Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...

Socialistët e kryeministrit spanjoll, Pedro Sachez, shënuan fitore në zgjedhjet rajonale katalonase të mbajtura të dielën, më 12 maj, në të cilat Carles Puigdemont dhe separatistët e tjerë humbën shumicën pas dhjetë vjetësh në pushtet.
Votimet e së dielës u mbajtën gjashtë vjet pasi Puigdemont udhëhoqi përpjekjen e dështuar për pavarësi, që nxiti një prej krizave më të këqija politike në Spanjë në dekada.
Të udhëhequr nga Salvador Illa – që ka qenë ministër i Shëndetësisë në Spanjë gjatë pandemisë së koronavirusit – partia e Socialistëve Katalanas fitoi 42 nga 135 ulëset e Parlamentit rajonal, apo nëntë ulëse më shumë sesa në zgjedhjet paraprake të mbajtura më 2021.
Duke e cilësuar rezultatin si historik, Sanchez shkroi në "X" – që më herët njihej si Twitter – se këto rezultate zgjedhore do të shënojnë nisjen “e një epoke të re në Katalonjë”.
“Një epokë e re për të gjithë katalanët, pavarësisht se çfarë mendojnë ata”, tha Illa para mbështetësve të tij gjatë një fjalimi pas fitores.
Rezultatet e zgjedhjeve të së dielës përbëjnë fitore të madhe për Sanchezin, i cili ka dashur të tregojë se ka funksionuar politika e tij për uljen e tensioneve që u nxitën për shkak të krizës katalanase, dhe për të ulur sentimentin pro pavarësisë në rajonin në verilindje të shtetit ku jetojnë 8 milionë banorë.
Që kur u bë kryeministër më 2018, disa muaj pas përpjekjes së dështuar të separatistëve, Sanchez ka tentuar që të “shërojë plagët” e shkaktuara nga kriza e paprecedent politike. Më 2021 ai fali separatistët e dënuar për shkak të përpjekjeve për pavarësi, dhe aktualisht është duke shtyrë përpara një projektligj që synon të amnistojë separatistët, në këmbim që ata të mbështesin atë edhe për një mandat në krye të ekzekutivit spanjoll.
Duke fituar më shumë se 200.000 vota, socialistët arritën të parandalonin që partitë pro pavarësisë të fitonin shumicën e nevojshme për të pasur pushteti në rajon, të cilin e kanë udhëhequr në dekadën e fundit.
Rezultatet e fundit treguan se partia e linjës së ashpër e Puigdemontit, JxCat, partia e moderuar ERC që udhëhiqet nga lideri në largim katalanas, Pere Aragones, dhe partia më e vogël e krahut të majtë, CUP, kanë fituar 59 ulëse. Në zgjedhjet e mëparshme, ata kishin fituar 74 ulëse në Parlamentin rajonal.
Edhe nëse llogariten edhe dy ulëse të fituara nga Aleanca ultranacionaliste Katalanase, separatistët nuk arrijnë të kenë 68 ulëse, aq sa kërkohet për të krijuar shumicën.
Partia JxCat ka fituar 35 ulëse – më shumë se në zgjedhjet e kaluara – ERC ka fituar 20– nga 13 sa kishte më parë – ndërkaq CUP ka fituar katër, më pak se herën e kaluar, kur kishte fituar nëntë ulëse në Parlament.
Puigdemont, 61 vjeç, u largua nga Spanja për të shmangur ndjekjen penale, pas përpjekjes së dështuar për pavarësi. Ai ka zhvilluar fushatën zgjedhore nga jugu i Francës.
Edhe pse atij do t’i lejohet të kthehet në Spanjë sapo projektligji për amnisti të shndërrohet në ligj, ai kishte shpresuar se një fitore në zgjedhjet e së dielës, do të hapte rrugën për një rikthim triumfues të tij.
Ai ka premtuar se do të largohet nga politika nëse nuk fiton zgjedhjet.
Pavarësisht fitores, Illa duhet të arrijë aleanca që të ketë shumicën prej 68 ulësesh të nevojshme.
Socialistët edhe në zgjedhjet e vitit 2021 kishin fituar shumicën e votave, por separatistët kishin arritur të krijonin një koalicion qeverisës.
Analistët thanë se opsioni më i mundshëm është që socialistët të krijojnë koalicion me radikalët e majtë të Comuns Sumar, që kanë fituar gjashtë ulëse dhe me ERC-në, që ka 20 ulëse. Së bashku, ata do të kishin fiks 68 ulëse, sa kërkohet që të krijohet shumica.
Në zgjedhjet e së dielës, partitë e djathta kanë shënuar rritje. Partia Popullore fitoi 15 ulëse, nga tre sa kishte në zgjedhjet paraprake, ndërkaq partia e ekstremit të djathtë, Vox 11 ulëse, aq sa kishte në zgjedhjet e kaluara.
Që të dy këto parti kanë kundërshtuar lëvizjen pro pavarësisë dhe po ashtu kundërshtojnë projektligjin për amnisti të Sanchezit, që do të shndërrohet në ligj brenda javësh dhe që do të lejojë rikthimin e Puigdemontit./ REL
Presidentja e re e Maqedonisë, Gordana Siljanovska-Dav...
Ofensiva e fundit ruse në lindje të Ukrainës po has në rez...
Ishin rreth 1000 veta që protestuan në fund të prillit në ...
Presidentja e re e Maqedonisë së Veriut, Gordana Silja...
Institucionet gjyqësore në Malin e Zi ende nuk i kanë hetu...
Pasi u arrit miratimi i një pakete të re ndihmash amerikan...
Ekonomia është ndër çështjet më të rëndësishme për votuesi...
Të hënën nis gjyqi ndaj senatorit Bob Menendez, ish kryeta...
Të dielën herët në mëngjes Izraeli dërgoi tanke në kampin ...
Gordana Silanovska-Davkova e ka bërë betimin të dielën si ...
Pas diskutimeve të gjata, Partia Kristiandemokrate (CD...
Këngëtari zviceran Nemo ka fituar "Eurovizionin" në Su...
Drejtuesit e VMRO-DPMNE-së dhe të koalicionit VLEN u t...
VMRO DPMNE-ja dhe koalicioni i opozitës shqiptare, VLEN, t...
Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, e ka mbikëqyrur nj...
Kryeministri polak, Donald Tusk, ka thënë të shtunën se Po...
Izraeli i ka urdhëruar të shtunën palestinezët në disa...
Kur raketat e Iranit fluturuan drejt Izraelit të shtun...
Administrata e Presidentit Joe Biden tha të premten se për...
Qindra njerëz janë evakuuar nga zonat pranë kufirit rus në...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...