Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka dhënë disa prej deklaratave më të ashpra publike deri më tani për Izraelin, lidhur me luftën e tij në Gazë. Kryediplomati amerikan tha se taktikat izraelite kanë prodhuar “një humbje të tmerrshme të jetës së civilëve të pafajshëm”, por nuk kanë arritur të neutralizojnë liderët dhe luftëtarët e Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – gjë që mund të çojë në një kryengritje të qëndrueshme.
Në dy intervista televizive, Blinken theksoi se SHBA-ja beson se forcat izraelite “duhet të largohen nga Gaza”, por po ashtu tha se pret që të shohë plane të besueshme nga Izraeli për sigurinë dhe qeverisjen në këtë territor pasi të përfundojë lufta.
Hamasi eshte rishfaqur në disa pjesë të Gazës, tha Blinken, dhe “një veprim i ashpër” nga forcat izraelite në qytetin jugor, Rafah, do të rrezikonte që ta lërë aleatin më të afërt të Uashingtonit në Lindjen e Mesme që të përballet “me një kryengritje të qëndrueshme”.
Ai tha se SHBA-ja ka punuar me shtetet arabe dhe të tjerët për javë të tëra për të zhvilluar “plane të besueshme për sigurinë, për qeverisjen, për rindërtimin” në Gazë, por “ne nuk kemi parë që kjo të bëhet nga Izraeli... Ne duhet ta shohim këtë gjë”.
Blinken po ashtu tha se përderisa Izraeli po hyn më thellë në Gazë, një operacion ushtarak atje “në fillim mund të ketë sukses”, por rrezikon të shkaktojë “dëm të tmerrshëm” te popullata duke mos zgjidhur problemi “që ne duam të zgjidhim, që është që Hamasi të mos mund të qeverisë sërish me Gazën”.
Më shumë se 1 milion palestinezë janë strehuar në Gazë për shkak të luftimeve në pjesë të tjera të territorit. Izraeli ka thënë se në këtë qytet gjenden edhe katër batalione të Hamasit.
Mënyra se si Izraeli po e zhvillon luftën, tha Blinken, ka bërë që shteti të jetë “në një trajektore, potencialisht duke trashëguar një kryengritje me shumë luftëtarë të Hamasit të armatosur, apo që vakumi të mbushet me kaos, me anarki dhe që me gjasë ky vakum do të mbushet nga Hamasi".
Blinken po ashtu për herë të parë përsëriti gjetjet e një raporti të prezantuar javën e kaluar në Kongres që thoshte se armët që i ka ofruar SHBA-ja Izraelit, të cilat janë përdorur në Gazë, potencialisht kanë shkelur ligjin ndërkombëtar humanitar.
“Kur bëhet fjalë për përdorimin e armëve, shqetësimet për incidente ku marrë parasysh dëmin që u është shkaktuar fëmijëve, grave, burrave, është e arsyeshme të vlerësohet se në disa raste, Izraeli ka vepruar në mënyra që nuk janë në përputhje me ligjin ndërkombëtar humanitar”, tha ai.
Blinken po ashtu të dielën ka biseduar me ministrin e Mbrojtjes të Izraelit, Yoav Gallant, të cilit ia ka përsëritur kundërshtimin e SHBA-së për ofensivën në Rafah, tha Departamenti amerikan i Shtetit.
Lufta në Gazë nisi më 7 tetor, pasi Hamasi sulmoi jugun e Izraelit duke vrarë afër 1.200 persona, shumica civilë, dhe duke rrëmbyer afër 250 të tjerë. Ofensiva e Izraelit ka vrarë më shumë se 35.000 palestinezë, shumica gra dhe fëmijë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë./ REL
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka konfirmuar...
Turqia ka ndaluar administratën të përdorë automjete të pr...
Socialistët e kryeministrit spanjoll, Pedro Sachez, shënua...
Presidentja e re e Maqedonisë, Gordana Siljanovska-Dav...
Ofensiva e fundit ruse në lindje të Ukrainës po has në rez...
Ishin rreth 1000 veta që protestuan në fund të prillit në ...
Presidentja e re e Maqedonisë së Veriut, Gordana Silja...
Institucionet gjyqësore në Malin e Zi ende nuk i kanë hetu...
Pasi u arrit miratimi i një pakete të re ndihmash amerikan...
Ekonomia është ndër çështjet më të rëndësishme për votuesi...
Të hënën nis gjyqi ndaj senatorit Bob Menendez, ish kryeta...
Të dielën herët në mëngjes Izraeli dërgoi tanke në kampin ...
Gordana Silanovska-Davkova e ka bërë betimin të dielën si ...
Pas diskutimeve të gjata, Partia Kristiandemokrate (CD...
Këngëtari zviceran Nemo ka fituar "Eurovizionin" në Su...
Drejtuesit e VMRO-DPMNE-së dhe të koalicionit VLEN u t...
VMRO DPMNE-ja dhe koalicioni i opozitës shqiptare, VLEN, t...
Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, e ka mbikëqyrur nj...
Kryeministri polak, Donald Tusk, ka thënë të shtunën se Po...
Izraeli i ka urdhëruar të shtunën palestinezët në disa...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...