sociale një seri ...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar sot një t...
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, t...
Ambasada e Kosovës në SHBA ka njoftuar se 17 shkurti është...
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, bëri thirrje për ...
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës së në NATO ...
Reza Pahlavi, një figurë opozitare iraniane dhe djali i sh...
SHBA-ja po përgatitet të dërgojë në Lindjen e Mesme një gr...
Qeveritë e pesë vendeve europiane më 14 shkurt lëshuan një...
Kryeministri britanik, Keir Starmer, në Konferencën e Sigu...
Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmilla Sheke...
Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se ndryshimi i regj...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Andy Burnham po planifikon të zhvendosë pjesë të operacion...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...