Mazhoranca zbulon planin për Reformën Territoriale/ “Shkrihen” disa bashki, ja ndryshimet
Bashkëkryetari socialist i Komisionit për Reformën Adminis...
Bashkëkryetari socialist i Komisionit për Reformën Adminis...

Kandidati republikan për president, Donald Trump, propozoi mbajtjen e një debati me Nënpresidenten demokrate Kamala Harris në kanalin Fox News më 4 shtator, ndërsa fushata e zonjës Harris u përgjigj se zoti Trump po përpiqet të shmangë një debat që ishte caktuar të mbahej në ABC.
Ish-Presidenti Trump tha në një postim në Truth Social të premten vonë se rregullat do të ishin të ngjashme me ato për debatin e planifikuar që më herët me Presidentin Joe Biden, para se ai të tërhiqej nga gara për zgedhjet e nëntorit.
Por në debatin e propozuar prej tij do të ishte e pranishme një audiencë në sallë dhe ai do të mbahej në Pensilvani, një nga shtetet që pritet të jenë përcaktuese për rezultatin e zgjedhjeve.
Ish-Presidenti Trump dhe Presidenti Biden kishin rënë dakord për një debat të dytë më 10 shtator në ABC News.
Nënpresidentja Harris, e cila të premten siguroi votat e nevojshme të delegatëve të partisë së saj për të siguruar emërimin si kandidade, tha të shtunën se ajo ka në plan të marrë pjesë në debatin e planifikuar që më parë.
"Unë do të jem atje në 10 shtator, ashtu siç ka rënë dakord (ish-Presidenti Trump). Shpresoj ta shoh atje", tha ajo në një postim në platformën X.
Zëdhënësi i zonjës Harris, Michael Tyler tha se zoti Trump bën këtë propozim ngaqë “është i frikësuar” dhe se ekipi i fushatës së saj është i hapur të diskutojë për debate të mëtejshme pas atij të 10 shtatorit, për të cilin "të dyja fushatat kanë rënë tashmë dakord".

Ish-Presidenti Trump tha në mediat sociale se debati në televizionin ABC nuk vlen më "për faktin se nuk merr më pjesë (Presidenti) Biden".
Fushata e zotit Trump nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment në lidhje me komentet e ekipit të zonjës Harris.
Sondazhet e fundit tregojnë një garë të ngushtë midis zonjës Harris dhe zotit Trump, i cili kishte fituar një epërsi më të madhe ndaj zotit Biden pas debatit të parë.
Propozimi i zotit Trump për debatin në Fox News erdhi menjëherë pasi Komiteti Kombëtar Demokratik bëri publike një reklamë fushate të premten, ku sugjerohej se ish-Presidenti “ka frikë të bëjë debat" dhe se arsyeja mund të jetë qëndrimi i tij ndaj abortit.
David Plouffe, një këshilltar i ish-Presidentit Barack Obama, i cili kohët e fundit iu bashkua ekipit të fushatës së zonjës Harris, tha në X se "tani, ai duket të jetë komod vetëm në një ambjent miqësor, duke u përpjekur që nga vendi i tij i preferuar Fox të mbajë një tubim të tijin dhe ta quajë atë debat. Ndoshta ai mund të përballojë vetëm një debat me dikë të moshës së tij."
Zoti Trump është 78 vjeç, ndërsa zonja Harris, 59 vjeç./ VOA
Dhuna është rishfaqur në rrugët e qyteteve britanike të sh...
Çdo të mërkurë, një klub vrapimi në qytetin e Nju Jork...
Analistët dhe njohësit e mirë të situatës politike në Mali...
Kandidati republikan për nënpresident është personi i parë...
Dy sulme ajrore izraelite në pjesën veriore të Bregut Perë...
Garda Revolucionare e Iranit tha të shtunën se Ismail ...
Kandidati republikan për nënpresident është personi i parë...
Së paku tri rajone ruse u sulmuan nga dhjetëra dronë gjatë...
Autoritetet kosovare i kanë arrestuar pesë persona të dysh...
Kryetari i Komitetit Kombëtar të Partisë Demokratike, ...
Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Lloyd Austin ka anulu...
Shumica e amerikanëve dyshojnë tek aftësitë e Shërbimi...
Javën e kaluar, Kroacia shpalli persona non grata dy zyrta...
Shtetet e Bashkuara dhe Rusia realizuan këmbimin më të...
Shkëmbimi historik i të burgosurve në mes të Shteteve të B...
Nënpresidentja amerikane, Kamala Harris, ka siguruar v...
Përfaqësuesit shqiptarë në qeverinë e Maqedonisë së Ve...
Një familje ‘agjentësh të fjetur’ rusë, spiunë që janë dër...
Izraeli vitin e kaluar ka ndërtuar numrin më të madh të ve...
Ministri i Brendshëm i Turqisë tha se në mbarë vendin ...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Një i mitur është kapur dhe shoqëruar në organet policore,...
Rreth orës 07:10, shërbimet e Stacionit të Policisë Farkë ...
Në datën 10 të muajit korrik të këtij viti, Agjencia e Mbi...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kam...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e ka përshkallë...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...