"Terroristët" e rrjeteve sociale duhen çuar para drejtësisë
Prej ditësh bizneset në Shqipëri u përballën me një fo...
Prej ditësh bizneset në Shqipëri u përballën me një fo...

Dhuna është rishfaqur në rrugët e qyteteve britanike të shtunën. Disa oficerë policie u lënduan gjatë ditës së katërt të trazirave pas vrasjes së tre vajzave të vogla më herët gjatë javës në një qytet në veriperëndim të vendit.
Trazirat shpërthyen ndërsa qindra protestues kundër emigracionit u mblodhën në disa qytete të vendit, pasi në mediat sociale u përhapën informacione të rreme se sulmi me thikë ndaj fëmijëve që po merrnin mësime për vallëzimin në qytetin Southport u bë nga një emigrant mysliman i radikalizuar.
Policia ka thënë se autori i dyshuar, Axel Rudakubana, 17 vjeç, ka lindur në Cardiff të Uellsit, por protestat e demonstruesve kundër emigrantëve dhe kundër myslimanëve kanë vazhduar, duke u shndërruar në dhunë dhe trazira, së fundmi në qytetin verilindor Sunderland të premten në mbrëmje.
Policia në Liverpul tha të shtunën se një numër oficerësh ishin plagosur ndërsa po përballeshin me "trazira serioze" në qendër të qytetit.

Autoritetet në qytetin lindor Hull thanë se katër persona u arrestuan dhe tre oficerë u plagosën, ndërsa po merreshin me protestat gjatë të cilave u goditën me shishe.
Xhamitë në të gjithë vendin janë këshilluar të forcojnë masat e sigurisë, ndërsa policia ka dislokuar oficerë shtesë.
Kryeministri Keir Starmer, që po përballet me sprovën e tij të parë të madhe që nga zgjedhja e tij një muaj më parë, ka dënuar "të djathtën ekstreme" për dhunën dhe ka mbështetur policinë për të ndërmarrë masa të forta. Ai diskutoi për trazirat në një takim të shtunën me anëtarët e kabinetit qeveritar, tha zyra e tij.
Hera e fundit që shpërtheu dhunë masive në Britani ishte në vitin 2011, kur mijëra persona dolën në rrugë për pesë netë, pasi policia vrau një burrë afrikano-amerikan në Londër.
Dëshmitarët në qytetet Liverpul, Leeds, Mançester dhe Belfast folën me agjencinë e lajmeve Reuters për një atmosferë të tensionuar të shtunën pasdite, ndërsa policia u përpoq të përmbante dhe të shmangte përplasjen mes disa grupeve rivale ku merrnin pjesë qindra protestues që brohorisnin.

Përleshjet dhe dhuna shpërthyen në disa qytete, përfshirë në Liverpul, ku u hodhën vezë, kanaçe birre dhe shashka, ndërsa në Belfast, disa biznese raportuan dëme materiale.
"Nuk gjej ndonjë arsye përse na sulmuan", tha Rahmi Akyoli, ndërsa qëndronte përpara kafenesë së tij në Belfast, dyert me xhama të së cilës u thyen pasi u sulmua nga dhjetëra njerëz që hidhnin shishe dhe karrige.
"Unë jetoj këtu prej 35 vitesh. Fëmijët e mi, gruaja ime janë nga këtu. Nuk di çfarë të them, është e tmerrshme", tha ai.
Në protestat në Londër, policia arrestoi disa persona, përfshirë një person që reagoi me përshëndetjen naziste ndaj një kundërprotestuesi.

Të premten në mbrëmje, qindra demonstrues kundër emigracionit në Sunderland hodhën gurë ndaj forcave speciale të policisë që ishin dislokuar pranë një xhamie. Në vazhdim ata përmbysën automjete, i vunë flakën një makine dhe ndezën një zjarr pranë një stacioni policie.
Katër policë të plagosur u dërguan në spital dhe 12 persona u arrestuan, u tha gazetarëve të shtunën Mark Hall, kryeinspektori i policisë në Sunderland.
"Kjo nuk ishte protestë. Kjo ishte dhunë e pafalshme dhe trazira", tha zoti Hall.
Të paktën 30 demonstrata ishin planifikuar në Britaninë këtë fundjavë, tha rrjeti BBC, së bashku me një numër kundër-protestash nga grupet kundër racizmit./ VOA
Çdo të mërkurë, një klub vrapimi në qytetin e Nju Jork...
Analistët dhe njohësit e mirë të situatës politike në Mali...
Kandidati republikan për nënpresident është personi i parë...
Dy sulme ajrore izraelite në pjesën veriore të Bregut Perë...
Garda Revolucionare e Iranit tha të shtunën se Ismail ...
Kandidati republikan për nënpresident është personi i parë...
Së paku tri rajone ruse u sulmuan nga dhjetëra dronë gjatë...
Autoritetet kosovare i kanë arrestuar pesë persona të dysh...
Kryetari i Komitetit Kombëtar të Partisë Demokratike, ...
Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Lloyd Austin ka anulu...
Shumica e amerikanëve dyshojnë tek aftësitë e Shërbimi...
Javën e kaluar, Kroacia shpalli persona non grata dy zyrta...
Shtetet e Bashkuara dhe Rusia realizuan këmbimin më të...
Shkëmbimi historik i të burgosurve në mes të Shteteve të B...
Nënpresidentja amerikane, Kamala Harris, ka siguruar v...
Përfaqësuesit shqiptarë në qeverinë e Maqedonisë së Ve...
Një familje ‘agjentësh të fjetur’ rusë, spiunë që janë dër...
Izraeli vitin e kaluar ka ndërtuar numrin më të madh të ve...
Ministri i Brendshëm i Turqisë tha se në mbarë vendin ...
Ndërsa sezoni elektoral në Shtetet e Bashkuara mbizotërohe...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i mitur është kapur dhe shoqëruar në organet policore,...
Rreth orës 07:10, shërbimet e Stacionit të Policisë Farkë ...
Në datën 10 të muajit korrik të këtij viti, Agjencia e Mbi...
Një rast skandaloz dhe kriminal është regjistruar në Durrë...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e ka përshkallë...
Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë një valë të re sulmesh ...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...