Protestat/ Rama: Askush nuk mund ta ndalë rrugën e Shqipërisë drejt BE-së
Kryeministri Edi Rama në një intervistë të dhënë për gazet...
Kryeministri Edi Rama në një intervistë të dhënë për gazet...

Gjatë fjalimit të tij në Ditën e Forcave të Armatosura të Ukrainës presidenti Zelensky u shfaq me dy avionë F-16 në sfond. Ata kishin të stampuar në bisht stemën e republikës së Ukrainës dhe ishin mbuluar me rrjetë kamuflazhi. Ukraina ka filluar të përdorë avionë luftarakë të tipit F-16 për t'u mbrojtur nga Rusia, tha presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.
Avionët luftarakë F-16 të prodhuar në SHBA janë objekti më i kërkuar në listën e pajisjeve ushtarake që Kievi ka kërkuar nga vendet perëndimore që nga fillimi i luftës në vitin 2022.
"Avionët F-16 janë tani në Ukrainë. Jam krenar për djemtë tanë që dinë t'i drejtojnë këta avionë dhe tashmë kanë filluar t'i përdorin ata për vendin tonë," tha Zelensky. Ndërkohë që ai fliste në qiell fluturuan edhe dy avionë të tjerë.
"Ne shpesh kemi dëgjuar fjalën 'e pamundur'... por tani avionët F-16 janë një realitet në qiellin tonë."
Nevojiten më shumë avionë dhe pilotë
Megjithatë presidenti shtoi se "numri i avionëve F-16 që kemi në Ukrainë dhe numri i pilotëve të trajnuar për ta nuk është i mjaftueshëm”.
"Gjëja pozitive është se ne presim avionë F-16 shtesë dhe se shumë djem tani po stërviten."
Zyrtarë amerikanë dhe lituanezë thanë se Ukraina kishte marrë në dorëzim grupin e parë të avionëve luftarakë shumëfunksionalë F-16.
"Kjo është një fazë e re e zhvillimit të trupave ajrore të forcave të armatosura të Ukrainës," tha Zelensky.
Pilotët ushtarakë perëndimorë stërviten në përgjithësi tri vjet për të mësuar se si të fluturojnë dhe të përdorin avionët kompleksë si F-16. Ky kurs është përmbledhur në afërsisht nëntë muaj për pilotët ukrainas që stërviten në SHBA dhe Evropë.
Pilotët bëjnë pjesë në personelin ushtarak më të vështirë për t'u zëvendësuar ose rikualifikuar, veçanërisht kur kjo duhet bërë me shpejtësi.
Furnizime të mëtejshme
Ukraina pritet të marrë të paktën 79 avionë F-16 nga Belgjika, Danimarka, Holanda dhe Norvegjia. Dërgimi i avionëve luftarakë do të vazhdojë edhe vitet e ardhshme.
Shtetet e Bashkuara nuk do ta furnizojnë drejtpërdrejt Kievin me avionë F-16 nga inventari i tyre, por presidenti Joe Biden dha dritë jeshile që avionët e prodhuar në SHBA të dislokohen nga vende aleate të NATO-s në Ukrainë.
Avionët luftarakë F-16 të prodhuesit amerikan të armëve, Lockheed Martin, janë prej kohësh të lakmuar nga Kievi, sepse ato kanë të aftësi të mëdha si sulmuse edhe mbrojtëse e janë edhe pjesë kryesore e arsenalit të shumë ushtrive perëndimore.
Deri tani flota e aviacionit e Ukrainës përbëhej nga avionë të vjetër luftarakë të epokës sovjetike MiG-29 dhe Sukhoi./DW
Kandidatja demokrate për presidente, Kamala Harris tak...
Kancelari Olaf Sholc ishte mjaft i lehtësuar kur priti...
Nju Jorku renditet në vend të katërt për rastet e trafikim...
Tensionet në Lindjen e Mesme u intensifikuan, ndërsa vende...
Fotot kult të olimpistëve duke kafshuar medaljet e tyr...
Shtetet e Bashkuara po rrisin praninë ushtarake në Lindjen...
Ndërsa kandidatja demokrate për presidente Kamala Harr...
Pilotët ukrainas kanë filluar të përdorin avionë F-16 për ...
“Ne nuk do të hapim një minierë litiumi derisa gjermanët t...
Për shkak të kërcënimeve masive për sulm nga armiqtë e tij...
Një sulmues palestinez vrau dy njerëz dhe plagosi dy të tj...
Franca u bëri thirrje të dielën qytetarëve të vet në L...
Temperaturat e tokës në pjesë të mëdha të shtresave të...
Vijojnë trazirat në Britani të Madhe, raporton "BBC". ...
Forcat ukrainase kanë goditur një nëndetëse ruse në portin...
Rreziku i shpërthimit të një lufte rajonale në Lindjen e M...
Kandidati republikan për president, Donald Trump, prop...
Dhuna është rishfaqur në rrugët e qyteteve britanike të sh...
Çdo të mërkurë, një klub vrapimi në qytetin e Nju Jork...
Analistët dhe njohësit e mirë të situatës politike në Mali...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Poli...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Një valë e fortë të nxehti pritet të përfshijë Europën Qen...
Rreth 235 persona kanë humbur jetën dhe mbi 4,300 të tjerë...
A nuk po i gjen dot Kancelari fjalët e duhura? Çfarë thonë...
Shpërthime të shumta raportohen nga mediat e huaja në krye...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Sektori i bujqësisë përballoi një vit mjaft sfidues gjatë ...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 82.2 lekë dhe...
Austria ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për t...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...