SPAK sekuestron pasurinë në pronësinë indirekte të Belinda Ballukut
Prokuroria e Posaçme ka vendosur masën e sekuestrimit pasu...
Prokuroria e Posaçme ka vendosur masën e sekuestrimit pasu...

Një sondazh i kohëve të fundit tregoi se 46 për qind e serbëve, besojnë se vendi i tyre duhet të qëndrojë neutral në luftën Rusi-Ukrainë, duke konfirmuar se një sjellje balancuese duket të jetë strategjia më pak e kushtueshme për qeverinë serbe.
E përçmuar nga disa dhe e admiruar nga të tjerët, fuqia e butë ruse në Serbi duket se është e kudondodhur, dhe i lë në hije lidhjet e tjera të Moskës me vendin ballkanik, përfshirë bashkëpunimin në sektorin energjetik dhe kundërshtimin e përbashkët ndaj pavarësisë së Kosovës.
Duke përfituar nga mëria historike që mbajnë shumë serbë ndaj Perëndimit, Rusia po gëzon respekt dhe popullaritet të madh në shoqërinë serbe. Por sa i qëndrueshëm është ky popullaritet përballë pushtimit të vazhdueshëm të Ukrainës nga ana e Kremlinit? Dhe çfarë kufizimesh reale i imponon ai politikës së jashtme serbe?

Një sondazh i kryer nga Fondacioni i Shoqërisë së Hapur dhe Datapraxis në 22 vende të botës në mesin e vitit 2022, zbuloi se deri në atë moment, pushtimi i Ukrainës nga Kremlini kishte ndryshuar shumë pak në qëndrimet e serbëve ndaj Rusisë.
Serbia mbetet ende një pro-ruse, edhe në krahasim me vendet skeptike ndaj Perëndimit në botën në zhvillim. Rreth 63 për qind e serbëve të anketuar e konsiderojnë Perëndimin si fajtor për shpërthimin e luftës Rusi-Ukrainë. Një nivel dukshëm shumë më i lartë se në të gjitha vendet e tjera të anketuara, përfshirë Indonezinë (50 për qind), Turqinë (43 për qind) dhe Indinë (34 për qind).
Pak kohë më vonë, Qendra e Beogradit për Politikat e Sigurisë (BCSP), kreu një sondazh për të kuptuar se pse është kaq i qëndrueshëm popullariteti i Rusisë në mesin e serbëve.
Duke sfiduar përkufizimin teorik mbi fuqinë e butë, të cilën teoricieni amerikan i marrëdhënieve ndërkombëtare, Xhozef Nie e përkufizon si aftësinë e një vendi për të ndikuar te të tjerët nëpërmjet fuqisë tërheqëse, joshja që provokon Rusia te serbët ka të bëjë më pak me atë që përfaqëson dhe më shumë me atë që nuk përfaqëson.
Afërsia kulturore dhe historike, dhe vëllazëria ortodokse dhe ajo sllave, janë që të gjitha koncepte dytësore në krahasim me faktin se Rusia nuk i përket Perëndimit. Kapitali i fuqisë së butë të Rusisë ndaj Serbisë buron më së shumti nga kujtimet e hidhura të viteve 1990.

Nga ndjenjat e të qenit të tradhtuar, refuzuar dhe i dëbuar nga Perëndimi, nga zhgënjimi me pavarësinë e Kosovës dhe nga koncepti se Rusia vepron si një kundërforcë ndaj Perëndimit. Po ashtu, zhgënjimi i serbëve me kostot e tranzicionit të vendit të tyre drejt demokracisë dhe ekonomisë së tregut, përforcon narrativat pro-ruse, pasi ky tranzicion është i lidhur pikërisht me Perëndimin.
Dhe kjo gjë shkakton shtrembërime të mëdha të botëkuptimit global që kanë shumë serbë. Sondazhi i BCSP zbuloi se 51 për qind e serbëve besonin se Rusia ishte partneri më i rëndësishëm ndërkombëtar i Serbisë, ndërsa 66 për qind e quajtën Rusinë si “mikun më të madh” të vendit.
Po ashtu Rusia shihet gjerësisht si një aleat altruist, me vetëm 28 për qind të tyre që deklarojnë se Moska kujdeset vetëm për interesat e saj, dhe jo vetëm të Serbisë. Joshja që nxit Rusia tek serbët është aq e theksuar, sa që 45 për qind besojnë në mënyrë irracionale se do të jetë fuqia dominuese e shekullit XXI, në krahasim me 23 për qind që mendojnë se do të jetë Kina dhe 18 për qind që zgjodhën Shtetet e Bashkuara.
Një ndihmë tjetër për fuqinë e butë ruse në Serbi është mosmarrëveshja e pazgjidhur e Kosovës. Për sa kohë që kjo çështje e shqetëson publikun, politikanët serbë ndihen të detyruar që ta kundërshtojnë pavarësinë e Kosovës, gjë që sjell edhe nevojën për mbrojtje diplomatike nga ana e Rusisë.

