Së shpejti dërgimi i tankeve luftarake në Ukrainë?
Ka disa ditë që Gjermania debaton për dërgimin e tankeve l...

Kompania shtetërore suedeze e minierave LKAB njoftoi së fundmi një superzbulim: më shumë se një milion ton minerale të rralla u gjetën në qytetin verior suedez Kiruna.
Vendi me emrin Per Geijer, ndodhet në pjesën suedeze të Rrethit Arktik, i cili është i njohur për pasuritë e tij të rralla në tokë për disa dekada. Koncerni për nxjerrjen e mineraleve LKAB drejton tashmë minierën më të madhe të hekurit në Europë.
Mineralet e rralla, të njohura edhe si metale të rralla të tokës ose okside të rralla të tokës, janë një grup prej 17 metalesh të rënda që kanë një rëndësi të veçantë në prodhimin e energjive të rinovueshme, si dhe për teknologjitë mjedisore dhe prodhimin neutral ndaj klimës. Ato kërkohen, ndër të tjera, për prodhimin e turbinave me erë dhe automjeteve elektrike.
Pavarësisht emrit të tyre, tokat e rralla janë të bollshme në shumë pjesë të botës. Por minierat dhe nxjerrja e këtyre lëndëve janë komplekse dhe të shtrenjta - si dhe të dëmshme për mjedisin.

Megjithëse BE-ja është shumë e varur nga këto lëndë të para, elementet e rralla të tokës aktualisht nuk nxirren dhe nuk përpunohen në shkallë industriale në Europë. Deri më tani, lëndët e para janë importuar kryesisht nga Kina.
Kina ka deri tani rezervat më të mëdha të tokës së rrallë në botë, e ndjekur nga Vietnami, Brazili dhe Rusia. Kina renditet gjithashtu e para në sistemimin dhe përpunimin e tokave të rralla.
Sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së, që nga janari 2022, Kina përbënte më shumë se 60 për qind të prodhimit total të tokës së rrallë, e ndjekur nga Shtetet e Bashkuara (16 për qind), Mianmari (nëntë për qind) dhe Australia (tetë për qind).
"Zbulimi është një lajm i mirë për Europën dhe për klimën", tha drejtori ekzekutiv i LKAB, Jan Moström. Kompania vlerëson se zbulimi është një nga më të mëdhenjtë e këtij lloji në Europë dhe mund të bëhet një shtyllë e rëndësishme ndërtimi për prodhimin neutral ndaj klimës në BE.
Gjeografja Julie Klinger është skeptike. "Sa herë që lajmërohen depozita të reja tokash të rralla, përdoren superlativa. Prandaj është e rëndësishme të shikohen nga afër të dhënat", tha për DW profesorja e gjeografisë në Universitetin e Delaware.
"Nëse shikoni titujt për depozitat e tokës së rrallë në Grenlandë, Korenë e Veriut, Afganistan, Turqi, në shtretërit e detit apo dhe në Hënë, ata gjithmonë pretendojnë se janë më të mëdhatë ose se janë një nga depozitat më të mëdha”, shtoi ajo. Zbulimi në Suedi duhet të kontrollohet dhe vlerësohet.
Procedurat komplekse të lejeve

Edhe Nabeel Mancheri, Sekretari i Përgjithshëm i Shoqatës Globale të Industrisë së Tokave të Rralla, një shoqatë jofitimprurëse e kompanive që punojnë me toka të rralla, është i kujdesshëm. "Nga pikëpamja ekonomike, këto nuk janë ende rezerva”, tha Mancheri për DW. "Duhet të bëhen edhe shumë shpime dhe testime. Nuk kemi ende informacion të plotë për cilësinë e xeheve."
Sipas gjeografes Klinger, mund të duhen nga dhjetë deri në 15 vjet që një minierë të bëhet funksionale. "Kjo nuk është vetëm për shkak të lejeve, megjithëse shpesh fajësohen për këtë. Është një arritje monumentale strukturore dhe teknike hapja e një miniere të re," shpjegon ajo.
Në BE ka pengesa të larta në rregullat për nxjerrjen dhe prodhimin e lëndëve të para të rëndësishme. Kompania suedeze e minierave LKAB tani po i bën thirrje BE-së që të përshpejtojë procesin e dhënies së lejeve në funksion të zbulimit të fundit të tokave të rralla.
"Nëse vërtet duam të promovojmë prodhimin miqësor ndaj klimës, duhet të gjejmë mënyra për ta përshpejtuar ndjeshëm këtë proces", shpjegoi drejtori i LKAB, Jan Moström, pas zbulimit të fundit.
I rëndësishëm edhe për lëndët djegëse fosile
Megjithatë, sipas sekretarit të shoqatës Mancheri, fillimi i përdorimit të një miniere është vetëm gjysma e betejës. "Duhet të ndërtoni edhe industrinë e përpunimit," thotë ai, duke iu referuar proceseve komplekse dhe shumë intensive të energjisë së izolimit dhe përpunimit të tokave të rralla.

Sipas ekspertëve, kjo është një pyetje kritike sepse tokat e rralla përdoren edhe në shumë industri ndotëse. "Megjithëse publiku ka theksuar gjithmonë rëndësinë e tokave të rralla për teknologjitë e gjelbra, lëndët e para janë gjithashtu të rëndësishme për rafineritë e naftës dhe aplikimet ushtarako-industriale”, thotë Klinger.
"Aktualisht nuk ka asnjë politikë në BE apo askund tjetër që mbron materialet dhe xehet nga përdorimi nga sektorë të tjerë më pak miqësorë ndaj klimës", sqaron Klinger. As kompania shtetërore suedeze LKAB, e as kompani të tjera të minierave nuk janë të detyruara t'ua shesin prodhimin e tyre kompanive në sektorin e energjisë së rinovueshme.
Klinger: "Kur kompanitë si LKAB kërkojnë që procesi i lejeve të përshpejtohet përballë ndryshimeve klimatike, duhet të ketë rregullore të BE-së që parandalojnë që prodhimi të shkojë në sektorë jo ekologjikë."/DW
Ka disa ditë që Gjermania debaton për dërgimin e tankeve l...
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu shkarkoi të dielë...
Një alarm për bombë në një avion të “Ryanair”, që ishte ni...
Të gjithë ata që provokojnë marrëdhëniet ndërshtetërore ap...
Gjatë luftës së Bosnjës, qyteti i Gorazhdës u rrethua dhe ...
Britania thotë se duhet një marrëveshje ndërkombëtare ...
Ligjvënësi amerikan George Santos vazhdon të shmangë p...
Byroja Federale e Hetimeve, FBI, ka gjetur dokumente t...
Një hetim i Observer, zbulon se dhjetëra fëmijë azilkë...
Dhjetë persona u vranë gjatë një sulmi me armë zjarri ...
18 vjet pas fundit të Luftës së Dytë Botërore të dyja vend...
E pranoj, e kam ndryshuar mendimin. Për një kohë të gj...
Grupi privat ushtarak rus “Wagner” do të dërgojë trupa...
Pa kaluar një muaj që kur Kroacia u bashkua me eurozonën d...
Mundësia e një rikthimi të madh të COVID-19 në Kinë gja...
Në fillim të javës, presidenti bullgar, Rumen Radev kishte...
Ambasadori i Kievit në Londër, Vadym Prystaiko, tha se eki...
Mosdhënia e detajeve nga takimet e ndërmjetësuesve perëndi...
Para 24 shkurtit, Said Ismagilov ia dedikonte shërbimin e ...
Ministri i Arsimit i Zelandës së Re do të bëhet kryeminist...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...