Krimi që ka ndodhur me protestën
Qytetarët kanë të drejtë të protestojnë, rinia, familja. K...
Qytetarët kanë të drejtë të protestojnë, rinia, familja. K...

Ishin rreth 1000 veta që protestuan në fund të prillit në Hamburg të thirrur nga grupimi "Muslim Interaktiv". Gjatë demonstratës u dëgjuan thirrjet "Kalifati është zgjidhja" dhe "Gjermania - diktaturë vlerash". Reagimet ishin në Gjermani të forta, madje u kërkua edhe ndalimi i këtij grupimi. Të shtunën sërish pati protesta të këtij grupimi në Hamburg, por sipas njoftimeve të policisë të dielën (12.05.), në tubimin e zhvilluar me rregulla të forta, nuk pati shkelje të tyre.
Shumë u habitën nga marshimi i këtij grupimi. Edhe sociologia, Necla Kelek, që drejton shoqatën e islamit laik në Hamburg. Së bashku me shoqata të tjera ajo organizoi një kundërdemonstratë. "Ne ishim po ashtu të habitur nga demonstrimi i "Muslim Interaktiv", tha ajo për "DW". "Para së gjithash kjo është një organizatë që organizohet sidomos përmes mediave sociale, si "TikTok". Kjo e bën edhe më të rrezikshme. Në një xhami mund të shkosh dhe të informohesh."

"Muslim Interaktiv" ndiqet me vëmendje nga autoritetet gjermane, madje përmendet në një raport të shërbimit të Mbrojtjes Kushtetuese të landit. I themeluar në vitin 2020 ky grupim e rendit veten të afërt me organizatën Hizb ut-Tahrir (HuT), që në vitin 2003 u ndalua, sepse mbështeste përdorimin e dhunës dhe kishte bërë thirrje për vrasjen e hebrenjve. Tek organizatat që konsiderohen si degë të HuT është edhe "Generation Islam" dhe "Realität Islam".
"Muslim Interaktiv" konsiderohet nga autoritetet si "e sigurtë ekstremiste". Kjo lidhet edhe me atë që grupimi kërkon një kalifat në mbarë botën dhe me këtë refuzon demokracinë dhe rendin kushtetues të shtetit ligjor në Gjermani. "Ky është në thelb një program politik, që shpërndahet këtu dhe madje mbi bazën e islamit dhe Sharias. Kjo, e formuluar në formë neutrale, është një lëvizje politike revolucionare, që kërkon riformësim themelor të rendit aktual, jo vetëm në botën islamike, por në të gjithë botën", shpjegon Andreas Jacobs, drejtues i sektorit për unitetin shoqëror në fondacionin Konrad-Adenauer.
Ndryshe nga lëvizjet e tjera islamiste, si salafistët, në këtë grupim nuk janë parësore rregullat konkrete të zbatimit të islamit. "Aty diskutohen më pak çështje që lidhen me stilin e jetesës, si a mund të preket një grua apo gjëra të tilla", thekson Andreas Jacobs. Për ekspertin "Muslim Interaktiv" është një grupim si "kult rinor identitar", në analogji me lëvizjet ekstremiste të djathta identitare, si ata të "Qytetarëve të Rajhut".
Një vështrim në paraqitjen sociale të MI e bën të qartë: Më shumë se 20.000 ndjekës ka ky grupim në "TikTok". Videot janë të bëra në mënyrë profesionale, personat e njohur të tyre inskenojnë veten në mënyrë moderne dhe janë elokuentë. Ka edhe sondazhe në rrugë për të krijuar përshtypjen e afërsisë me komunitetin mysliman. Dhe mesazhet që ky grupim përcjell duket se gjejnë përkrahës. Në një portal online të "t-online", një mësues raporton në mënyrë anonime, se personat drejtues të Muslim Interaktiv shikohen si yje të muzikës dhe nxënësit e tij shkojnë tek demonstratat e tyre për të takuar "idhujt" e tyre.

