Kriza e trafikimit të qenieve njerëzore/ Nju Jorku renditet në vend të katërt në SHBA
Nju Jorku renditet në vend të katërt për rastet e trafikim...

Kancelari Olaf Sholc ishte mjaft i lehtësuar kur priti dymbëdhjetë nga personat e liruarnë aeroportin e Këln/Bonit. Ndryshe nga SHBA, ku presidenti amerikan Joe Biden dhe nënpresidentja Kamala Harris e përqafuan gazetarin Evan Gershkovic para kamerave, pritja në Gjermani u zhvillua në heshtje dhe me kujdes.
Sholci tha se shkëmbimi i të burgosurve u bë i mundur vetëm "përmes bashkëpunimit intensiv me shumë vende evropiane dhe veçanërisht me Shtetet e Bashkuara të Amerikës" duke shtuar se beson se në fund të fundit ky ishte vendimi i duhur.

Në fakt shkëmbimi i të burgosurve ishte spektakolar dhe një arritje e madhe diplomatike mes shteteve perëndimore dhe Rusisë, pavarësisht nga çdo vlerësim moral apo etik.
Rusia liroi 16 të burgosur ndër ta katër me pasaporta gjermane. Në këmbim u liruan tetë rusë, ndër ta edhe Vadim Krasikov, që ishte dënuar me burgim të përjetshëm në Gjermani në fund të vitit 2021, sepse sipas gjykatës së Berlinit kishte vrarë një gjeorgjian me origjinë çeçene në një parkt të kryeqytetit në gusht të vitit 2019.
Debati në Gjermani sillet kryesisht rreth pyetjes nëse një shtet ku sundon ligji mund të lirojë një vrasës të dënuar. Por ndryshe nga shumë debate për çështjet aktuale politike, ky debat karakterizohet nga maturia dhe qëndrimi i moderuar.

Eksperti i CDU-së për politikën e jashtme, Norbert Röttgen, tha për radion Deutschlandfunk se Gjermania ka pranuar një "disvantazh serioz": "Por kjo justifikohet nga përfitimi njerëzor, nga liria dhe shpëtimi nga tortura i 16 vetëve".
Eksperti i SPD-së për politikën e jashtme, Michael Roth, e përmblodhi qartë dilemën gjermane. Ai shkroi në Platformën X se ndonjëherë duhet "të bësh marrëveshje me djallin për hir të humanizmit". Ai e kishte fjalën për presidentin rus Vladimir Putin.
E ndrejta ndërkombëtare civile përmban rregulla për këmbimin e të robërve të luftës, sqaron për DW Christian Mihr, zëvendëssekretar i përgjithshëm i Amnesty International në Gjermani. Personat e shkëmbyer nuk ishin robër lufte dhe për këtë rast nuk ka dispozita ligjore specifike.
As në legjislacionin gjerman nuk ka rregulla për shkëmbimin e të burgosurve. Qeveria gjermane dhe ministri i Drejtësisë, Marco Buschmann, u bazuan në këtë rast në nenin 456a të Kodit të Procedurës Penale, sipas të cilit ekzekutimi i dënimit me burg mund të pezullohet në kushte të caktuara.”

E qartë është se shkëmbimi i të burgosurve u bë sepse Putini donte para së gjithash të lironte vrasësin Krasikov, i cili ishte i burgosur në Berlin. Dhe presidenti i SHBA-së Joe Biden kërkonte me ngulm lirimin e Gershkovicit.
A do të thotë shkëmbimi i suksesshëm i të burgosurve se tani janë vendosur linja të reja diplomatike komunikimi me Kremlin të cilat ndoshta mund të ndihmojnë për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë?

Politologu David Sirakov, drejtor i Akademisë Atlantike në Rheinland-Pfalz, nuk është i këtij mendimi. Ai tha për Agjencinë Gjermane të Shtypit se "kjo nuk është as ndonjë masë për ndërtimin e besimit dhe as nuk ngjall shpresa për një marrëdhënie më të mirë me Moskën apo Minskun."
Përkundrazi kjo tregon se strategjia e njohur nga Lufta e Ftohtë për lirimin shtetasit e tyre, të cilët shpesh punojnë në sektorët e sigurisë dhe shërbimeve sekrete, duke bërë presion me anë të burgosjes së shtetasve të huaj në Rusi dhe Bjellorusi, vazhdon të jetë pjesë e repertorit diplomatik të këtyre shteteve./ DW
Nju Jorku renditet në vend të katërt për rastet e trafikim...
Tensionet në Lindjen e Mesme u intensifikuan, ndërsa vende...
Fotot kult të olimpistëve duke kafshuar medaljet e tyr...
Shtetet e Bashkuara po rrisin praninë ushtarake në Lindjen...
Ndërsa kandidatja demokrate për presidente Kamala Harr...
Pilotët ukrainas kanë filluar të përdorin avionë F-16 për ...
“Ne nuk do të hapim një minierë litiumi derisa gjermanët t...
Për shkak të kërcënimeve masive për sulm nga armiqtë e tij...
Një sulmues palestinez vrau dy njerëz dhe plagosi dy të tj...
Franca u bëri thirrje të dielën qytetarëve të vet në L...
Temperaturat e tokës në pjesë të mëdha të shtresave të...
Vijojnë trazirat në Britani të Madhe, raporton "BBC". ...
Forcat ukrainase kanë goditur një nëndetëse ruse në portin...
Rreziku i shpërthimit të një lufte rajonale në Lindjen e M...
Kandidati republikan për president, Donald Trump, prop...
Dhuna është rishfaqur në rrugët e qyteteve britanike të sh...
Çdo të mërkurë, një klub vrapimi në qytetin e Nju Jork...
Analistët dhe njohësit e mirë të situatës politike në Mali...
Kandidati republikan për nënpresident është personi i parë...
Dy sulme ajrore izraelite në pjesën veriore të Bregut Perë...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aks...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Një tërmet me magnitudë 5.9 goditi sot Ishullin Jugor të Z...
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kam...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...