Mbahet protesta e 25-të kundër qeverisë, qytetarët ‘sfidojnë’ shiun
Këtë të mërkurë ka nisur grumbullimi i qytetarëve për prot...
Këtë të mërkurë ka nisur grumbullimi i qytetarëve për prot...

Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, tha të martën se nuk kishte përçarje midis vende aleate lidhur me dërgimin e tankeve të rënda luftarake në Ukrainë, ndërsa theksoi se Berlini do të vepronte shpejt nëse do të merrej një vendim pozitiv për furnizimin e Kievit me tanke Leopard. Shefi gjerman i mbrojtjes tha se Berlini nuk po pengon dërgimin e tankeve nga shtetet e tjera, duke nxitur vendet e aleancës që të fillojnë trajnimin e forcave ukrainase për përdorimin e tyre.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg dhe Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, folën në Berlin të martën mes përpjekjeve për të furnizuar Ukrainën me tanke të prodhimit gjerman Leopard II.
“Në këtë moment kyç të luftës, ne duhet t'i ofrojmë Ukrainës sisteme më të rënda dhe më të avancuara dhe duhet ta bëjmë me shpejtësi”, tha shefi i NATO-s Jens Stoltenberg gjatë një konference shtypi me Ministrin e Mbrojtjes së Gjermanisë.
Polonia tha të hënën se do t'i kërkonte leje Berlinit për të dërguar në Ukrainë tanke të prodhuara nga Gjermania, ndërsa Perëndimi po përpiqet për të furnizuar Kievin me pajisje ushtarake më të fuqishme përballë agresionit rus.

“Armatimet nga Gjermania çdo ditë po shpëtojnë jetë në Ukrainë, duke mbrojtur shtëpitë, shkollat dhe spitalet nga sulmet me raketa ruse”, tha zoti Stoltenberg.
Ministri gjerman i Mbrojtjes tha se pret që një vendim të merret së shpejti lidhur me furnizimin e Ukrainës me tanke Leopard, ndërsa inkurajoi vendet e aleancës që të fillojnë trajnimin e trupave ukrainase për përdorimin e tankeve.
“Ende nuk kemi një qendrim të ri. Jam shprehur se pres që një vendim të merret së shpejti. Por dua të përsëris atë që kam shprehur në bazën ajrore Ramstein. Kam inkurajuar veçanërisht vendet partnere që kanë tanke Leopard, që sipas mundësive të fillojnë trajnimin e forcave ukrainase për përdorimin e tankeve. Ne nuk po e pengojmë këtë. Gjermania mund ta bëjë këtë vetëm pasi të kemi marrë një vendim se si të veprojmë me tanket Leopard” .

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha të martën se transferimi i mundshëm i tankeve luftarake gjermane në Ukrainë do të ndikonte tek e ardhmja e marrëdhënieve të Moskës me Berlinin.
“Marrëdhëniet janë në një pikë të ulët. Nuk po shohim ndonjë dialog thelbësor me Gjermaninë apo vende të tjera të Bashkimit Evropian dhe NATO-s. Furnizime të tilla (dërgimi i tankeve) nuk janë shenjë e mirë për të ardhmen e marrëdhënieve dhe padyshim do të ndikojnë në mënyrë të pashmangshme”.
Polonia dhe disa vende aleate kanë thënë se duan që të furnizojnë Ukrainën me tanke të prodhimit gjerman Leopard II. Por Kancelari Olaf Scholz po ngurron në dërgimin e tyre, ose lejimin e vendeve të tjera që të furnizojnë Ukrainën me tanket e prodhimit gjerman. Ukraina thotë se tanket, veçanërisht leopardët gjermanë, janë vendimtare në përpjekjet përballë agresionit rus./ B.A. - CNA.al
Presidenti i Turqisë, Recep Tajip Erdogan tha dje se S...
Shtatë persona u vranë në dy sulme me armë, që besohet...
Presidenti rus, Vladimir Putin ka thënë të martën se k...
Autoritetet verikoreane kanë paralajmëruar për mot ekstrem...
Jo shumë anëtarë talibanë mund ta takojnë atë, ndërsa edhe...
Suedia nuk duhet të presë mbështetjen e Turqisë për anëtar...
Të dielën (23.01.), Gjermania dhe Franca kremtuan në Paris...
Një sondazh i kohëve të fundit tregoi se 46 për qind e ser...
Një nga anëtarët e pavarur të Komisionit Hetimor të Kombev...
Një sulmues i armatosur ka vrarë shtatë persona në dy loka...
Qeveria e Francës prezantoi të hënën një projektligj, që p...
Bashkimi Europian sërish e ka shtuar ndihmën ushtarake...
Një lajm ka qarkulluar gjatë ditës së sotme ne rrjet ku th...
Charles McGonigal, ish-zyrtar i FBI-së, ka rënë në pranga....
Kryeministri polak, Mateush Morawiecki tha se miratimi i B...
Qeveria franceze pritet të prezantojë të hënën një projekt...
Një ish-komandant i grupit mercenar rus Wagner, i cili...
Policia spanjolle njoftoi se ka shkatërruar një bandë krim...
Ministrat e Bashkimit Europian ranë dakord për një paketë ...
Policia e Kosovës tha se në Bistricë të Leposaviqit ka sht...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Andy Burnham po planifikon të zhvendosë pjesë të operacion...
Me temperaturat që po rriten ndjeshëm, Franca po detyrohet...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...