Gjermani, arrestohet bashkëpunëtori i një spiuni të zbuluar të BND-së
Pas arrestimit të një punonjësi të Shërbimit Federal t...

Ndërsa korporatat e mëdha gjermane si Volkswagen ose BASF edhe tani janë shumë të varura nga biznesi i tyre në Kinë, ose duan ta zgjerojnë biznesin e tyre edhe më shumë në këtë vend, gjërat mund të jenë krejtësisht të ndryshme për kompanitë e tjera. Edhe kur shikojmë sektorë të ndryshëm, ka dallime të mëdha kur bëhet fjalë për varësinë nga Republika Popullore e Kinës. Ky është rezultati i një studimi të fundit nga Instituti Ekonomik Gjerman (IW).
Në "studimin e tyre empirik", ekonomistët e Këlnit kanë ekzaminuar "varësinë e degëve të industrisë nga Kina". Pikëpamja e varësisë nga Kina është formësuar në perceptimin publik mbi të gjitha nga situata e kompanive. Në rastin e kompanive kimike si Covestro, Kina zë një pjesë veçanërisht të madhe të shitjeve me rreth 20 për qind. Ndërsa për prodhuesit e makinave si Volkswagen, Kina zë më shumë se një të tretën e biznesit. Vlera është edhe më e lartë për kompaninë teknologjike Aixtron, me seli në Aachen, e cila më shumë se gjysmën e shitjeve i bën në Tajvan dhe Kinë.

Por kur shikohet industria gjermane në tërësi, varësia nga Kina është shumë më e ulët sesa është menduar, kanë llogaritur ekonomistët e Këlnit. Vetëm rreth 6.6 për qind e të gjitha prodhimeve të parapërgatitura kanë ardhur nga Kina në vitin 2020 për industrinë. Ndërsa nëse shikohen të gjitha prodhimet e përgatitura në Kinë për ekonominë gjermane, varësia nga Kina është vetëm 2.2 për qind.
Japonia dhe SHBA varen më shumë
Industria e Japonisë, nga ana tjetër, është shumë më e varur nga Kina sesa ajo e Gjermanisë, sepse kjo ekonomi varet pothuajse me 20 për qind nga Kina. Pasojnë Rusia (16.5 për qind), SHBA (13.9 për qind) dhe Republika Çeke (11.8 për qind).
"Në përgjithësi, Kina është e rëndësishme si furnizuese dhe blerëse e shërbimeve paraprake për industrinë gjermane, por jo në një masë dërrmuese”, është konstatimi i befasishëm i ekonomistëve.
Por shembulli i furnizuesit të çipave Aixtron, tregon se varësia nga Kina në industrinë e elektronikës është veçanërisht e lartë. Varësisht nga kompania, Kina është vendimtare për biznesin e përgjithshëm, si furnizuese apo blerëse e produkteve. Në vitet para pandemisë, grupi gjerman i gjysmëpërçuesve Infineon rriti pjesën e tij të shitjeve në Republikën Popullore dhe Tajvan në pothuajse 40 për qind. Por pas agresionit të Rusisë ndaj Ukrainës dhe kërcënimeve të vazhdueshme ushtarake të Pekinit kundër Tajvanit, edhe këtu ka ndodhur një rishikim dhe industria gjermane po fokusohet në tregje të tjera.
Varësia nga bateritë dhe tokat e rralla

Drejtori i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë (IEA), Fatih Birol, ka frikë se pas largimit nga lëndët e para ruse, Evropa mund të bëhet e varur nga resurse dhe vende të tjera. "Ishte politika e gabuar energjetike të mbështetesh vetëm te një vend për një kohë kaq të gjatë kur bëhej fjalë për një burim energjie të rëndësishëm strategjik si gazi," tha ai, duke iu referuar Rusisë. "Nëse shikojmë tani energjitë e rinovueshme, shohim një pamje të ngjashme": rreth 70 për qind e të gjitha baterive të makinave elektrike prodhohen në Kinë. Eksperti i energjisë tha për Handelsblatt se Evropa duhet të gjejë furnizues të tjerë dhe të futet vetë në prodhimin e mineraleve kritike.
Edhe tek metalet e rralla Gjermania është jashtëzakonisht e varur nga Kina. Dy të tretat e këtyre metaleve të lakmuara kanë ardhur së fundmi nga Kina. "Për disa nga mineralet e rralla, përqindja e importeve nga Lindja e Largët ishte dukshëm më e lartë," thuhet në raportin e Zyrës Federale të Statistikave. 94.4 për qind e metaleve skadium dhe ittrium u importuan nga Kina. Edhe në këto çështje kërkojnë riorientim./DW
Pas arrestimit të një punonjësi të Shërbimit Federal t...
OKB: Paralajmërim nga urrejtja dhe racizmi Në nëntor ...
Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, njoftoi se Ma...
Të enjten, forcat ruse filluan një seri sulmesh me raketa ...
Ministrat e migracionit të Bashkimit Evropian po takoh...
Ndihmës Sekretarja amerikane e Shtetit për Çështjet e ...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, javën e ardh...
As Franca e as aleatët nuk janë duke luftuar kundër Rusisë...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky shprehu falënderimi...
Gjatë natës, Guardia di Finanza e Brescias, me departament...
Dokumentet e klasifikuara vazhdojnë të shfaqen aty ku nuk ...
Meta, kompania ombrellë që zotëron rrjetin social "Faceboo...
Traktati i Elizesë u nënshkrua rreth dy dekada pas Luftës ...
Gjermania është një vend emigrantësh dhe punëtorët e kuali...
Ishte partia socialdemokrate (SPD) e kancelarit, që nx...
I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për bisedime...
Ndërsa banorët e Kalifornisë përballen me dy vrasje masive...
Shtetet e Bashkuara do të dërgojnë 31 tanke "Abrams" në Uk...
Ndërsa banorët e Kalifornisë përballen me dy vrasje masive...
Kancelari Olaf Scholz njoftoi të mërkurën se qeveria e...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...