Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...

Mijëra gjeorgjianë kanë vazhduar protestën e tyre në Tbilisi në orët e para të 15 majit kundër ligjit kundërthënës për “agjentët e huaj”, i cili u miratua në Parlament një ditë më herët.
Ky ligj, që u shty përpara nga partia në pushtet, Ëndrra Gjeorgjiane, ka nxitur protesta për javë të tëra. Ligji po ashtu është përballur me kritika nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.
Presidentja Salome Zurabishvili, e cila ka mbështetur protestat paqësore, është zotuar se do të vendosë veto ndaj ligjit. Ajo ka dhjetë ditë afat që të ushtrojë të drejtën e saj të vetos.
Megjithatë, Ëndrra Gjeorgjiane dhe partnerët e saj në Parlament kanë vota të mjaftueshme për të shfuqizuar veton e presidentes.
Më 15 maj, Zurabishvili do të mbajë një konferencë për media së bashku me ministrat e Jashtëm të Letonisë, Lituanisë, Estonisë dhe Islandës të cilët po vizitojnë Tbilisin.
Mbrëmjen e 14 majit, protestuesit marshuan nga ndërtesa e Parlamentit për 2 kilometra drejt Sheshit të Heronjve, që gjendet në qendër të kryeqytetit gjeorgjian, ku policia arrestoi me dhunë të paktën dhjetë persona, thanë gazetarët e Radios Evropa e Lirë që kanë përcjellë nga afër protestën.
Më 14 maj, në leximin e tretë dhe final, ligjvënësit votuan me 84 vota për dhe 30 kundër ligjit të prezantuar nga Ëndrra Gjeorgjiane, parti e cila ka përdorur forcat e sigurisë për të shtypur dhunshëm protestat që janë mbajtur javëve të fundit. Policia ka përdorur topa uji, gaz lotsjellës dhe plumba gome ndaj protestuesve.
Pas miratimit të legjislacionit, protestuesit e zemëruar, të mbledhur jashtë Parlamentit, thyen barrierat e metalit të vendosura afër ndërtesës dhe policia u përlesh me ta. Të paktën 13 persona u arrestuan, disa prej të cilëve u arrestuan me dhunë.
Po ashtu, brenda Parlamentit, para se legjislacioni të hidhej në votim pati përleshje mes ligjvënësve të Ëndrrës Gjeorgjiane dhe atyre opozitarë.
Ligji i miratuar nga Parlamenti gjeorgjian është dënuar nga SHBA-ja, BE-ja dhe grupet për të drejtat e njeriut, pasi kanë argumentuar se është i ngjashëm me ligjin që presidenti rus, Vladimir Putin, përdor për të shtypur disidencën dhe institucionet e pavarura.
Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit, James O’Brien, që gjendet në Tbilisi, tha se raportet e Uashingtonit me Gjeorgjinë do të rrezikohen dhe ndihma e SHBA-së për këtë shtet do të shqyrtohet, kur legjislacioni zyrtarisht të shndërrohet në ligj.
“Kjo është një ditë e errët për demokracinë gjeorgjiane”, tha një grup prej 11 senatorësh amerikanë përmes një deklarate të lëshuar pas votimit.
Përfaqësuesit e Kombeve të Bashkuara në Tbilisi thanë se miratimi i ligjit “kërcënon lirinë e shprehjes” dhe u bënë thirrje autoriteteve të hetojnë dhunën ndaj protestuesve.
Tubimet masive kundër këtij ligji janë protestat më të mëdha të organizuara në Gjeorgji që kur shteti shpalli pavarësinë më 1991.
Sipas ligjit, tashmë të miratuar në Parlament, mediat, organizatat joqeveritare dhe organizatat e tjera jofitimprurëse duhet të regjistrohen si organizata “që ndjekin interesat e një fuqie të huaj” nëse ato pranojnë më shumë se 20 për qind të fondeve të tyre nga jashtë./ REL
Një numër i madh orkash kanë fundosur një jaht me vela...
Mohamed Amra, i burgosuri që u arratis nga një furgon ...
Pas gati një dekade bisedimesh këmbëngulëse, Këshilli ...
Administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, u ka thënë...
Ligjvënësit gjeorgjianë miratuan të martën ligjin për ...
Autoritetet e Kosovës kanë thënë të martën se kanë konfisk...
Projektligji që përcakton se kush janë “agjentë me ndikim ...
Irlanda pritet të rrisë në 21 vjeç moshën minimale të ...
Dy oficerë burgu francezë janë vrarë dhe tre të tjerë janë...
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka shprehur besi...
Ambasadat e Shteteve të QUINT-it dhe Bashkimi Evropian kan...
Pothuajse 450,000 palestinezë janë larguar nga Rafah-u...
Ligjvënësit në Gjeorgji e kanë miratuar projektligjin kont...
Presidenti Vladimir Putin bëri ndryshime në kabinetin ...
Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, ndodhet ...
Në Bruksel takohen të mërkurën (15.05.) delegacionet e Kos...
Katër persona janë plagosur në sulmet e reja ruse në qytet...
Në fillim të mandatit të tij të pestë si president, Vl...
Arrestohet në Irak “Akrepi”, Barzan Kamal Majeed, njeriu q...
Komisionari i Bashkimit Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim,...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...