Izraeli përgatitet për luftë në të gjitha frontet
Për shkak të kërcënimeve masive për sulm nga armiqtë e tij...

“Ne nuk do të hapim një minierë litiumi derisa gjermanët të garantojnë se do të kemi lumenj dhe male të pastra”, tha presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, duke shtuar se është e nevojshme të niset një dialog për shfrytëzimin e këtij burimi të rëndësishëm strategjik.
Qeveria serbe pezulloi rregulloren për krijimin e planit për zonën ku do të nxirrej litiumi dy vite më parë, pas protestave të mëdha kundër hapjes së një miniere në Luginën e Jadarit.
Asokohe, kryeministrja Ana Brnabiç, deklaroi: “Ne i kemi dhënë fund marrëveshjes me kompaninë Rio Tinto në Serbi”.
Katër vite e gjysmë më vonë, duket se nuk ka pasur vërtet një fund, dhe Brnabiç tani thotë se “kundërshtarët e litiumit kanë ngadalësuar gjithçka”, duke shtuar se Serbia, “duke mos eksportuar litium, por duke e përdorur atë në atdhe për prodhimin e baterive, do të pozicionohet si një lider evropian për 100 vitet e ardhshme”.
Ajo kritikoi ata që janë kundër minierave të litiumit, duke pretenduar se kundërshtimi i tyre ka për qëllim “destabilizimin e Serbisë”. Vuçiç, nga ana tjetër, pretendon se ndalimi i minierave të litiumit në Serbi, ishte “një lëvizje manipuluese nga shërbimet e inteligjencës perëndimore, për të ndaluar zhvillimin tonë”.
Nga fundi në kthesë
Debati për litiumin serb, i cili deri tani ka qenë një pikë përplasjeje midis atyre që argumentojnë se miniera do të shkatërronte në mënyrë të pakthyeshme natyrën, dhe atyre që besojnë se do të ishte një nxitje e rëndësishme për ekonominë serbe, ka marrë një dimension të rëndësishëm gjeopolitik. Diskutimi për litiumin serb u rindez pas miratimit të Aktit Europian të Lëndëve të Para Kritike (CRMA), i cili përmend edhe litiumin nga Serbia.
Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, dhe nënkryetari i Komisionit Evropian, Maroš Šef?ovich, nënshkruan një zotim për të krijuar një bashkëpunim strategjik midis Serbisë dhe BE-së në lidhje me aktin CRMA.
Nga një intervistë e dhënë për mediat serbe nga Tilman Kuban, një deputet gjerman nga Partia Bashkimi Kristian Demokrat (CDU/CSU), u bë e qartë se kjo nuk është vetëm një çështje ekonomiko-ekologjike, sidomos pasi deputeti gjerman u takua edhe me Vuçiç-in dhe Ana Brnabiç-in.
Midis temave të shumta të përmendura, nga futbolli, te Kina dhe Rusia, ky politikan relativisht i panjohur në Serbi, tha edhe këtë:
“Para së gjithash, mund ta kuptoj plotësisht nga perspektiva e Serbisë, se gjithçka në këtë projekt duhet të verifikohet dhe të përmbushet, por në fund, e shoh si një mundësi të madhe për Serbinë, që t’i dërgojë një mesazh mbështetjeje Evropës.
Ky është mesazhi kyç në këtë projekt dhe ne do të jemi shumë të lumtur nëse do të ketë bashkëpunim me kompani gjermane që do të investojnë këtu, jo vetëm duke përdorur lëndë të parë, por edhe duke prodhuar bateri”, tha deputeti Kuban.
Vetëm një javë më vonë, Vuçiç i bëri thirrje Gjermanisë që të vepronte si gjykatëse për çështjen e minierave të litiumit në Serbi, pavarësisht se ka pasur shkencëtarë, individë dhe institucione të shumta serbe, nga Akademia Serbe e Arteve dhe Shkencave (SANU), deri te Universiteti i Beogradit, të cilët kanë shprehur tashmë mendimet e tyre për këtë çështje.