Shpesh ky grupim prek edhe debatet shoqërore: si përndjekjen e uigurëve në Kinë, djegien e kuranit në Suedi, debatet për shaminë e kokës në Gjermani. Gjithmonë ai i prezanton myslimanët si të diskriminuar dhe të përjashtuar. Sidomos pas sulmit terrorist të Hamasit kundër Izraelit, dhe fillimit të luftës në Gaza e protestave kudo në botë. Gjuha e përdorur nga "Muslim Interaktiv" dhe grupime të tjera është bërë shumë e drejtpërdrejtë tani, tha për DW, Navid Wali, punonjës pedagogjik në organizatën joqeveritare, Violence Prevention Network."Muslim Interaktiv përdor edhe inluencer të njohur që i ndajnë përmbajtjet e tyre pa e vrarë mendjen dhe thonë me këtë, e shikoni, ne myslimanët tani duhet të bashkohemi, për të vepruar kundër armiqësisë ndaj islamit. Kjo është strategjia që përdorin ata për të tërhequr dhe për të bërë për vete të tjerët."
Për Wali, "Muslim Interaktiv" përdor përmbajtje vetëm në gjermanisht, të shkurtra. Grupimi i drejtohet studentëve por edhe akademikëve, pasi qëllimi nuk është fitimi i përkrahësve, por popullariteti.

Nga ana strategjike nuk është edhe aq mençuri që "Muslim Interaktiv", sërish doli në rrugë duke provokuar kërkesa të reja për ndalimin e grupimit, mendojnë ekspertët Jacobs dhe Wali. "Por nga ana juridike ky grupim është i përgatitur." Në demonstrata të reja nuk ka për të pasur ekstremizma, sepse ata duan vëmendje, mendon eksperti. Mënyra si vepron juridikisht "Muslim Interaktiv" e bën të vështirë ndalimin. Ashtu si edhe organizata të tjera identitare ekstremiste të djathta, ata e dinë kuadrin brenda të cilit duhet të lëvizin. Kërkesa për kalifatin, për sa kohë që kjo është vetëm teorikisht e shprehur nuk është e ndaluar në Gjermani.
Navid Wali është i mendimit se ndalimi ushqen pikërisht narrativin e viktimës që do të përhapë "Muslim Interaktiv". "Ne duhet me gjasë pastaj të shpjegojmë me të rinjtë, se nuk bëhet fjalë për të ndaluar jetën myslimane. Do të ishte më mirë në vend të ndalimit, të rinjve t'u tregoheshin alternativa se ç'pamje mund të ketë jeta myslimane në Gjermani." Kurse studiuesi, Andreas Jacobs kritikon se ka pak njohuri mbi organizatën dhe ende nuk ka studim të thelluar për të./ DW
Presidentja e re e Maqedonisë së Veriut, Gordana Silja...
Institucionet gjyqësore në Malin e Zi ende nuk i kanë hetu...
Pasi u arrit miratimi i një pakete të re ndihmash amerikan...
Ekonomia është ndër çështjet më të rëndësishme për votuesi...
Të hënën nis gjyqi ndaj senatorit Bob Menendez, ish kryeta...
Të dielën herët në mëngjes Izraeli dërgoi tanke në kampin ...
Gordana Silanovska-Davkova e ka bërë betimin të dielën si ...
Pas diskutimeve të gjata, Partia Kristiandemokrate (CD...
Këngëtari zviceran Nemo ka fituar "Eurovizionin" në Su...
Drejtuesit e VMRO-DPMNE-së dhe të koalicionit VLEN u t...
VMRO DPMNE-ja dhe koalicioni i opozitës shqiptare, VLEN, t...
Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, e ka mbikëqyrur nj...
Kryeministri polak, Donald Tusk, ka thënë të shtunën se Po...
Izraeli i ka urdhëruar të shtunën palestinezët në disa...
Kur raketat e Iranit fluturuan drejt Izraelit të shtun...
Administrata e Presidentit Joe Biden tha të premten se për...
Qindra njerëz janë evakuuar nga zonat pranë kufirit rus në...
Të shtunën zhvillohet finalja e 68-të e ESC në Malmoe, Sue...
Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara më 10 maj ...
Grupi i vullnetarëve të shoqatës “The Door-Albania” bashkë...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...