Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...

Ambasadat e Shteteve të QUINT-it dhe Bashkimi Evropian kanë kritikuar Kosovën për refuzimin e kërkesës për vizitë të kreut të Kishës Ortodokse Serbe, patriarkut Porfirije, dhe të disa priftërinjve të tjerë.
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës më 13 maj arsyetoi vendimin për refuzimin e kërkesës për qëndrim në Kosovë të patriarkut serb. MPJD tha se vizita të tilla nuk do të lejohen derisa “Serbia vazhdon të shkelë marrëveshjen e Brukselit, të mos lejojë vizitat e zyrtarëve tanë shtetërorë në Serbi dhe për më tepër të mos ndalet me fushata kundër Republikës së Kosovës në arenën ndërkombëtare, si në proceset integruese ashtu edhe ato të njohjes”.
Por, zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, deklaroi më 14 maj se është Kosova që ka shkelur Marrëveshjen për vizita zyrtare, të arritur në dialogun për normalizimin e raporteve, pasi sipas tij, vizita e Porfirijes ishte paralajmëruar te autoritetet e Kosovës, ashtu siç kërkohet me marrëveshje.
“Duke ia refuzuar hyrjen atij, qeveria e Kosovës jo vetëm që e ka shkelur Marrëveshjen e vitit 2014 për vizita zyrtare, por në mënyrë të ashpër e ka injoruar edhe rëndësinë që ka kisha ortodokse serbe për një pjesë të qytetarëve të Kosovës dhe kjo shkon kundër parimeve themelore të një shoqërie shumetnike, tolerante dhe demokratike”, tha Stano.
Ndërkaq, përmes një deklarate të përbashkët, ambasadat e shteteve të QUINT-it – Franca, Gjermania, Italia, Mbretëria e Bashkuar dhe Shteteve e Bashkuara – dhe Zyra e BE-së në Kosovë shprehën shqetësim për refuzimin e vizitës së Porfirijes.
“Vendimi i qeverisë së Kosovës është në kundërshtim me nenet e Planit të Ahtisaarit, ku përcaktohen qartë të drejtat, privilegjet dhe imuniteti për klerin e kishës ortodokse serbe dhe po ashtu nuk është në përputhje me obligimet e Kosovës që dalin nga dialogu që ndërmjetësohet nga BE-ja”, u tha në reagim.
QUINT tha se pret që qeveria e Kosovës të përmbushë standardet më të larta të të drejtave të njeriut, si në kornizën e saj ligjore, por po ashtue dhe përmes veprimeve të saj
“Ne vazhdojmë t’u bëjmë thirrje palëve që të përmbahen nga çdo veprim dhe retorikë që mund të rrisë tensionet dhe mund të çojë në incidente”, tha QUINT-i.
Një ditë më herët, shefi i Zyrës për Kosovën në qeverinë serbe, Petar Petkoviq, që njëherësh është kryenegociator i Serbisë në dialogun me Kosovën, tha se Porfirije ishte nisur të hënën drejt Kosovës për të marrë pjesë në Kuvendin e Shenjtë të Ipeshkvijve të Kishës Ortodokse Serbe në Patriarkanën e Pejës, ditën e martë.
Ai tha se Zyra Ndërlidhëse e Beogradit, në përputhje me marrëveshjet dhe procedurat valide, e ka dërguar njoftimin për planet e vizitës në Pejë.
Gjatë një konference për media në Bruksel më 14 maj, zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, tha se në rundin e ri të dialogut, që mbahet më 15 maj, ndonëse ka një agjendë specifike, parasheh që të ngrihet edhe çështja e refuzimit të kërkesës për vizitë në Kosovë të kreut të kishës ortodokse serbe.
Ndryshe, në fillim të majit, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ia kishte refuzuar kërkesën për vizitë edhe Petar Petkoviqit, duke mos dhënë arsye për një vendim të tillë.
Edhe më herët, Kosova ka refuzuar kërkesat e parashtruara nga Petkoviq për të zhvilluar vizita, duke thënë se refuzimi ishte për shkak të “deklaratave provokuese”.
Ndërkaq, në janar të këtij viti, Serbia ia refuzoi kërkesën për vizitë ministrit të Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla. Ai kishte planifikuar që të vizitonte komunat Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, që janë të banuara me shqiptarë.
Çështja e vizitave zyrtare mes Kosovës dhe Serbisë rregullohet përmes një marrëveshjeje të arritur në kuadër të dialogut për normalizim të raporteve, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian. Këto vizita duhet të paralajmërohen përmes zyrtarëve ndërlidhës të Kosovës dhe Serbisë. Ndërkaq, autoritetet e shteteve përkatëse duhet t’i autorizojnë ato./ Rel
Pothuajse 450,000 palestinezë janë larguar nga Rafah-u...
Ligjvënësit në Gjeorgji e kanë miratuar projektligjin kont...
Presidenti Vladimir Putin bëri ndryshime në kabinetin ...
Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, ndodhet ...
Në Bruksel takohen të mërkurën (15.05.) delegacionet e Kos...
Katër persona janë plagosur në sulmet e reja ruse në qytet...
Në fillim të mandatit të tij të pestë si president, Vl...
Arrestohet në Irak “Akrepi”, Barzan Kamal Majeed, njeriu q...
Komisionari i Bashkimit Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim,...
Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, i ka kërkuar Serb...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka dhënë...
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka konfirmuar...
Turqia ka ndaluar administratën të përdorë automjete të pr...
Socialistët e kryeministrit spanjoll, Pedro Sachez, shënua...
Presidentja e re e Maqedonisë, Gordana Siljanovska-Dav...
Ofensiva e fundit ruse në lindje të Ukrainës po has në rez...
Ishin rreth 1000 veta që protestuan në fund të prillit në ...
Presidentja e re e Maqedonisë së Veriut, Gordana Silja...
Institucionet gjyqësore në Malin e Zi ende nuk i kanë hetu...
Pasi u arrit miratimi i një pakete të re ndihmash amerikan...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...