Sondazhi tregoi se 45 për qind e serbëve e kanë prioritet Kosovën në politikën e jashtme, duke e perceptuar atë si “shumë të rëndësishme”, ndërsa 52 për qind besojnë se Serbia nuk duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës. Rusia është e etur të përfitojë nga kjo situatë, duke përsëritur rregullisht gatishmërinë e saj për t'i ofruar Serbisë garanci se Kosova nuk do të fitojë kurrë një njohje të plotë ndërkombëtare.
Megjithatë, asnjë nga këto nuk do të funksiononte me aq efikasitet po të mos ishte për ndihmën e elitave lokale. Prania e drejtpërdrejtë e Rusisë në peizazhin mediatik në Serbi është e kufizuar në portalin e lajmeve Sputnik Srbija dhe edicionin serb të krijuar së fundmi në faqen e lajmeve Russia Today pro-Kremlinit. Audienca e këtyre dy mediave nuk është aspak e madhe, pasi shumica e publikut serb konsumon narrativa pro-ruse të ofruara nga mediat vendase serbe, në veçanti tabloidet pro-qeveritare.
Në këtë mënyrë, koalicioni qeverisës në Serbi përfiton nga ndjenja pro-ruse që vërehet kryesisht në bazën e tij të votuesve. Studimi ynë tregon se nëse serbët janë pro-perëndimorë apo pro-rusë, kjo ka tendencën të varet nga kanali televiziv që ndjekin më shumë, teksa mediat pro-qeveritare e nxisin ndjenjën pro-ruse.
Duke përfituar nga ndjenjat pro-ruse në vend, presidenti serb Aleksandër Vuçiç e përdor gjithashtu Moskën si një “gogol” të përshtatshëm në marrëdhëniet e tij me Perëndimin. Narrativa rreth kërcënimit rus dhe e serbëve radikalë pro-rusë që po përpiqen të marrin pushtetin, e ndihmon atë të shmangë kritikat perëndimore për regresin e demokracisë në Serbi.
Megjithatë, kjo sjellje me standarte të dyfishta e ka një kosto dhe e kufizon ndjeshëm regjimin e Vuçiçit në zgjedhjet e politikave, veçanërisht për Kosovën. Popullariteti i Rusisë ia bën shumë të vështirë çdo qeverie serbe që të bëjë lëshime për pavarësinë e Kosovës, pasi shfaqja si një përkrahëse më pak e flaktë e integritetit territorial të Serbisë sesa Kremlini rrezikon një reagim të fortë të brendshëm.
Mbështetja te popullariteti i Rusisë në vend, u bë akoma më e sikletshme kur Moska e pushtoi Ukrainën në shkurt 2022. Udhëheqja serbe e ka gjetur veten midis 2 zjarreve, pasi ajo përballet tani me presionin në rritje të Perëndimit për t'iu bashkuar sanksioneve anti-ruse, por nga ana tjetër ka frikë se në këtë mënyrë do të minojë me siguri mbështetjen e saj të brendshme.
Sipas sondazhit të BCSP, shumica e serbëve janë kundër vendosjes së sanksioneve kundër Rusisë. Midis tyre, 44 për qind thanë se ishin kundër sanksioneve sepse Serbia i përjetoi ato gjatë viteve 1990; 24 për qind sepse e konsiderojnë Rusinë si mikun më të madh të Serbisë; dhe 12 për qind për shkak të interesave të Serbisë në Kosovë.
Krahasimet me historinë serbe janë një provë tjetër, se rrënja e vërtetë e joshjes së Rusisë qëndron tek përvoja historike e Serbisë. Megjithatë, popullariteti i Rusisë në Serbi ka kufijtë e tij dhe nuk i jep mundësi Kremlinit që të manipulojë me lehtësi vendimet politike të Beogradit siç mund të synojë Moska.
Për të mbështetur fuqinë e saj të butë, Moska varet nga makineria e propagandës pro-qeveritare lokale, e cila drejtohet nga elitat lokale, e cila i jep formë narrativës sipas interesave ruse. Sondazhi i BCSP tregon se 46 për qind e serbëve të anketuar besojnë se Serbia duhet të qëndrojë neutrale në luftën Rusi-Ukrainë, duke konfirmuar se një sjellje balancuese duhet të jetë strategjia më pak e kushtueshme për qeverinë serbe.
Pavarësisht simpatisë së fortë ndaj Rusisë, serbët besojnë ende se vendi i tyre duhet të distancohet nga konfliktet e mëdha ndërkombëtare. Por meqë është e ndjeshme ndaj presionit që vjen nga Moska, Serbia do të ngurrojë të ndërmarrë ndonjë hap antirus.
Shënim: Maxim Samorukov, bashkëpunëtor në think-tankun “Carnegie Endowment for International Peace”. Vuk Vuksanovic, studiues në Qendrën e Beogradit për Politikat e Sigurisë (BCSP).
Një nga anëtarët e pavarur të Komisionit Hetimor të Kombev...
Një sulmues i armatosur ka vrarë shtatë persona në dy loka...
Qeveria e Francës prezantoi të hënën një projektligj, që p...
Bashkimi Europian sërish e ka shtuar ndihmën ushtarake...
Një lajm ka qarkulluar gjatë ditës së sotme ne rrjet ku th...
Charles McGonigal, ish-zyrtar i FBI-së, ka rënë në pranga....
Kryeministri polak, Mateush Morawiecki tha se miratimi i B...
Qeveria franceze pritet të prezantojë të hënën një projekt...
Një ish-komandant i grupit mercenar rus Wagner, i cili...
Policia spanjolle njoftoi se ka shkatërruar një bandë krim...
Ministrat e Bashkimit Europian ranë dakord për një paketë ...
Policia e Kosovës tha se në Bistricë të Leposaviqit ka sht...
Kompania shtetërore suedeze e minierave LKAB njoftoi së fu...
Ka disa ditë që Gjermania debaton për dërgimin e tankeve l...
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu shkarkoi të dielë...
Një alarm për bombë në një avion të “Ryanair”, që ishte ni...
Të gjithë ata që provokojnë marrëdhëniet ndërshtetërore ap...
Gjatë luftës së Bosnjës, qyteti i Gorazhdës u rrethua dhe ...
Britania thotë se duhet një marrëveshje ndërkombëtare ...
Ligjvënësi amerikan George Santos vazhdon të shmangë p...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...