
Fillon zbatimi i çmimit të ri për naftën ruse/ Moska kundërshton
Sot hyn në fuqi vendimi i vendeve perëndimore për të v...
Të martën në Tiranë mbahet takimi i nivelit të lartë mes udhëheqësve të Bashkimit Europian dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor. Lufta në Ukrainë e ka kthyer çështjen e zgjerimit në krye të axhendës së bllokut evropian, pas disa vitesh zvarritjeje e pengesash. Kryeministri Edi Rama tha se takimi njëditor është tregues i interesit gjeostrategjik që Evropa ka ndaj rajonit. Në të njëjtën ditë, Partia Demokratike, ajo pjesë e saj që drejtohet nga ish-kryeministri Sali Berisha, ka paralajmëruar zhvillimin e një proteste në mbrojtje të vlerave europiane, të cilat siç tha zoti Berisha po kërcënohen nga kryeministri Rama.
Kryeministri Edi Rama do të jetë të martën mikpritës i udhëheqësve të Bashkimit Europian dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, për një takim njëditor që synon rigjallërimin e procesit të zgjerimit.
“Momenti është i jashtëzakonshëm. Askush nuk mund ta imagjinonte këtë deri para dy vitesh dhe tashmë po ndodh. Këshilli Europian po mblidhet jashtë perimetrit të BE-së dhe pikërisht në Shqipëri, për një takim të nivelit të lartë me Ballkanin Perëndimor, si një shprehje e angazhimit dhe mirëkuptim strategjik, kjo është ajo që ne po kërkonim prej kohësh”, tha zoti Rama.
Kryeministri ka kritikuar Bashkimin Europian për zvarritjen e procesit të zgjerimit. Vendet e Ballkanit Perëndimor janë përballuar prej vitesh me një ngecje të këtij procesi.Në korrik të këtij viti Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nisën procesit të bisedimeve të anëtarësimit, ndërsa Serbia dhe Mali i Zi, ndodhen prej vitesh në këtë fazë.
Bosnje dhe Hercegovinës i është ofruar statusi i vendit kandidat, ndërsa Kosova është në hapin e parë, atë të nënshkrimit të Marrëveshjes se Stabilizim Asociimit me bllokun. Prishtina planifikon të paraqesë kërkesën për statusin e kandidatit, në fund të këtij muaji.
Kryeministri Rama tha se lufta në Ukrainë tregon se sa e brishtë është situata në rajon. Beogradi nuk i është bashkuar plotësisht sanksioneve të BE-së ndaj Moskës, lidhur me agresionin e saj në Ukrainë. Sipas kryeministrit të Shqipërisë marrëdhëniet në Ballkanin Perëndimor nuk kanë qenë kurrë më të mira, pa përjashtuar faktin se ka ende probleme.
"Ka ende nje problem të madh që duhet zgjidhur, njohja e Kosovës. Por ne jemi drejt kësaj rruge e do të vazhdojmë të nxisim pajtimin dhe normalizimin, si dhe do të vazhdojmë të punojmë ngushtë edhe me Serbinë”, tha ai. Në të njëjtën ditë që mbahet takimi i nivelit të lartë mes udhëheqësve të BE-së dhe atyre të Ballkanit Perëndimor, opozita ka paralajmëruar organizimin e një proteste. Ish-kryeministri Sali Berisha, i cili ka rimarrë kontrollin e Partisë Demokratike, deklaroi sot se manifestimi organizohet në mbrojtje të vlerave europiane, të cilat sipas tij, po rrezikohen dhe po kërcënohen nga kreu i qeverisë.
“Nesër është dita e qytetarëve që aspirojnë për liri, dinjitet dhe transparencë. Është dita e shqiptarëve që besojnë se Shqipëria është një tokë e bekuar, që me mirësitë dhe rezervat e saj, mund të begatojë kombin. Me kushtin e vetëm, të ketë një qeverisje demokratike. Me kushtin e vetëm të ketë një qeveri të palidhur me krimin, siç është qeveria e Edi Ramës”, tha zoti Berisha.
