Çfarë është Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit të Holokaustit?
OKB: Paralajmërim nga urrejtja dhe racizmi Në nëntor ...

Pas arrestimit të një punonjësi të Shërbimit Federal të Informacionit (BND) për spiunazh në favor të Rusisë tani edhe një tjetër person i pandehur si bashkëpunëtor u mor në arrest hetimor. Sipas të dhënave të Prokurorit Të Përgjithshëm Federal në Karlsruhe punonjësi i BND-së dyshohet të ketë përcjellë informacione sekrete në Rusi duke ia dorëzuar ato atje një shërbimi sekret. Sipas këtyre të dhënave i arrestuari gjatë mbërritjes nga SHBA në aeroportin e Mynihut të dielën (22.01.2023) Arthur E. është nënshtetas gjerman, por jo punonjës i BND-së.
Carsten L. ka pasur akses tek informacionet për Rusinë

Punonjësi i BND-së, Carsten L. u arrestua më 21 dhjetor në Berlin i dyshuar për tradhti ndaj atdheut. Sipas Prokurorisë së Përgjithshme Federale tani edhe i akuzuari Arthur E. dyshohet si bashkëveprues për tradhti ndaj atdheut.
Hetimet janë kryer në bashkëpunim të ngushtë me BND-në dhe me mbështetjen e Policisë Federale FBI në SHBA. I pandehuri të hënën (23.01.2023) iu paraqit gjyqtarit të hetuesisë së Gjykatës Federale, i cili udhëzoi përmbarimin e vendimit për mbajtjen në arrest hetimor.
Punonjësi i BND-së i arrestuar në dhjetor pas sulmit rus ndaj Ukrainës vitin e kaluar, informacionet që i kanë rënë në dorë gjatë punës së tij, ia ka përcjellë Rusisë. Informacionet e spiunuara sipas kodit penal konsiderohen si sekret shtetëror, komunikuan autoritetet në Karlsruhe. Gjatë arrestimit në dhjetor u kontrolluan banesa e të dyshuarit dhe dy objekte të BND-së.
Buschmann: Goditje kundër spiunazhit rus
Ministri i Drejtësisë, Marco Buschmann (FDP) e konsideroi këtë një goditje të rëndësishme kundër spiunazhit rus, në rast se dyshimi do të konfirmohet. Presidenti i BND-së Bruno Kahl në dhjetor njoftoi se pasi u vu në dijeni për një rast dyshimi në radhët e shërbimit të informacionit, u morën menjëherë masa të brendshme të zgjeruara hetimore. Kur dyshimi u përforcua, u angazhua menjëherë Prokuroria e Përgjithshme Federale. BND punon ngushtë dhe në besim të plotë me autoritetet e hetuesisë, për ta zbardhur saktësisht rastin, deklaroi Kahl.
Tradhti ndaj atdheut sipas kodit penal mund të ndëshkohet në raste të rënda me heqje lirie deri në të paktën pesë vjet ose edhe me dënim të përjetshëm. Një rast i tillë p.sh. mund të jetë kur dorasi abuzon me pozicionin me përgjegjësi që mbulon, detyrë që e detyron atë të ruajë sekretet shtetërore. Kahl pati theksuar në deklaratën e tij, se në këtë rast janë shumë të rëndësishme të qenit i matur dhe diskrecioni. Ai shtoi, se me Rusinë në anën kundërshtare kemi të bëjmë me një aktor, "të paskrupullt dhe të gatshëm për dhunë". Çdo detaj i veprimit që depërton në opinionin publik, do të thotë avantazh për këtë kundërshtar që ka qëllim të dëmtojë Gjermaninë.
Në BND së fundi në vitin 2014 u zbulua një agjent i dyfishtë. Gjykata e Lartë e Mynihut dy vjet më vonë e dënoi me tetë vjet heqje lirie të akuzuarin pasi u provua, që për vite me radhë ai kishte spiunuar për shërbimin sekret të SHBA-së, CIA. Asokohe 32-vjeçari u shpall fajtor për tradhti ndaj atdheut dhe shkelje të sekreteve të punës. I kualifikuari si nëpunës zyre në vitet 2008 dhe 2014 i kishte dorëzuar CIA-s mbi 200 dokumente tepër sekrete ose sensitive të BND-së kundrejt një shpërblimi që kishte marrë prej të paktën 80.000 eurove./DW
OKB: Paralajmërim nga urrejtja dhe racizmi Në nëntor ...
Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, njoftoi se Ma...
Të enjten, forcat ruse filluan një seri sulmesh me raketa ...
Ministrat e migracionit të Bashkimit Evropian po takoh...
Ndihmës Sekretarja amerikane e Shtetit për Çështjet e ...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, javën e ardh...
As Franca e as aleatët nuk janë duke luftuar kundër Rusisë...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky shprehu falënderimi...
Gjatë natës, Guardia di Finanza e Brescias, me departament...
Dokumentet e klasifikuara vazhdojnë të shfaqen aty ku nuk ...
Meta, kompania ombrellë që zotëron rrjetin social "Faceboo...
Traktati i Elizesë u nënshkrua rreth dy dekada pas Luftës ...
Gjermania është një vend emigrantësh dhe punëtorët e kuali...
Ishte partia socialdemokrate (SPD) e kancelarit, që nx...
I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për bisedime...
Ndërsa banorët e Kalifornisë përballen me dy vrasje masive...
Shtetet e Bashkuara do të dërgojnë 31 tanke "Abrams" në Uk...
Ndërsa banorët e Kalifornisë përballen me dy vrasje masive...
Kancelari Olaf Scholz njoftoi të mërkurën se qeveria e...
Një stuhi e fuqishme goditi bregun e Gjirit amerikan të ma...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...