Nga Merkeli te Kuban: Roli i Gjermanisë në debatin e litiumit në Serbi
Pse Gjermania po shfaqet tani si një lojtare e rëndësishme në çështjen e litiumit? Petar ?urcic, hulumtues në Institutin për Studime Evropiane, thotë se nuk duhet të harrojmë se Gjermania ka shfaqur interes për shfrytëzimin e litiumit në Serbi, që kur u ngrit për herë të parë kjo çështje disa vite më parë.
Në këtë kontekst, fjalët e ish-kancelares gjermane, Angela Merkel, gjatë vizitës së saj të lamtumirës në Serbi në shtator 2021, janë shumë domethënëse.
E pyetur nëse Gjermania ishte e interesuar për litiumin serb, duke qenë se edhe SHBA-ja dhe Kina po shfaqnin interes të madh, ajo u përgjigj: “Kur e gjithë bota është e interesuar, jemi të interesuar edhe ne. Ne kemi investime të rëndësishme në industrinë e automobilave të Serbisë dhe e dimë se çfarë do të thotë litiumi për zhvillimin e baterive dhe lëvizshmërinë në të ardhmen.
Serbia ka diçka me vlerë reale. Sigurisht që ka shqetësime nëse shfrytëzimi do të kryhet në përputhje me standardet ekologjike. BE-ja ka standarde të mira të qëndrueshmërisë”. Pra, çështja e standardeve ekologjike ishte ngritur tashmë nga ish-kancelarja, tha ?urcic.
Vitet e fundit, marrëdhënia midis qeverisë serbe dhe Gjermanisë nuk ka qenë aq e mirë sa marrëdhënia e Vuçiç-it me Partinë CDU të Angela Merkelit. Vizita e Tilman Kuban dhe deklaratat e tij mund të shihen në këtë këndvështrim.
Megjithëse Kuban nuk është një politikan veçanërisht i njohur, mesazhi i tij mund të ketë peshë, veçanërisht pasi partia e tij CDU ka një shans të mirë për t’u rikthyer në pushtet në zgjedhjet e ardhshme, duke qenë se tani ka vlerësimet më të larta në Gjermani.
Petar ?ur?i? shpjegon se Kuban përfaqëson një fraksion brenda partisë CDU, por ai gjithashtu mbështeti kryeministrin bavarez Markus Söder, si kandidat për kancelar në zgjedhjet e vitit 2021./Monitor
Për shkak të kërcënimeve masive për sulm nga armiqtë e tij...
Një sulmues palestinez vrau dy njerëz dhe plagosi dy të tj...
Franca u bëri thirrje të dielën qytetarëve të vet në L...
Temperaturat e tokës në pjesë të mëdha të shtresave të...
Vijojnë trazirat në Britani të Madhe, raporton "BBC". ...
Forcat ukrainase kanë goditur një nëndetëse ruse në portin...
Rreziku i shpërthimit të një lufte rajonale në Lindjen e M...
Kandidati republikan për president, Donald Trump, prop...
Dhuna është rishfaqur në rrugët e qyteteve britanike të sh...
Çdo të mërkurë, një klub vrapimi në qytetin e Nju Jork...
Analistët dhe njohësit e mirë të situatës politike në Mali...
Kandidati republikan për nënpresident është personi i parë...
Dy sulme ajrore izraelite në pjesën veriore të Bregut Perë...
Garda Revolucionare e Iranit tha të shtunën se Ismail ...
Kandidati republikan për nënpresident është personi i parë...
Së paku tri rajone ruse u sulmuan nga dhjetëra dronë gjatë...
Autoritetet kosovare i kanë arrestuar pesë persona të dysh...
Kryetari i Komitetit Kombëtar të Partisë Demokratike, ...
Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Lloyd Austin ka anulu...
Shumica e amerikanëve dyshojnë tek aftësitë e Shërbimi...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e përmbylli më ...
Një anije mallrash u dëmtua këtë të enjte, pasi u godit ng...
Një influencuese 23-vjeçare e TikTok, e akuzuar për vrasje...
Gjykata Supreme ka vendosur që emigrantët që mbërrijnë në ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...
Turistët nga Kosova vijojnë të mbajnë peshën kryesore të h...