Kallëzohet në SPAK Edi Rama
Grupi Parlamentar i PD-së kallëzon në SPAK Edi Ramën për v...
Grupi Parlamentar i PD-së kallëzon në SPAK Edi Ramën për v...

Presidenti Vladimir Putin bëri ndryshime në kabinetin qeveritar të dielën duke emëruar Andrei Belousov, një ekonomist që ka mbajtur për herë të parë rolin e zëvendëskryeministrit të Rusisë, si ministër të ri të Mbrojtjes, në vend të Sergei Shoigu-t.
Zoti Shoigu, i vetmi anëtar i qeverisë që Presidenti Putin e zëvendësoi, u emërua Sekretar i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, një pozicion këshillues shumë i fuqishëm për Kremlinin, duke zënë vendin e Nikolai Patrushevi-t, aleat për një kohë të gjatë i Vladimir Putin-it.
Njësoj si Presidenti, zoti Patrushevi më herët ka drejtuar Shërbimin Federal të Sigurisë së Rusisë, pasardhëse e KGB-së sovjetike. Këshilli i Federatës, dhoma e lartë e parlamentit rus duhet të miratojë emërimin e zotit Belousov, një formalitet, për të cilin nuk ka dyshime.
Shërbimi rus i "Zërit të Amerikës" bisedoi me tre ekspertë, të cilët njëzëri sugjerojnë se zëvendësimi i ministrit Shoigu me Andrei Belousovi-n tregon se zoti Putin po e përgatit vendin për një luftë të gjatë kundër Ukrainës.
Richard Weitz, drejtor i Qendrës për Analiza Politike-Ushtarake në Institutin Hudson me bazë në Uashington, vuri në dukje se prej disa kohësh kishte pasur spekulime se ishte planfikuar largimi nga detyra i Sergei Shoigu-t, i cili shërbeu si ministër i Mbrojtjes për 12 vjet.
“Ka pasur disa shqetësime mbi ritmin e reformës ushtarake nën drejtimin e tij dhe më pas mbi dobësinë e ushtrisë ruse në muajt e parë të luftës në Ukrainë. Dhe rebelimi i vitit të kaluar nga [Yevgeny] Prigozhini dhe grupi Wagner u cilësua si përgjegjësi e Shoigu-t dhe shefit të Shtabit të Përgjithsëm të asaj kohe, gjeneralit Valery Gerasimov”, tha zoti Weitz për "Zërin e Amerikës".

“Besoj se Putin-i ka vendosur që në këtë faze të konfliktit, tani që ushtria ruse po vepron mirë nga ana operative, por që është e qartë se lufta do të zgjasë disa vjet, ai dukshëm kërkon që të vërë në atë post dikë që ka më shumë njohuri ekonomike. Dhe kjo ka kuptim, nëse do të jetë një luftë e gjatë, kërkohet mobilizim i burimeve të nevojshme për ta mbështetur atë”.
Mykola Sunhurovskyi, drejtor i programeve ushtarake në qendrën Razumkov, një institut me bazë në Kiev, tha se një skandal i kohëve të fundit që përfshin zëvendësin e Shoigut, Timur Ivanov, i cili u akuzua për marrje ryshfeti prej 12 milionë dollarësh, mund të ketë ndikuar në largimin nga kabineti të ish-ministrit të Mbrojtjes. Por ai pajtohet se ndryshimi lidhet kryesisht me parashikimin e zotit Putin se lufta ndaj Ukrainës do të jetë e gjatë.
“Shoigu nuk është ushtarak, nuk është ekonomist, nuk është industrialist. Por zoti Belousov është një njeri që ka punuar për një kohë të gjatë për bllokun ekonomik të Rusisë. Ai i ka rrënjët në Institutin Qendror Ekonomik dhe Matematik, që për një periudhë ka qenë institucioni që ka udhëhequr krijimin e standardeve të reja për ekonominë ruse, që në vitet 70-të. Ai ka punuar atje për një periudhë, në mes të viteve 80-të, në pozicione të larta, zëvendësministër, ministër i Zhvillimit Ekonomik dhe për një kohë ka qenë ndihmës i Putin-it”, shprehet zoti Sunhurovskyi.
Po ashtu, edhe analisti ushtarak ukrainas Alexei Getman i tha "Zërit të Amerikës" se zëvendësimi i Shoigu-t me Belousovi-n u diktua nga fakti se Rusia “po përgatitet për një luftë të gjatë” dhe për këtë arsye i duhej një ministër i ri Mbrojtjeje, i cili mund të organizojë ekonominë e vendit në përputhje me këtë fakt.
Megjithatë, analisti Getman tha se largimi i zotit Shoigu nuk duhet të shihet domosdoshmërisht si një ulje në detyrë ose ndëshkim.
"Në fund të fundit, ai nuk u çua as për një periudhë pushimi të merituar as nuk u fut në burg, siç ndodh shpesh në Rusi," tha ai. “Ai u bë Sekretar i Këshillit të Sigurimit të Federatës Ruse në vend të Patrushevi-t”./ VOA
Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, ndodhet ...
Në Bruksel takohen të mërkurën (15.05.) delegacionet e Kos...
Katër persona janë plagosur në sulmet e reja ruse në qytet...
Në fillim të mandatit të tij të pestë si president, Vl...
Arrestohet në Irak “Akrepi”, Barzan Kamal Majeed, njeriu q...
Komisionari i Bashkimit Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim,...
Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, i ka kërkuar Serb...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka dhënë...
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka konfirmuar...
Turqia ka ndaluar administratën të përdorë automjete të pr...
Socialistët e kryeministrit spanjoll, Pedro Sachez, shënua...
Presidentja e re e Maqedonisë, Gordana Siljanovska-Dav...
Ofensiva e fundit ruse në lindje të Ukrainës po has në rez...
Ishin rreth 1000 veta që protestuan në fund të prillit në ...
Presidentja e re e Maqedonisë së Veriut, Gordana Silja...
Institucionet gjyqësore në Malin e Zi ende nuk i kanë hetu...
Pasi u arrit miratimi i një pakete të re ndihmash amerikan...
Ekonomia është ndër çështjet më të rëndësishme për votuesi...
Të hënën nis gjyqi ndaj senatorit Bob Menendez, ish kryeta...
Të dielën herët në mëngjes Izraeli dërgoi tanke në kampin ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...