Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë: Do të inicioj kërkesën për shkarkimin e ministres Paunoviç
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ...
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ...

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi më 6 korrik se do të kërkojë një bisedë me shefin e NATO-s, Jens Stoltenberg, dhe më pas, një seancë urgjente të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (OKB) për shkak të situatës në Kosovë.
Ai tha se do të kërkojë që Këshilli i Sigurimit të urdhërojë KFOR-in që - bazuar në detyrimet e Rezolutës 12 44 - të parandalojë çdo veprim të mëtejshëm nga strukturat e sigurisë të Kosovës, që "kërcënon jetën, lirinë, sigurinë dhe mbijetesën e serbëve në Kosovë", për të kryer "çmilitarizimin e të gjitha formacioneve të armatosura".
Vuçiç tha se Serbia bëri gjithçka që mundi për të shtensionuar situatën në Kosovë, por se në Kosovë po kryhet një "aksion i pogromit, persekutimit dhe spastrimit etnik" të serbëve, i cili është "mirë i organizuar dhe i mbështetur nga një pjesë e komunitetit ndërkombëtar”.
Sipas tij, në Kosovë po bëhet “kriminalizimi i popullit serb”.
Në këtë kontekst, ai komentoi edhe deklaratën e deputetes britanike, Alicia Kearns, se armët nga Serbia në Kosovë po kontrabandohen me automjete emergjente dhe se ato “magazinohen” në objektet e Kishës Ortodokse Serbe.
Deputetja britanike, njëherësh kryetare e Komisionit për Politikë të Jashtme të Parlamentit britanik, Alicia Kearns, këtë deklaratë e bëri në Parlamentin britanik më 4 korrik.
Vuçiqi u shpreh se Kearns është “lobuese” për Kosovën.
“Ne po bëjmë një hetim ndaj jush, për të parë se kush po ju paguan gjithçka”, u shpreh Vuçiç. ?
Presidenti serb njoftoi se javën e ardhshme po shqyrton mundësinë e nënshkrimit të një vendimi për ndalimin e eksportit të mëtejshëm të municionit nga Serbia, si dhe të çdo arme “sepse interesi jetik kombëtar i Serbisë është i kërcënuar”.
Ai tha se çdo gjë duhet të përgatitet në rast të agresionit ndaj Serbisë.
“Serbia nuk po përgatitet për asnjë luftë, por është e gatshme të shpëtojë jetën e njerëzve të saj”, tha Vuçiç.
Vuçiç tha, po ashtu, se Serbia do ta shqyrtojë kërkesën e Listës Serbe, partisë lidere të serbëve në veri të Kosovës, për shpalljen e njësive speciale të Policisë së Kosovës organizatë terroriste.
“Ne do të marrim vendime në mënyrë të përgjegjshme dhe në 14 ditët e ardhshme do t'i informojmë partnerët tanë ndërkombëtarë”, deklaroi Vuçiç.
Lista Serbe – partia kryesore e serbëve në Kosovë – ka kërkuar nga Qeveria e Serbisë që të shpallë njësitë speciale të Policisë së Kosovës, strukturat e inteligjencës dhe të gjithë “bashkëpunëtorët e këtyre strukturave” si “organizata terroriste sepse kërcënojnë paqen në këto hapësira”, duke iu referuar veriut të Kosovës.
Në letrën dërguar Qeverisë serbe, thuhet se populli serb “po vuan nga terrori dhe represioni i regjimit antiserb të [kryeministrit të Kosovës] Albin Kurti qe dy vjet”.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, më 5 korrik hodhi poshtë pretendimet se nuk po arrihet shtensionimi i situatës dhe normalizimi i raporteve me Serbinë, pasi nuk ka një marrëveshje. Ai tha se Marrëveshja drejt normalizimit, që palët e kanë nënshkruar në shkurt në Bruksel, si dhe Aneksi i saj në Ohër një muaj më pas, ekziston dhe se ajo duhet të zbatohet në tërësi.
Që nga fundi i majit, serbët po protestojnë në Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviç, duke kundërshtuar që kryetarët e rinj shqiptarë të punojnë nga ndërtesat komunale. Banorët lokalë serbë, po ashtu, po kërkojnë tërheqjen e njësive speciale të Policisë së Kosovës nga afërsia e ndërtesave.
Në zgjedhjet lokale të 23 prillit nuk morën pjesë partitë serbe dhe votimet u bojkotuan nga popullata serbe.
Bashkësia ndërkombëtare i ka kërkuar Serbisë që të sigurojë pjesëmarrjen e serbëve, pa kushte, në zgjedhjet e reja të mundshme në veri.
Në të kaluarën, Beogradi ka luajtur rol kyç në pjesëmarrjen e serbëve në zgjedhjet e organizuara në Kosovë.
Kurti tha se organizimi i zgjedhjeve të parakohshme në katër komunat në veri të Kosovës, është mënyra e vetme për ndërrimin e pushtetit lokal në këto komuna të banuara me shumicë serbe.
Kryeministri i Kosovës ka thënë se është dakord për mbajtjen e zgjedhjeve, por shtoi se duhet të bëhen përgatitje që të ketë një fushatë fer e të hapur “në mënyrë që të mos ketë kërcënime dhe në fund bojkot sërish, e dalje të ulët”./ REL
Ndihmëssekretari i Përgjithshëm i NATO-s për operacione, T...
Shtatë persona janë arrestuar në perëndim të Gjermanisë në...
Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë ka konfirmuar për Radio...
Gjatë një megaoperacioni në rang kombëtar policia britanik...
Si forcat ruse ashtu edhe ato ukrainase kanë përdorur muni...
Bashkimi Evropian nëpërmjet zëdhënësit të BE-së, Peter Sta...
Sekretarja e Thesarit, Janet Yellen, udhëton të enjten dre...
Të paktën katër persona janë vrarë pas një sulmi me raketë...
Presidenti francez, Emmanuel Macron, pretendon se protestu...
Presidenti Joe Biden do të presë në Shtëpinë e Bardhë ...
Gjermania do të blejë 60 helikopterë të tipit Chinook, të ...
Rusia dhe Ukraina po akuzojnë njëra tjetrën për komplot pë...
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se Rus...
Polonia dhe Italia besojnë se Ukraina duhet të pranojë gar...
Shërbimi Sekret Amerikan ka nisur hetimet për zbulimin e n...
Qeveria e Kosovës ka miratuar ndryshimet në ligjin për pen...
Deputetët kryesorë të Parlamentit Evropian që merren me ra...
Kryeministri Albin Kurti në një deklaratë për mediat ka th...
Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë në datën 6 dhe 7 kor...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një deklaratë për ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ...
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka paralajmër...
Një moment i pazakontë është shënuar në bregdetin Hendaye ...
David Sanchez, vëllai i kryeministrit të Spanjës, Pedro Sa...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...