Gjermania vendos të dërgojë tanke ‘Leopard’ në Ukrainë
Kancelari Olaf Scholz njoftoi të mërkurën se qeveria e...

Ndërsa banorët e Kalifornisë përballen me dy vrasje masive brenda vetëm disa ditësh, Presidenti Joe Biden po mbështet masat për kontrollin e armëve të prezantuara nga senatorja demokrate nga Kalifornia, Dianne Feinstein. Por siç njofton korrespondentja e Shtëpisë së Bardhë, Patsy Widakuswara, gjasat për miratimin e masave më të rrepta të armëmbajtjes janë të pakta në kushtet kur republikanët kontrollojnë Dhomën e Përfaqësuesve dhe shumica e anëtarëve të Gjykatës së Lartë janë konservatorë.
Dy ditë pasi një person i armatosur vrau të paktën 11 persona në Monterey Park gjatë festimeve për Vitin e Ri Hënor nga komuniteti aziatik i qytetit …
Po në shtetin e Kalifornisë, u hap zjarr në dy vende në Half Moon Bay. Të paktën shtatë persona vdiqën.
"Shteti ynë ka marrë masa serioze për ndalimin e armëve sulmuese, ndalimin e karikatorëve me kapacitet të lartë, vendosjen e kontrolleve mbi municionet, periudhat e pritjes dhe ligjet për njerëzit që paraqesin rrezik, duke shpëtuar kështu jetë. Por qeveria federale nuk bëri të njëjtën gjë", tha guvernatori i Kalifornisë Gavin Newsom.
Kalifornia është një nga 10 shtetet që ndalojnë shitjen ose mbajtjen e armëve sulmuese të stilit ushtarak.
Senatorja demokrate e Kalifornisë, Dianne Feinstein po paraqet një projekt-ligj për të rikthyer një ndalim federal për armët e sulmit dhe karikatorët me kapacitet të lartë, si edhe për të rritur moshën minimale për të blerë armë të tilla në 21 vjeç. Presidenti Joe Biden e mbrojti një masë të tillë në vitin 1994 kur ishte senator, por ajo skadoi në 2004.
"Herën e fundit që patëm një ndalim të armëve sulmuese, falë udhëheqjes së presidentit dhe senatores Feinstein, numri i vrasjeve masive ra. Pasi republikanët e lanë atë të skadonte, të shtënat masive u trefishuan", tha Sekretarja e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre.
Projektligji ka pak gjasa të miratohet, në kushtet kur republikanët kontrollojnë Dhomën e Përfaqësuesve. Sondazhet tregojnë se shumica e votuesve republikanë kundërshtojnë kufizimet e së drejtës për të mbajtur armë sipas amendamentit të dytë të Kushtetutës. Dhe me një Gjykatë të Lartë me shumicë konservatore, e cila përmbysi një ligj të Nju Jorkut për sigurinë e armëve në qershor, kufizimet e armëve mund të jenë të rrezikuara edhe në shtetet e tjera.
"Asgjë nuk do të bëhet, derisa të zgjidhim jo vetëm çështjen e legjislacionit për armët, i cili është i rëndësishëm, por edhe faktin që Gjykata e Lartë po minon lëvizjen për sigurinë e armëve në mënyrë katastrofike", thotë profesor Jonathan Metzl i Universitetit Vanderbilt.
Deri tani në vitin 2023 në SHBA ka pasur 40 sulme masive.
Në mungesë të masave të Kongresit, zoti Biden po shqyrton më shumë veprime ekzekutive për të frenuar dhunën me armë, por lëvizje të tilla mund të përmbysen nga pasardhësit e tij.
Qershorin e kaluar ai nënshkroi një ligj dypartiak për sigurinë e armëve.
Ai forcoi kontrollet për blerësit e armëve nën 21 vjeç dhe u dha stimuj shteteve që të miratonin ligje që e bëjnë më të lehtë marrjen e armëve nga ata që konsiderohen si kërcënim për veten ose të tjerët./ VOA
Kancelari Olaf Scholz njoftoi të mërkurën se qeveria e...
Një stuhi e fuqishme goditi bregun e Gjirit amerikan të ma...
Deri më sot është shkruar dhe diskutuar shumë për problemi...
Ministri i Jashtëm i Finlandës sugjeroi të martën se vendi...
Gjermania do të dërgojë tanke ‘Leopard 2’ në Ukrainë s...
Dokumente që përmbajnë shenja si të klasifikuara u gje...
Ambasadori amerikan në Beograd, Christofer Hill tha so...
Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, tha të mart...
Presidenti i Turqisë, Recep Tajip Erdogan tha dje se S...
Shtatë persona u vranë në dy sulme me armë, që besohet...
Presidenti rus, Vladimir Putin ka thënë të martën se k...
Autoritetet verikoreane kanë paralajmëruar për mot ekstrem...
Jo shumë anëtarë talibanë mund ta takojnë atë, ndërsa edhe...
Suedia nuk duhet të presë mbështetjen e Turqisë për anëtar...
Të dielën (23.01.), Gjermania dhe Franca kremtuan në Paris...
Një sondazh i kohëve të fundit tregoi se 46 për qind e ser...
Një nga anëtarët e pavarur të Komisionit Hetimor të Kombev...
Një sulmues i armatosur ka vrarë shtatë persona në dy loka...
Qeveria e Francës prezantoi të hënën një projektligj, që p...
Bashkimi Europian sërish e ka shtuar ndihmën ushtarake...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...