"Terroristët" e rrjeteve sociale duhen çuar para drejtësisë
Prej ditësh bizneset në Shqipëri u përballën me një fo...
Prej ditësh bizneset në Shqipëri u përballën me një fo...

Autoritetet kosovare i kanë arrestuar pesë persona të dyshuar për krime lufte ndaj popullatës civile mëngjesin e së shtunës në qytetin juglindor Gjilan, njoftoi Prokuroria Speciale e Kosovës.
Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë tha në një reagim se të arrestuarit janë serbë të Kosovës dhe i hodhi poshtë akuzat e autoriteteve kosovare, duke e kritikuar kryeministrin e Kosovës për “terrorizimin e serbëve të Kosovës”.
Në një njoftim për media, Prokuroria tha se ata u arrestuan gjatë një aksioni të përbashkët të institucioneve të sigurisë, që u zhvillua pas një hetimi disamujor.
Ata dyshohet se ishin përfshirë në krime lufte si, vrasjen, plagosjen dhe maltretimin e civilëve në fshatrat Llovcë, Pogragjë dhe Uglar në prill të vitit 1999 gjatë luftës së fundit në Kosovë, sipas njoftimit.
“Në kuadër të këtij aksioni... janë ndaluar personat me inicialet: D.C., D.N., N.S., S.J., M.Sh., me dyshimin e arsyeshëm se të njëjtit, në bashkëkryerje edhe me pjesëtarë të tjerë të paidentifikuar të këtij grupi, të armatosur dhe të veshur me uniforma të kamufluara dhe uniforma jo të rregullta të policisë apo ushtrisë serbe, më 05.04.1999... me qëllim dhe dashje kishin vrarë, plagosur, djegur për së gjalli viktimat civile shqiptare", thuhet në njoftim.
Prokuroria i akuzoi ata edhe për "rrëmbim, përdhunim, rrahje, troturim fizik dhe psiqik të civilëve, si dhe për plaçkitje, shkatërrim dhe djegie të pronave të shqiptarëve dhe dëbimin e tyre".
Prokuroria shtoi se, për personat e lartcekur, do t’i ndërmarrë veprimet e mëtejme procedurale ligjore, derisa ndaj kësaj çështjeje penale do të vazhdojë me zhvillimin e hetimeve.
Pretendimet e Prokurorisë kosovare janë mohuar nga Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, e cila në një reagim tha në një reagim se të arrestuarit janë njerëz “të cilët kanë jetuar paqësisht për vite, pa probleme në pragjet e dyerve të tyre”.
Në njoftimin e saj thuhet se "sipas dëshmitarëve, policia e kishte një listë të serbëve që do t'i arrestonte dhe se nuk paraqiti asnjë urdhër për bastisje".
Ajo gjithashtu e akuzoi Policinë e Kosovës për përdorimin e “dhunës” gjatë arrestimeve, pa dhënë ndonjë dëshmi për këtë.
Dhjetorin e kaluar, Prokuroria Speciale e Kosovës kishte njoftuar se ka ngritur 33 akuza, që përfshijnë 89 persona, për krime lufte në Kosovë.
Prej përfundimit të luftës së fundit në Kosovë, rreth 70 persona janë dënuar për krime lufte para institucioneve vendore dhe ndërkombëtare.
Nga viti 2000 deri në vitin 2008, krimet e luftës në Kosovë janë hetuar nga Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), ndërsa nga viti 2008, prej Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit (EULEX).
Në vitin 2018, ky mision i ka dorëzuar lëndët në Prokurorinë e Kosovës dhe në gjykatat vendore.
Gjatë luftës së fundit në Kosovë më 1998-99 janë vrarë më shumë se 13.000 civilë dhe mijëra të tjerë janë zhdukur. Mbi 1.600 persona vazhdojnë të jenë ende të pagjetur – pjesa më e madhe e tyre shqiptarë./REL
Kryetari i Komitetit Kombëtar të Partisë Demokratike, ...
Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Lloyd Austin ka anulu...
Shumica e amerikanëve dyshojnë tek aftësitë e Shërbimi...
Javën e kaluar, Kroacia shpalli persona non grata dy zyrta...
Shtetet e Bashkuara dhe Rusia realizuan këmbimin më të...
Shkëmbimi historik i të burgosurve në mes të Shteteve të B...
Nënpresidentja amerikane, Kamala Harris, ka siguruar v...
Përfaqësuesit shqiptarë në qeverinë e Maqedonisë së Ve...
Një familje ‘agjentësh të fjetur’ rusë, spiunë që janë dër...
Izraeli vitin e kaluar ka ndërtuar numrin më të madh të ve...
Ministri i Brendshëm i Turqisë tha se në mbarë vendin ...
Ndërsa sezoni elektoral në Shtetet e Bashkuara mbizotërohe...
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, Jeffrey H...
Këshilltari i sigurisë kombëtare i SHBA-së, Jake Sullivan,...
Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, ka rea...
Pas sulmeve me vrasjen e udhëheqësve të Hamasit dhe Hi...
Alsu Kurmasheva, Evan Gershkovich, dhe Paul Whelan – tre q...
Një tërmet i fortë është regjistruar mbrëmjen e sotme në K...
Një incident është regjistruar me Presidenten e Kosovë...
Gjermania feston këtë vit 35 vjetorin e rënies së Muri...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i mitur është kapur dhe shoqëruar në organet policore,...
Rreth orës 07:10, shërbimet e Stacionit të Policisë Farkë ...
Në datën 10 të muajit korrik të këtij viti, Agjencia e Mbi...
Një rast skandaloz dhe kriminal është regjistruar në Durrë...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e ka përshkallë...
Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë një valë të re sulmesh ...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...