E rëndë në Maliq/ Një person vret efektivin e policisë, plagos 1 tjetër
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...

Projektligji që përcakton se kush janë “agjentë me ndikim të huaj’ në Republikën Srpska, entitetin serb në Bosnje-Hercegovinë, është caktuar për diskutim më 22 maj.
Projektligji është hartuar pas propozimeve për të pasur një regjistër të posaçëm për punën e organizatave joqeveritare, që më gjerësisht njihet si ligji për “agjentë të huaj”.
Në projektligj “agjentët me ndikim të jashtëm” përcaktohen si organizata joqeveritare që u ndihmojnë subjekteve të huaja dhe që merren me aktivitete politike, ndikojnë në opinionin publik, si dhe personat që “shkelin integritetin dhe Kushtetutën e Republikës Srpska”.
Propozimi është publikuar në faqen e Ministrisë së Drejtësisë së Republikës Srpska. Dokumenti parasheh edhe ndalim të veprimtarisë për organizatat, në rast të shkeljes së “integritetit të Republikës Srpska”.
Në rast të miratimit, një organizatë joqeveritare obligohet me ligj “të dorëzojë një aplikacion në Ministrinë e Drejtësisë brenda 15 ditëve të pranimit të fondeve apo ndonjë tjetër lloji të ndihmës prej një entiteti të huaj".
Projektligji parasheh që Ministria e Drejtësisë e Republikës Srpska të monitorojë aktivitetet e organizatave joqeveritare, përveç territorit ku shtrihet entiteti serb, edhe në pjesë tjera të Bosnje-Hercegovinës. Pritjet janë që ligji të hyjë në fuqi më 1 janar 2025.
Udhëheqësi i Ministrisë së Drejtësisë, i cili e ka propozuar ligjin është Millosh Bukejlloviq, i cili është sanksionuar prej Shteteve të Bashkuara prej korrikut të vitit të kaluar, për punën e bërë në hartim të ligjit për moszbatim të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese të Bosnje-Hercegovinës.
Një analizë e bërë prej Radios Evropa e Lirë ka lënë të kuptohet se ligji për agjentë të huaj është i ngjashëm me atë të Rusisë, të vitit 2012.
Më 2017, Qeveria ruse e ka shtuar Shërbimin rus të Radios Evropa e Lirë, si dhe gjashtë shërbime tjera në listën e “agjentëve të huaj”.
Grupet ndërkombëtare për të drejta të njeriut, Qeveria amerikane si dhe Bashkimi Evropian, e kanë akuzuar Qeverinë ruse për shfrytëzim të ligjit për “agjentë të huaj” për të shtypur kundërshtarët politikë. Ambasada amerikane në Bosnje i ka thënë më parë Radios Evropa e Lirë se një ligj i tillë në Republikën Srpska është “jodemokratik”, dhe nëse zbatohet, do të shkelë të drejtën e lirisë së shprehjes.
Ligji është kritikuar edhe nga shumë organizata joqeveritare në Bosnjë-Hercegovinë dhe shumë institucione e organizata ndërkombëtare./ Rel
Irlanda pritet të rrisë në 21 vjeç moshën minimale të ...
Dy oficerë burgu francezë janë vrarë dhe tre të tjerë janë...
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka shprehur besi...
Ambasadat e Shteteve të QUINT-it dhe Bashkimi Evropian kan...
Pothuajse 450,000 palestinezë janë larguar nga Rafah-u...
Ligjvënësit në Gjeorgji e kanë miratuar projektligjin kont...
Presidenti Vladimir Putin bëri ndryshime në kabinetin ...
Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, ndodhet ...
Në Bruksel takohen të mërkurën (15.05.) delegacionet e Kos...
Katër persona janë plagosur në sulmet e reja ruse në qytet...
Në fillim të mandatit të tij të pestë si president, Vl...
Arrestohet në Irak “Akrepi”, Barzan Kamal Majeed, njeriu q...
Komisionari i Bashkimit Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim,...
Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, i ka kërkuar Serb...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka dhënë...
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka konfirmuar...
Turqia ka ndaluar administratën të përdorë automjete të pr...
Socialistët e kryeministrit spanjoll, Pedro Sachez, shënua...
Presidentja e re e Maqedonisë, Gordana Siljanovska-Dav...
Ofensiva e fundit ruse në lindje të Ukrainës po has në rez...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...