Të paktën 7 persona të vrarë nga të shtënat në SHBA
Një sulmues i armatosur ka vrarë shtatë persona në dy loka...

Një nga anëtarët e pavarur të Komisionit Hetimor të Kombeve të Bashkuara për Ukrainën, i krijuar së fundmi, thotë se hetuesit kanë gjetur prova të krimeve të luftës, përfshirë abuzimin seksual të fëmijëve, gjatë pushtimit të paprovokuar të Ukrainës nga Moska, “ku shumica janë të kryer nga trupat ruse”.
Duke folur në një intervistë me Shërbimin Ballkanik të Radios "Evropa e Lirë" më 23 janar, Jasminka Dzhumur, një nga tre anëtarët e pavarur të komisionit, tha se kishte një gamë "shumë të gjerë" krimesh të zbuluara në Ukrainë.
"Kur flasim për fëmijët, ata u plagosën ose u vranë me armë zjarri. Ata u abuzuan seksualisht. Kemi regjistruar shkelje të të drejtave të fëmijëve të vendosur në shtëpitë e fëmijëve të neglizhuar," tha Dzumhur, duke shtuar se komisioni ka marrë gjithashtu informacione për fëmijët që janë zhvendosur nga Ukraina në Rusi edhe pse "në shumë raste" prindërit e tyre biologjikë ende banojnë në Ukrainë.
Bashkimi Europian dhe grupet e të drejtave të njeriut kanë akuzuar Rusinë për shkelje të të drejtave të njeriut në territorin e Ukrainës, duke përfshirë torturën, abuzimin, përdhunimin dhe forma të tjera të dhunës, si dhe sulme ndaj infrastrukturës civile dhe objekteve të sektorit të energjisë që kur Kremlini filloi pushtimin e tij të paprovokuar në shkurtin e vitit të kaluar.
Moska i ka mohuar akuzat, pavarësisht provave në rritje, dhe u ka bërë thirrje organeve ndërkombëtare të hetojnë krimet që ajo thotë se janë kryer kundër të burgosurve rusë të luftës në Ukrainë.
Kievi ka thënë se do të ndëshkojë abuzimet e kryera nga forcat e veta, por beson se numri i incidenteve të tilla është i vogël.
Dzumhur tha se komisioni ka gjetur prova se "krime lufte, shkelje të të drejtave të njeriut dhe të drejtës ndërkombëtare humanitare janë kryer në territorin e Ukrainës, por se forcat e armatosura ruse ishin përgjegjëse për shumicën dërrmuese të shkeljeve të identifikuara".
OKB-ja ngriti komisionin e përbërë nga tre ekspertë në mars të vitit 2022.
Ai drejtohet nga norvegjezi Erik Mose, ish-presidenti i Gjykatës Penale Ndërkombëtare për Ruandën dhe ish-gjyqtar në Gjykatën e Lartë të Norvegjisë. Anëtari i tretë është kolumbiani Paolo de Greiff, një ekspert për çështjet e drejtësisë ndërkombëtare.
Dzumhur tha se komisioni do të paraqesë raportin e tij në mars, kur të përfundojë mandati i tij dhe se i gjithë informacioni i paraqitur në të do të jetë "rezultat i drejtpërdrejtë i punës së komisionit në terren, me konfirmime nga burime të tjera".
Megjithatë, ajo vuri në dukje se komisioni, i cili fillimisht u fokusua në katër rajone të Ukrainës, nuk ka qenë në gjendje të hyjë në disa pjesë të vendit.
"Ne shpesh nuk kemi ose kemi qasje të kufizuar në territore të caktuara, veçanërisht kur flasim për Donjeck dhe Luhansk. Komisioni nuk ka pasur mundësi të vizitojë dhe të bisedojë me njerëzit që jetojnë atje".
Ajo tha gjithashtu se komisioni ka mbledhur informacione edhe nga vende të tjera./REL
Një sulmues i armatosur ka vrarë shtatë persona në dy loka...
Qeveria e Francës prezantoi të hënën një projektligj, që p...
Bashkimi Europian sërish e ka shtuar ndihmën ushtarake...
Një lajm ka qarkulluar gjatë ditës së sotme ne rrjet ku th...
Charles McGonigal, ish-zyrtar i FBI-së, ka rënë në pranga....
Kryeministri polak, Mateush Morawiecki tha se miratimi i B...
Qeveria franceze pritet të prezantojë të hënën një projekt...
Një ish-komandant i grupit mercenar rus Wagner, i cili...
Policia spanjolle njoftoi se ka shkatërruar një bandë krim...
Ministrat e Bashkimit Europian ranë dakord për një paketë ...
Policia e Kosovës tha se në Bistricë të Leposaviqit ka sht...
Kompania shtetërore suedeze e minierave LKAB njoftoi së fu...
Ka disa ditë që Gjermania debaton për dërgimin e tankeve l...
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu shkarkoi të dielë...
Një alarm për bombë në një avion të “Ryanair”, që ishte ni...
Të gjithë ata që provokojnë marrëdhëniet ndërshtetërore ap...
Gjatë luftës së Bosnjës, qyteti i Gorazhdës u rrethua dhe ...
Britania thotë se duhet një marrëveshje ndërkombëtare ...
Ligjvënësi amerikan George Santos vazhdon të shmangë p...
Byroja Federale e Hetimeve, FBI, ka gjetur dokumente t...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, v...
Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK)...
Ish-Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, do të botojë këtë vje...
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, pritet të udhët...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...