Opozita ka kërkuar që të protestojë përpara selisë së qeverisë. Por kjo kërkesë është hedhur poshtë nga policia, sipas së cilës kjo zonë është pjesë e perimetrit të sigurisë për takimin e nivelit të lartë. “Siguria e 32 delegacioneve shtetërore me udhëheqësit e tyre nga BE-ja dhe Ballkani Perëndimor, e delegacionit të Presidentit të Këshillit, e Presidentes së Komisionit dhe e të gjithë personaliteteve të lartë të kategorisë së autoriteteve të larta shtetërore, na imponon që të vendosim sigurinë kombëtare dhe ndërkombëtare, mbi dëshirën gjeografike për të protestuar”, deklaroi një ditë më parë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Muhamet Rrumbullaku. Ai tha se opozita është e lirë të zhvillojë protestën e saj, në çdo zonë tjetër jashtë atij që konsiderohet si perimetër sigurie./ Voa
Sot hyn në fuqi vendimi i vendeve perëndimore për të v...
Të paktën dy persona u vranë dhe disa shtëpi u shkatër...
Shitja e armëve dhe shërbimeve ushtarake të 100 kompanive ...
Rreth 100 autobusë të shoqatave të transportuesve privatë ...
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, tha se me të dërguarin ...
Janë raportuar shpërthime në dy baza ajrore në Rusinë qend...
Kanë kaluar 9 muaj që nga nisja e luftës Ukrainë-Rusi. Su...
Zyra Federale e Statistikave në Gjermani është ajo që e pë...
Një avion që po udhëtonte nga Polonia në Mbretërinë e Bash...
Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski është shpallur ...
Inflacioni vjetor në Turqi ka shënuar rënie në nëntor, për...
Një vit më parë, Angela Merkel u largua nga kancelaria si ...
Për një kohë të gjatë, Svitlana Denichenko kishte punuar s...
Uashingtoni nuk sheh shenja se Moska është e interesuar pë...
Presidenti rus Vladimir Putin duhet të vuajë jo pak nga pa...
Ka kohë që marrëdhëniet midis dy vendeve nuk kanë qenë...
Një cunami ka ndodhur pasditen e së dielës pranë ishullit ...
Tragjedi në rajonin e Flanders të Belgjikës. Një burrë...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka akuzuar Prokurorin...
Prokurori i Përgjithshëm iranian, është shprehur se "polic...
Në mbrojtjen e tij për aferën e inceneratorëve, kryemi...
Një qytetar ka denoncuar në emisionin “Stop” në Tv Klan se...
Fiks Fare denoncoi veprimet arbitrare të një inspektori po...
Emisioni Fiks Fare solli rastin e një shkolle në Podgorie,...
Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Dritan Caka, u konfirmua n...
Klubi i Galatasaray është një nga më të titulluarit në shtet...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga de...
Adrian Bajrami është një nga emrat më interesantë të së ardh...
3 persona kanë rënë ditën e sotme në prangat e policis...
Prodhonte mina me telekomandë, për t’ua shitur në qarkun L...
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, menjëher...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Shkodër-Lezhë) në ...
Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzha...
Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atm...
Do të vijojë ndikimi i masave ajrore të ngrohta dhe të lag...
Ekspertë nga Shqipëria dhe Mali i Zi publikuan në Shko...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha se n...
I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mi...
Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar ...
Tensionet në veri të Kosovës apo lufta në Ukrainë na k...
Viron Prodani risjell në vëmendje të lexuesve historinë e ...
Sot, aktori i madh i teatrit, Zhani Ziçishti, feston 83-vj...
Në kuadër të nismës së Ministrisë së Kulturës, “Javët Kult...
Festivali i 76-të i filmit në Cote d'Azur francez pa një n...
Sot, më 2 qershor 2023, dollari amerikan blihet me 101...
Ministrja e Financave dhe e Ekonomisë, Delina Ibrahima...
Sot, më 1 qershor 2023, dollari amerikan blihet me 102 lek...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko foli në...