“Kam trafikuar 10 mijë emigrantë në Angli”/ Arrestohet Akrepi, i dënuar me 10 vite burg
Arrestohet në Irak “Akrepi”, Barzan Kamal Majeed, njeriu q...

Në fillim të mandatit të tij të pestë si president, Vladimir Putin po e ristrukturon Rusinë edhe më fort në ekonominë e luftës. Një ekonomist pa përvojë ushtarake duhet të kontribuojë tani në këtë drejtim.
Putin e emëroi Andrej Belousovin, deri sot zëvendëskryeministër, në postin e ministrit të Mbrojtjes. Miratimi nga parlamenti konsiderohet mëse i sigurt. Ministri i deritanishëm i Mbrojtjes, Sergej Shoigu, do të jetë kryetar i Këshillit Kombëtar të Sigurisë.
Belousov nuk ka kryer as shërbimin ushtarak. Megjithatë me këtë zgjedhje Putin-i synon të ketë pozicionim më të mirë në luftën rraskapitëse kundër Ukrainës.
"Sot në fushën e betejës fiton ai që është i hapur për novacione", e komenton ndryshimin zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov. Edhe "ekonomia e bllokut të pushtetit" duhet të integrohet më mirë "në ekonominë e vendit".
Për këtë detyrë Belousov "është një kandidat i arsyeshëm”, i tha DW-së Nina Krushçova, politologe ruso-amerikane. Belousov është profilizuar si një teknokrat i qetë dhe profesionist.
"Nga njëra anë ai nuk refuzohet prej ekonomistëve të tregut, nga ana tjetër ai është për epërsinë e shtetit në ekonomi”, thotë ajo. Kush është pra personi që merr drejtimin e dikasterit të mbrojtjes në Rusi tani në mesin e luftës?

Andrej Belousov, i lindur në Moskë si biri i një ekonomisti, është 65 vjeç. Ai ka ndjekur modelin e të atit dhe ka studiuar po ashtu shkencat ekonomike. Më pas ai ka hulumtuar në fushën e parashikimeve të tregut në Akademinë ruse të Shkencave. Ai ka konsultuar qeverinë dhe ka shërbyer në vitet 2006 dhe 2008 si zëvendësministër i Ekonomisë.
Vendimtar për karrierën e tij ka qenë viti 2008, kur Putin-i nga posti i presidentit kaloi në atë të kryeministrit dhe e emëroi Belousovin shef të sektorit të ekonomisë. Në këtë mënyrë ai kishte kontakt direkt me Putin-in. Që nga ajo kohë Belousov konsiderohet si një ndër të besuarit e ngushtë në rrethin e presidentit.
Varësia e tij direkte prej Putin-it si dhe fakti, që Belousov nuk i përket asnjë fraksioni, që lufton për influencë në Kremlin, e ka bërë atë imun kundrejt korrupsionit. Pikërisht paraardhësi i tij Shoigu është përfolur shpesh për korrupsion. Së fundi u arrestua zëvendësi i Shoigu-së, gjë që shumë vëzhgues e komentuan si shenjë se së shpejti atë do ta shkarkojnë.
Belousov me postet që ka mbuluar ka ndikuar fort në formësimin e politikës ekonomike ruse gjatë viteve të kaluara. Ai konsiderohet si mbështetës i investimeve shtetërore në ekonomi.
Në vitin 2014 ai ka qenë ndër të paktët ekspertë të ekonomisë rreth Putin-it, që kanë mbështetur aneksimin e Krimesë, shkruante para disa vitesh portali rus "The Bell”. Belousov e sheh Rusinë si "të rrethuar nga armiqtë”, thuhet më tej. Ky botëkuptim flet edhe për afërsinë e tij me Putin-in. "Në vitet e fundit Belousov ka qenë i obsesuar nga ideja e sovranitetit ekonomik të Rusisë", shkruan në platformën Telegram gazetarja e pavarur ruse Farida Rustamova, e cila është specializuar për elitat ruse.
Nën drejtimin e Belousov-it është përpiluar koncepti i zhvillimit teknologjik 2030. Deri në këtë kohë, sipas planit të Belousovit, Rusia duhet të mësojë të prodhojë chips, makineri me precizion të lartë, aparatura mjekësore, avionë e dronë, shkruan Rustamova.

Si zëvendëskryeministër Belousov u përqëndrua fort tek zhvillimi i industrisë vendase të dronëve. Ai ka kritikuar shpesh faktin, që pjesë të rëndësishme në zinxhirin e prodhimit janë jashtë vendit. "Belousovi interesohet për sistemet inovative të armëve, dhe është e qartë, se cilat do të jenë prioritetet e tij”, i tha DW-së Aleksandra Prokopenko nga Carnegie Russia Eurasia Center në Berlin.
Nga ana tjetër prej shpenzimeve të jashtëzakonshme për mbrojtjen duhet të përfitojë edhe pjesa tjetër e ekonomisë ruse, parashikohet në planin e Kremlinit. Buxheti i bllokut të sigurisë, sipas zëdhënësit Peskov përbën 6,7 përqind të produktit bruto në vend të Rusisë.
"Prioriteti i Kremlinit ndërkohë është lufta”, thotë Prokopenko, që ka punuar më parë në Bankën Qendrore ruse. "Ata besojnë në keynesianizmin ushtarak, pra në faktin, se me ndihmën e investimeve në kompleksin ushtarak-industrial mund të fuqizohet rritja ekonomike afatgjatë”. Njeriu i ri në Ministrinë ruse të Mbrojtjes duhet të ndihmojë, që lufta të jetë me rentabilitet për Rusinë./ DW
Arrestohet në Irak “Akrepi”, Barzan Kamal Majeed, njeriu q...
Komisionari i Bashkimit Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim,...
Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, i ka kërkuar Serb...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka dhënë...
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka konfirmuar...
Turqia ka ndaluar administratën të përdorë automjete të pr...
Socialistët e kryeministrit spanjoll, Pedro Sachez, shënua...
Presidentja e re e Maqedonisë, Gordana Siljanovska-Dav...
Ofensiva e fundit ruse në lindje të Ukrainës po has në rez...
Ishin rreth 1000 veta që protestuan në fund të prillit në ...
Presidentja e re e Maqedonisë së Veriut, Gordana Silja...
Institucionet gjyqësore në Malin e Zi ende nuk i kanë hetu...
Pasi u arrit miratimi i një pakete të re ndihmash amerikan...
Ekonomia është ndër çështjet më të rëndësishme për votuesi...
Të hënën nis gjyqi ndaj senatorit Bob Menendez, ish kryeta...
Të dielën herët në mëngjes Izraeli dërgoi tanke në kampin ...
Gordana Silanovska-Davkova e ka bërë betimin të dielën si ...
Pas diskutimeve të gjata, Partia Kristiandemokrate (CD...
Këngëtari zviceran Nemo ka fituar "Eurovizionin" në Su...
Drejtuesit e VMRO-DPMNE-së dhe të koalicionit VLEN u t...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...